BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

Lida Miraj: Projekti i “Europa Nostra”, ja si do të pastrohet arena e amfiteatrit të Durrësit nga ndërtimet abuzive

Lida Miraj: Projekti i “Europa Nostra”,  ja si do të pastrohet
Ndërtimet abuzive duke dëmtuar trashëgiminë kulturore, monumentet e kulturës, nuk kanë qenë të pakta gjatë këtyre viteve. Kur flitet për amfiteatrin e Durrësit, një prej monumenteve më të njohur të kulturës, ato janë jo pak problematike për specialistët e fushës së trashëgimisë. Edhe pse vendimi i qeverisë është për kompensimin e dy banesave që janë të ndërtuara mbi arenë, gjë që do ti hapi rrugën gërmimeve arkeologjike në sipërfaqen e arenës, specialistët e trashëgimisë pohojnë se janë dhe të tjera ndërtime abuzive për të cilat duhet menduar nga institucionet. Arkitektja dhe arkeologia e njohur prof.assoc.dr. Lida Miraj, njëkohësisht dhe anëtare e këshillit të “Europa Nostra” flet mbi projektin që është propozuar mbi amfiteatrin e Durrësit. Miraj, njëkohësisht dhe kryetare e Shoqatës Shqiptare e Studimeve Bizantine, vjen në këtë intervistë me problemet që kanë sot monumentet e kulturës dhe flet mbi rëndësinë e projektit që pritet të zbatohet në amfiteatrin e Durrësit. Arkitektja dhe arkeologia, shprehet gjithashtu dhe mbi ligjin e trashëgimisë kulturore, që sipas saj duhet të ketë një vëmendje nga Ministria e Kulturës mbi problemet që ka sjellë ky ligj.
 
Si anëtare e këshillit të “Europa Nostra” ishit pjesëmarrëse në mbledhjen e radhës që u zhvillua para disa kohësh. Ku ishte fokusi kësaj here, dhe vëmendja që pati amfiteatri i Durrësit?
 
Çdo vit bëhet mbledhje e këshillit të “Europa Nostra”, dhe kjo ishte dhe mbledhja e radhës, që u diskutuan të gjithë problemet e trashëgimisë kulturore të Europës, u diskutuan probleme të kongreseve që mbahen në maj apo qershor. Vjet ishte në Athinë dhe këtë vit u bë në Vjenë, vitin që vjen do të jetë në një nga vendet e Europës së Veriut, pra diskutimi është çfarë është bërë dhe çfarë do të bëhet. Natyrisht që diskutohet për çmimet ose për projektet që ka “Europa Nostra”. Një nga këto projekte është dhe Shtatë Monumentet më të Rrezikuara në Europë, ku vitin e kaluar, amfiteatri i Durrësit ishte në këtë listë. Aty u raportua, që këtë vit është marrë një vendim i qeverisë shqiptare, për kompensimin e dy banesave që janë të ndërtuara mbi arenë, gjë që do ti hapi rrugën gërmimeve arkeologjike në sipërfaqen e arenës.Natyrisht që rrotull amfiteatrit ka ndërtime që janë që në fillim të shekullit të 20, por ka dhe shumë ndërtime abuzive mbi shkallaren e amfiteatrit që duhet të prishen, si dhe do të shihet se si mund të bëhet restaurimi i atyre ekzistueseve, që janë në fillim të shekullit të njëzet. Jo të gjithë ndërtimet duhet të hiqen, por këto që janë abuzive që janë bërë këto 24 vitet e fundit. Ka shumë amfiteatro të tjerë mbi shkallaret e të cilëve janë ndërtuar banesa dhe bëjnë pjesë në historinë  e amfiteatrit pas braktisjes së amfiteatrove. Kështu që një nga shembujt më të bukur kemi amfiteatrin e Lukës në Itali, mbi shkallaren e të cilit janë ndërtuar banesa të periudhës së rilindjes. Kështu që, një pjesë e këtyre banesave që janë ndërtuar mbi shkallaret e amfiteatrit mund të shërbejnë në Durrës si pika suveniresh. Projekti që u paraqit nga ekspertët e “Europa Nostra”, parashikon jo vetëm amfiteatrin, por dhe futjen në këtë kompleks  të ekspozimit të mureve rrethuese bizantine, mureve rrethuese otomane dhe natyrisht përdorimin e disa prej këtyre banesave, që e gjithë zona të ketë një rigjallërim. Shpresojmë që me mbështetjen e Këshillit të Ministrave të fillojnë punimet me radhë. Në fillim do të fillohet me shpërnguljen e banesave mbi arenë, pastaj do të shihet se çdo të bëhet me ndërtimet abuzive dhe do të fillojnë punimet e gërmimeve arkeologjike. Me radhë krahas gërmimeve arkeologjike do të ketë projekte restaurimi, projekte të rregullimit të zonës, rregullim të mureve rrethuese, etj. “Europa Nostra” ideon projektet dhe ato i fillojmë ne, dhe me marrjen e vendimit për shpronësimin e banesave quhet fillim i projektit. Kudo në Shqipëri në këto 24 vite u ndërtua abuzivisht dhe patjetër që u prek dhe amfiteatri i Durrësit.
 
