BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

Nestor Kraja: Krijuesit po zhduken, ja zgjidhja për financimin e projekteve me vlera në muzikë

Nestor Kraja: Krijuesit po zhduken, ja zgjidhja për financimin e projekteve

Kompozitori Nestor Kraja pohon se Ministria e Kulturës financon vetëm festivale duke mos pasur në vëmendje ansamblet muzikore. Në intervistën për “SOT” prof. asc. Nestor Kraja, pedagog i Kompozicionit dhe Historisë së Muzikës në Universitetin e Arteve Tiranë flet për një sërë problemesh, që sipas tij kanë të bëjnë dhe me politikat e munguara nga Ministria e Kulturës. Sipas tij, festivalomania ka shpërthyer në të gjitha aspektet, dhe sugjeron që nga ministria mund të financohen ansamblet muzikore duke i sjellë më shumë ndihmë krijuesve dhe krijimtarisë së re muzikore. Kompozitori tregon se realiteti sot në vendin tonë është kaq i dhunshëm për krijuesit saqë po e mbyt krijimtarinë. Ai shprehet se i vjen keq më shumë për brezin e ri, që nuk shohin asnjë lloj aspirate në punën e tyre si krijues të mirëfilltë.

 

-Koncerti në Tiranë “Poetika Muzikore” përfundoi me vlerësimin e publikut. Në fund çfarë morët?

E rëndësishme është, që publiku e ka pëlqyer koncertin. Mendoj se kishte vepra të mira, si ajo për piano që luajti Merita Rexha, vepër piano që luajti Etrita Ibrahimi, sonata për violinë që luajti Lorenc Radovani me rudina Cikon, apo dhe një vepër vokale “Muri i Berlinit”, që u interpretua në koncert, etj. Por dhe vepra që luajti Fatos Qerimaj pati goxha impakt dhe është pëlqyer nga profesionistët, por dhe publiku. Unë kam marrë mjaft mesazhe dhe nga njerëz të mençur si Eno Koço, që më çoi një kritikë të vogël shumë profesionale dhe vlerësoi profesionalizmin, që përmbante koncerti. Pas koncertit ndjehem i kënaqur, por në një kuptim artistik bosh, duke menduar se çfarë do bëj më tej. Unë duhet të akumuloj mendimin dhe të shprehem ndoshta dhe në gjini e forma të tjera. Ndoshta forma të mëdha të muzikës së dhomës apo orkestrale, simfonike. Kjo do ti përkasë së ardhmes, dhe është vokacioni dhe dëshira për të qenë në tregun e krijimtarisë muzikore shqiptare. Kjo sepse në një lloj mënyre marr një optimizëm nga ky koncept, i cili më shtyn përpara për të shkruar.

 

-Përmendët për të qenë në tregun e krijimtarisë muzikore shqiptare. Për ju si krijues, si është ky treg sot?

Tregu i muzikës profesioniste shqiptare është shumë i vështirë, ne ndjejmë një përthyerje të rëndësishme midis publikut dhe muzikës së re që krijohet sot. Asaj muzike që ka përbrenda një teknologji të avancuar, që ka rezonancë me teknologjitë bashkëkohore që ndodhin në Europë, por që ka një nënvlerësim dhe menefregim qoftë nga instancat institucionale të vendit apo dhe nga publiku. Edhe publiku do detyrimisht një edukim sistematik për t’u afruar me muzikën bashkëkohore. Unë di që në Gjermani kanë projekte për afrimin e muzikës bashkëkohore me shkollat në niveleve 9 vjeçare apo të mesme, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të krijohet një treg që mund ta kuptojë muzikën bashkëkohore, mund ta pëlqejë atë dhe sigurisht që kultivon dhe shijet e veta individuale. Nuk mund të thuash asnjëherë që një njeri, që dëgjon një muzikë të mirë qoftë dhe kontemporane dhe bashkëkohore mund të bëhet një njeri i keq. Ai sigurisht që mpreh shijet, shton kulturën e vet dhe në këtë mënyrë shoqëria ka përfitime të jashtëzakonshme. Përkrahja e kulturës është një detyrë imperative e vendit, që duhet të jetë në fokusin qendror të strategjisë kulturorë të instancave tona shtetërore.

-Të gjithë flasin për strategjinë, por për ju sa kanë bërë institucionet, Ministria e Kulturës?

