BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Kultura

Lagështira “përpin” Pallatin e Brigadave, pas restaurimit premtohet hapja për publikun

Lagështira “përpin” Pallatin e Brigadave, pas restaurimit
Pallati i Brigadave, ndërtesa historike që u projektua nga dy arkitektë mjaft të njohur italianë sot përballet me një gjendje të rënduar. Për degradimin e Pallatit të Brigadave konferenca "E shkuara, e tashmja dhe e ardhmja e një trashëgimie” kishte qëllim të prezantonte rezultatet e një hulumtimi shkencor të kryer kohët e fundit në diagnostikimin dhe analizën e kësaj trashëgimie unike në vendin tonë. Në konferencë merrnin pjesë profesorë dhe kërkues shkencorë nga universitete të Italisë dhe Shqipërisë, si dhe të “Centro Nazionale della Ricerca” (Qendrës Kombëtare të Kërkimit). Pas një prezantimi mbi të dhënat historike dhe arkitektonike të Pallatit, subjekt i konferencës ishin ndërhyrjet në pallat mbi restaurimin dhe ruajtjen që do të duhet të kryhet sa më shpejt të jetë e mundur. Aparaturat e avancuara teknologjike të përdorura për herë të parë në Shqipëri gjatë këtij hulumtimi të rëndësishëm shkencor për statusin fizik të monumentit treguan për pjesë të degraduara të Pallatit të cilët nuk kanë rezistuar ndaj viteve dhe kushteve të motit. Faza e parë e ndërhyrjeve përfshin izolimin e degradimit nga lagështira dhe ndërhyrjet në rrjetin e amortizuar elektrik. Këto ndërhyrje kapin shifrën e 500 mijë eurove dhe pritet të jepen nga Fondi i Zhvillimit Amerikan. “Ndërhyrja më e rëndësishme ka qenë në vitin 1989 me një projekt nga Instituti i Projektimeve drejtuar nga Klement Kolaneci, dhe që nga ajo kohë janë bërë vetëm ndërhyrje sporadike për të eliminuar dëmtimet që kanë ndodhur në tarracë dhe muret kryesore, por gjithmonë shumë pjesore, të vogla. Nga ky diagnostikim doli gjithë gjendja e Pallatit të Brigadave, që kërkon patjetër ndërhyrje për të eliminuar dëmtimet e mëtejshme. Gjithë ndërhyrja emergjente ka vlerën rreth 500 mijë euro. Idetë janë nga më të ndryshmet dhe ne në konkursin që do të zhvillojmë do mbledhim ide dhe plane zhvillimi. Ende nuk është përcaktuar data kur do të zhvillohet konkursi, por shpejt. Në nëntor pritet të nisë përmirësimi i strukturës, pra projekti i ndërhyrjeve për të eliminuar dëmtimet”, u shpreh mes të tjerave Arta Dollani, drejtore e IMK. Ndërkaq që Ministria e Kulturës kërkon të hapë dyert e këtij pallati, në të cilin nuk është kryer asnjë lloj restaurimi që prej viteve. Ndaj, më parë kërkohet një diagnostikim i detajuar për të kryer restaurimet e nevojshme. “Do ta hapim në mënyrë që të mos jetë thjesht një shfaqje, por një qendër funksionale arti, kulture, turizmi, aktiviteti social dhe ekonomik. E gjitha kjo duhet të bëhet në bazën e një studimi. Kemi një vit që punojmë për të arritur në fazën e parë, tani hymë në të dytën për përgatitjen e konkursit ndërkombëtar për projekte zhvillimore për jetësimin e Pallatit të Brigadave. Natyrisht që kjo do kohën e vetë, sepse bëhet fjalë për një pallat gjigand”, pohoi ministrja Mirela Kumbaro.
 
Pallati i Brigadave, veç lagështirës rrezik dhe zjarri
 
 Arkitekti Artan Shkreli u shpreh se problemet më të mëdha janë me filtrimin e ujit, izolimin, elektricitetin, restaurimi i të cilave kërkon shumë para. “E para gjë që duhet bërë në Pallat, duhet shmangur lagështira sepse degradimi i tij ka ardhur si rezultat i lagështirës. Pastaj është edhe sistemi elektrik, i cili është në një rrezik eminent zjarri. Këto të dyja, bashkë me qëndrueshmërinë statike të objektit përbëjnë tre pikat kryesore ku është përqendruar ky diagnostikim”, u shpreh Shkreli, arkitekt.  Drejtuesi i Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit,Michael Granoff, në fjalën e tij foli për restaurimin duke pohuar se dimrin e ardhshëm ai mund të përfundojë. “Një ndërtesë si kjo duhet të kthehet në një mekanizëm të gjallë që njerëzit duhet ta shohin. Trashëgimia kulturore është pjesë e zhvillimit ekonomik të një vendi. Restaurimi i Pallatit të Brigadave nuk përfshin vetëm fasadën e tij. Restaurimi i pallatit besojmë që do të përfundojë dimrin e ardhshëm. Ka shumë punë, ndaj nuk kemi kohë për të humbur”, pohoi Granoff. Etapa e parë që ishte studimi i gjendjes fizike e Pallatit të Brigadave tashmë ka përfunduar dhe shumë shpejt do të nisë faza e dytë që është shpallja e një konkursi ndërkombëtar ku do të paraqiten projektet për rijetëzimin e tij. Ishin vitet 1930-1940, kur në këtë hapësirë të kryeqytetit u projektua ndërtimi i kësaj vile mbretërore për monarkun Ahmet Zogu, nga arkitekti i njohur italian Gulio Berte dhe u kompletua me të gjitha detajet e kërkuara mbretërore  më 1941 nga Gerardo Bosio, një emër i rëndësishëm në arkitekturën botërore. Nga Julia Vrapi
 

Më të lexuarat