Amfiteatri i Durrësit, më i madhi dhe më i rëndësishmi, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Ballkan, në një kohë kur gjatë këtyre dy dekadave të fundit u përball me probleme, si ka qenë vëmendja më herët ndaj këtij monumenti kulture, për të cilin ju keni bërë dhe studime?
 
Amfiteatri i Durrësit është zbuluar rastësisht në vitet ’60 dhe janë bërë gërmimet, ka qenë i gjithi i mbuluar dhe nuk ka pasur asnjë fragment të dukshëm. Gërmimet janë bërë gradualisht. Unë kam bërë gërmime nga 1983-2000, para meje ka qenë Vangjel Toçi, që bëri gërmime. Ka pasur ekipe restauratorësh dhe në ato vite punohej në kompleks, arkeologët dhe restauratorët bashkë gjatë gërmimeve për çdo problem të mundshëm. Po në këtë mënyrë është vazhduar. Ka pasur gërmime dhe gjatë këtyre viteve në amfiteatër, dhe janë bërë në bashkëpunim me një ekip italianësh. Nuk jam e informuar për formacionin e ekipit dhe rezultatet, por një pjesë e gërmimeve shihen kur kalon, janë në pjesën jug-perëndimore të monumentit.
 
Si ka qenë sipas jush deri tani roli i Ministrisë së Kulturës në amfiteatrin e Durrësit?
 
Nuk jam shumë e informuar, ndaj nuk mund të flas për këtë. Mund të ketë bërë, por unë nuk e di.
 
Gjatë kësaj kohe ka pasur specialistë të fushës së trashëgimisë që janë shprehur se në sektorë të ndryshëm të institucioneve shtetërore ka dhe mungesa të specialistëve të monumenteve të kulturës. Çfarë mund të na thoni për këtë?
 
Unë nuk  e di përbërjen e strukturave shtetërore, por për mua është e domosdoshme që çdo strukturë shtetërore në fushën e trashëgimisë kulturore të ketë specialistët e duhur. Unë nuk e di nëse ka apo jo mungesë specialistësh, por nëse nuk ka është keq për trashëgiminë kulturore. Gjithmonë e kam thënë dhe e theksoj, që Instituti i Arkeologjisë dhe Instituti i Monumenteve të Kulturës duhet të jenë të dy degë pranë Ministrisë së Kulturës. Nuk ka sens, që Instituti i Arkeologjisë është pranë MAS dhe përpara ka qenë pranë Akademisë së Shkencave, një problem që e kam ngritur dhe në atë kohë, dhe Instituti i Monumenteve të Kulturës është pranë Ministrisë së Kulturës. Duhet që të jenë të dy sektorët brenda një ministrie, por kjo ndarje ka qenë historikisht kështu, jo vetëm tani. Ka ardhur koha që të luftohet, që Instituti i Arkeologjisë dhe IMK të jenë bashkë.
 