Po e nis përgjigjen me një shembull që tregon një pikë shumë domethënëse për trajtimin e muzikantëve dhe të krijimtarisë në vendin tonë. “Albautor” është një instancë, që unë si kompozitor krijoj veprat muzikore, luhen në skenë dhe përmes kësaj agjencie marr disa të ardhura që janë vlera e autorësisë që ka vepra. Por aktualisht “Albautor” është në një krizë. Ligji për të drejtën e autorit është hedhur në gjyq nga shumë televizione të fuqishme në vend, që duhet të paguajnë shifra të konsiderueshme në vit, dhe ata nuk duan të paguajnë dhe e hedhin “Albautorin” në gjyq duke bërë zero të gjithë të ardhurat, që duhet të mbledhin kompozitorët, që dhe i përkasin. Por duke mbyllur këtë shteg jam i bindur që krijimtaria muzikore do të vdesë. Kjo sepse një krijues nuk mund të punojë në mënyrë permanente gjithë jetën e tij, me vite të tëra pa asnjë lloj të ardhure dhe ne këtu jemi në një shoqëri konsumi. Këto të ardhura janë të domosdoshme për të kaluar dhe përmirësuar jetën. Atëherë të gjithë kompozitorët e muzikës profesioniste shqiptare do të detyrohen të hidhen në tregun e muzikës së lehtë, në tregun e muzikës divertuese dhe atëherë eja të merremi të gjithë me këngë. Dhe Shqipëria nga një vend që ka pasur një kulturë të jashtëzakonshme përmes emrave të Feim Ibrahimit, Tonin Harapit, Nikolla Zoraqit, Çesk Zadesë, Kujtim Laro, etj, sot krijuesit po reduktohen kaq shumë saqë aktualisht jemi katandisur në një grup të vogël njerëzish që nuk kanë më atë forcë dhe trajtim shpirtëror dhe emocional nga realiteti. Realiteti sot në vendin tonë është kaq i dhunshëm për krijuesit saqë po e mbyt krijimtarinë. Mua nuk më vjen keq për brezin tim, por më shumë për të rinjtë që nuk shohin asnjë lloj aspirate në punën e tyre si krijues të mirëfilltë, sepse puna e krijuesit nuk është vetëm ulesh në piano dhe krijon një vepër. Nëse ne nuk studiojmë veprat më të mira të botës nuk mund të armatosemi me ato armë të mira teknologjike, që bota ka dhe që përpunon për të bërë vepra të mira dhe konkurse me kulturën botërore. Atëherë ne do të jemi në rrafshe folklorike dhe do të jemi të gjithë rapsodë popullorë dhe asgjë më shumë. Kjo është një dramë e madhe për ne, që vjen nga një instancë që lidhet me ligjin për të drejtën e autorit, që duhet të triumfojë, por ka mbetur pezull dhe është në gjyq dhe po vijon procesi në kurrizi të gjithë krijuesve shqiptarë. Një konflikt i madh, që ne nuk po e kuptojmë. Sigurisht që Ministria e Kulturës ka një rol të rëndësishëm. Unë nuk mund të përjashtoj përgjegjësinë e MK dhe të strategjisë kulturore të saj në gjithë trajtimin e muzikës dhe frymëzimin për të krijuar muzikë, që do të ishte e rëndësishme dhe konkurruese në tregun botëror. Por aktualisht ministria nuk ka dorë në këtë që unë fola, sepse ata kanë hedhur ligjin e ministrisë në gjyq, që penalizon dhe ekzistencën e “Albautor”. Por unë mendoj që dhe MK mund të korrigjojë disa forma apo mund të krijojë që do ta stimulonin krijimtarinë muzikore.

-Kush janë këto forma sipas jush për të stimuluar krijimtarinë muzikore shqiptare nga ministria?

Janë forma të larmishme, por e mendoj, dhe jam i bindur që ashtu siç kanë forma të ndryshme dhe vendet e tjera si Franca, Gjermania etj, duhet të aplikojmë dhe ne nga kjo praktikë për t’iu përshtatur vendit tonë. Po marr një shembull. Unë shikoj që projektet e Ministrisë së Kulturës mbështeten kryesisht në festivale. Në vendin tonë kjo është kthyer në terren festivali. Festivalomania ka shpërthyer në të gjitha aspektet, dhe unë sugjeroj dhe e kam biseduar dhe me njerëz në ministri që ajo mund të financojë ansamblet muzikore. Ansamblet janë bashkimi i 3, 4, 5 instrumentistëve që nëse nuk punojnë në mënyrë permanente sëbashku nuk mund të ngrenë nivelin artistik. Në botë ka me dhjetëra ansamble, që kanë jetë të gjatë dhe me përvojë të jashtëzakonshme. Unë sugjeroj që ministria në vend që të japë përshembull projekte për 40 festivale të japë 30, dhe për 10 festivale që i paguan mesatarisht nga 4 milionë lekë të vjetra mund ti japë 40 milionë letë të vjetra për këto ansamble. Ky anëtar i tij nëse merr dhe 10 mijë lekë të reja në muaj është i stimuluar të punojë, por këtë do ta bëjë gjithë vitin. Ministria mund ti sugjerojë të thotë që dua 10 koncerte për paratë që jap dhe në këtë mënyrë gati-gati krijohen vende pune për artistë të mirëfilltë apo nga të rinjtë. Ne kemi të rinjtë të talentuar që nuk dinë ku shkojnë, vende në institucione artistike nuk ka dhe ai ose do të ndërrojë zanat ose do të shkojë jashtë vendit. Por nëse ne do të kishim ansamble që do të kishin punuar një apo dy vjet mes tyre këto festivale që zhvillohen do të ngrinin dhe cilësinë artistike. Nga ana tjetër këto asamble do të porosisnin dhe kompozitorë për krijimtari muzikore të re, do të porosisnin krijuesit për të shkruara që do ta promovonin në këto 10 koncerte të detyrueshme që kishin për të ekzistuar si ansambël nga ministria.

-Ju përmendët projektet e ministrisë, por dhe këtë vit ka mungesë transparence sipas artistëve dhe kjo është shqetësuese. Çfarë sjell kjo sipas jush?

Mungesa e transparencës në Ministrinë e Kulturës jo vetëm për projektet është shprehje e korrupsionit. Mostransparenca është premisë për korrupsion. Unë nuk dua ta besoj që kjo është e vetëdijshme nga Ministria e Kulturës, por unë insistoj që këto projekte duhet të jepen në mënyrën më të hapur të mundshme. Por ministria jonë e Kulturës nuk stimulon krijuesit, nuk ka strategji dhe nuk ndihmon krijimtarinë muzikore.

Intervistoi: Julia Vrapi