BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Kultura

Ministria e Kulturës pranon degradimin e Teatrit Kombëtar: Ndërhyrja, jo para Korrikut të 2015

Ministria e Kulturës pranon degradimin e Teatrit Kombëtar:
Ministria e Kulturës pranon se Teatri Kombëtar është një godinë që ka shumë probleme në infrastrukturë, por ndërhyrje në godinë nuk mund të ketë para gjysmës së dytë të vitit 2015. Vetëm një ditë më parë ishte vetë drejtori i Teatrit Kombëtar Hervin Çuli, i cili ndërsa prezantoi detaje nga kalendari artistik të institucionit që ai drejton, theksoi se godina e teatrit është në emergjencë. Sipas tij, për problemet që paraqet godina e Teatrit Kombëtar që daton si ndërtim nga viti 1939, herë pas herë i ka dërguar letra dhe Ministrisë së Kulturës. Por drejtori i Teatrit Kombëtar,  ndërsa shpresonte në një ndërhyrje të plotë në godinë, sipas tij më mirë do të ishte ndërtimi i një teatri të ri kombëtar. Por në një kohë kur ndërtimi i një teatrit të ri kombëtar do ti kushtonte buxhetit të shtetit me miliona euro, duket se Ministria e Kulturës pranon më mirë të bëjë një investim në rregullimin e infrastrukturës së tij. Pranë Ministrisë së Kulturës bëjnë të ditur se ata e njohin mirë gjendjen problematike që parqet institucioni teatror më i madh në vend, por asnjë ndërhyrje në infrastrukturë nuk mund të jetë para gjysmës së dytë të 2015. Vetëm atë kohë pritet që të jepen dhe fondet për rregullime në godinën, që ka angazhuar dhe specialistë të Instituti të Monumenteve të Kulturës për të vlerësuar gjendjen. Milena Selimi, Këshilltare për Median dhe Komunikimin në Ministrinë e Kulturës thekson se dikasteri ministror duke pasur në vëmendje problematikën që paraqet teatri, është çelur si fillim një fond që shkon vetëm për hartimin e projektit. “Ministria e Kulturës ka çelur një fond prej 3 milionë lekësh të reja që janë për hartimin e projektit për të cilin po punojnë edhe specialistët e Institutit të Monumenteve të Kulturës. Pas njohjes së gjendjes së teatrit, vlerësimit që do ti bëhet godinës së teatrit nga specialistët, pritet që gjysmën e dytë të vitit 2015 të ketë një investim për teatrin që do të shkojë për rikonstruksionin e tij. Teatri Kombëtar ka shumë probleme, ka probleme me çatinë, pjesa e skenës po ashtu ka probleme, etj, por vetëm pas një studimi të plotë nga specialistët dhe hartimin e projektit 6 muajt e parë të 2015, në 6 muajt e dytë  të 2015 pritet të ketë ndërhyrje në infrastrukturë”, u shpreh Selimi. 
 
Mungesa e investimeve në infrastrukturë  
 
Godina e Teatrit Kombëtar që daton që më 1939 ka qenë shqetësim prej vitesh për artistët, që kanë punuar apo vijojnë të punojnë në këtë institucion. Deri më tani përveçse disa rregullimeve të vogla, në këtë godinë nuk ka pasur një ndërhyrje të plotë sa i takon infrastrukturës që sot lë për të dëshiruar. Edhe më herët nga ish drejtues të Teatrit Kombëtar ka pasur kërkesë pranë dikasterit ministror për investime në infrastrukturë, por kur flitet për buxhete të konsiderueshme kjo kërkesë nuk është marrë asnjëherë parasysh nga ish Ministria e Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sportit. I vetmi fond ndër vite ka qenë ai prej 3.8 milionë lekësh të reja, që shkoi vetëm për disa rregullime në mjediset ku bënin prova aktorët. Ndërkaq që vetëm në vitin 1977 thuhet se është bërë një rikonstruksion i plotë i godinës, dhe më pas kanë qenë të pakta vëmendjet për godinën në të cilën sot ndodhte Teatri Kombëtar. Por edhe pse Ministria e Kulturës premton se vetëm në 6 mujorin e dytë të 2015 do të mund të ketë investime në infrastrukturë, drejtori Hervin Çuli pohoi më herët se rikonstruksioni vetëm mund të zgjaste disa vite më shumë godinën e TK, duke theksuar se Shqipëria kërkon një teatër të ri kombëtar. Ndërkaq edhe pse godina e Teatrit Kombëtar është në emergjencë, shfaqjet teatrore vijojnë normalisht në teatër madje dhe me publik që nga fillimi i sezonit deri tani ka arritur në 10 mijë vetë. Por ndërsa TK ka prezantuar një kalendar me shfaqje që shkojnë deri në qershor të 2015, aktorët duhet të rrinë në pritje për rregullimin e godinës ku ata punojnë, pasi ndërtimi i një teatri të ri ende nuk është pohuar nga Ministria e Kulturës. Nga Julia Vrapi
 

Më të lexuarat