BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

Miratohen kriteret shkencore për Festivalin Folklorik të Gjirokastrës, javën e ardhshme mblidhen 12 qarqet

Miratohen kriteret shkencore për Festivalin Folklorik të
Këshilli Shkencor i Institutit të Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit i Qendrës së Studimeve Albanologjike u mblodh dhe diskutoi për përgjegjësitë e veta lidhur me Festivalin Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës, 2015. Drejtoresha e Përgjithshme e Planifikimit Strategjik për Trashëgiminë dhe Diversitetin Kulturor, znj. Zhulieta Sina Harasani, pohon se puna e parë ishte përcaktimi i kritereve shkencore për Festivalin Folklorik, Gjirokastër, 2015. “Kriteret shkencore të qarta, të koncentruara dhe të kuptueshme janë të nevojshme për të siguruar sjelljen e vlerave autentike etnofolklorike në këtë veprimtari me përmasa të mëdha dhe rëndësi të veçantë, sa i përket ruajtjes dhe afirmimit të trashëgimisë sonë kulturore.
 
Zbatimi i tyre nga të gjitha instancat përgjegjëse, sipas detyrave, do të mundësojë realizimin sa më mirë të qëllimit të organizimit të Festivalit Folklorik Kombëtar, Gjirokastër, 4 - 9  prill të  2015”, pohon Harasani. Do të marrin pjesë që të 12 qarqet e Shqipërisë, nëpërmjet 12 grupeve përfaqësuese, gjithashtu edhe Ministria e Kulturës së Kosovës është jo vetëm bashkëpunëtore në aktivitet, por edhe ajo ka përfaqësinë e saj, ashtu sikurse edhe Maqedonia, Mali i Zi, diaspora, folklori çam, do të zgjerojnë hapësirat gjeografike të folkut shqiptar. Me shpalljen e kritereve shkencore, drejtoresha Zhulieta Sina Harasani bën të ditur se ditën e martë në ministri do të ketë një takim me përfaqësues të 12 qarqeve mbi zbatimin e kritereve që duhet të jenë në vëmendje për materialet e festivalit. “Të martën do të jetë një takim me përfaqësues të 12 qarqeve mbi kriteret shkencore të festivalit, se si do të punohet për të ndjekur grupet folklorike. Shqetësim mbeten kostumet popullore, por po punohet në këtë drejtim”, pohon Harasani drejtoresha e trashëgimisë në Ministrinë e Kulturës.
 
Kriteret shkencore të festivalit
 
Festivali Folklorik Kombëtar konsiderohet skena më e madhe dhe duhet të paraqiten krijimet folklorike dhe veshjet e të gjitha krahinave. Nuk pranohen krijime në të cilat janë bërë ndërhyrje dhe përpunime jashtë natyrës së melosit popullor tradicional. I njëjti qëndrim mospranues do të mbahet edhe për tekstet e këngëve. Të mënjanohen sa më shumë elementet spektakolare, teatralë e skenikë që i denatyrojnë  vlerat autentike. Të shmangen krijimet e koreografëve, të cilat krijojnë konfuzion në përcaktimin e motiveve të valleve. Të shmangen elementet e marrë nga grupet artistike të gatshme që aktivizohen nëpër qytete dhe pretendojnë pa parakushtet e duhura se janë përfaqësues të folklorit. Të tregohet vëmendje për paraqitjen e disa gjinive folklorike si për këngët e kreshnikëve, baladat, këngët e epikës historike etj. Nxiten të sillen edhe këngët, vargjet, lodrat e ndryshme popullore që luajnë të rinjtë apo fëmijët me shtregulla apo rreth zjarreve rituale, imitimet e zogjve dhe kafshëve, ndjellja e bagëtive, e bletëve etj. Të bëhet kujdes duke  shmangur plotësisht përdorimin e sandaleve moderne (për gratë) apo këpucëve atlete (për burrat). Nga Julia Vrapi
 

Më të lexuarat