Duke qenë se Instituti i Arkeologjisë dhe Instituti i Monumenteve të Kulturës nuk janë në një ministri, si ndikon kjo në fushën e trashëgimisë kulturore?
 
Ne mund të kopjojmë vende të tjera, që kanë një trashëgimi të pasur arkeologjike, dhe ato i kanë nën një çadër, i kanë në bashkëpunim. Ne dhe më përpara i kemi pasur të ndarë Institutin e Arkeologjisë dhe IMK, por kemi pasur bashkëpunim. Unë nuk punoj aty dhe nuk e di se sa i frytshëm është sot bashkëpunimi mes tyre duke qenë të ndarë. Edhe nëse mund të kenë bashkëpunim mes tyre, Instituti i Arkeologjisë dhe Instituti i Monumenteve të Kulturës është mirë që të jenë nën një drejtim. Të jenë dy drejtori të trashëgimisë kulturore në Ministrinë e Kulturës, edhe shtete të tjera me trashëgimi kulturore të ngjashme kanë Ministrinë e Kulturës, kanë drejtorinë e trashëgimisë kulturore që normalisht ka drejtor një autoritet të fushës dhe në këtë drejtori varen Instituti i Arkeologjisë dhe Institutet e Restaurimit, që ne i quajmë Drejtori Rajonale të Kulturës Kombëtare, por janë drejtori të zonave të veçanta që kanë trashëgimi kulturore.
 
Si specialiste e njohur në fushën e trashëgimisë kulturore, çfarë mund të na thoni mbi ruajtjen e kësaj trashëgimie. Ju, si e keni parë deri tani?
 
Nuk e di, sepse ruajtja, konservimi apo dhe restaurimi varet dhe me fondet, por unë nuk jam e informuar se si po bëhet. Por di të them, që ndërhyrjet restauruese në amfiteatrin e Durrësit, që janë bërë para disa viteve janë skandaloze, ashtu siç janë skandaloze dhe ndërhyrjet të quajtura restauruese në muret rrethuese bizantine. Në një monument kulture është më mirë kur nuk vë dorë, se sa kur vë dorë në mënyrë të gabuar. Unë se di kush i ka bërë këto ndërhyrje, por me pak njohur e kupton se të tilla ndërhyrje nuk janë bërë nga specialistët. Unë sa herë që shkoj në amfiteatrin e Durrësit, edhe kur jam me studentët nuk mund të rri pa u thënë: shikoni sa keq është bërë ky restaurim, që prish. William Morris është dhe themeluesi i shoqatës Anti Scrap, që ishte kundër restaurimeve të monumenteve, sepse restaurimi në Angli ishte i lidhur me rikonstruksion. Unë shikoj edhe sot shumë nga ata që pretendojnë që janë specialistë, nuk e dinë çdo të thotë restaurim dhe rikonstruksion. Morris thotë: ne nuk jemi pronarë të monumenteve, por i trashëgojmë nga brezat për t’ia trashëguar brezave që do të vijnë. Ndaj çdo ndërhyrje në monument duhet bërë me shumë kujdes. Por dhe nëse flasim për fondet në trashëgiminë kulturore, unë se di se sa janë, por mirë është që të ketë sa më shumë për problemet që janë sot.  
 
Folët për probleme në monumentet e kulturës, çfarë kërkoni nga Ministria e Kulturës, e cila prej kohësh ka pohuar se po punohet për rishikimin e ligjit të trashëgimisë kulturore?
 
 Ligji për trashëgiminë kulturore, që u plotësua vitet e fundit ishte skandaloz, dhe unë uroj që Ministria e Kulturës të punojë seriozisht me këtë ligj për ta bërë atë më funksional në trashëgiminë kulturore.
 
Intervistoi: Julia Vrapi