BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Kultura

Panairi “Ulqini 2014”, një ditë me krijimtarinë e Ali Podrimjes

Panairi “Ulqini 2014”, një ditë me krijimtarinë e Ali
Panairi tradicional i librit “Ulqini 2014” ka nisur ditët në Ulqin, për të vazhduar deri më 24 gusht. Panairi i sivjetshëm realizon rikthimin në traditën e organizimit të kësaj veprimtarie që pritet me shumë interes nga pushuesit e shumtë që e kanë shumëfishuar numrin e banorëve të Ulqinit gjatë këtij sezoni. Veç librave nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia marrin pjesë botues edhe nga Mali i Zi e pakicat e tjera kombëtare të kësaj republike, duke shënuar numrin 50 botues në panair. Nën kujdesin e kryetarit të komunës së Ulqinit, Fatmir Gjeka, vazhdimi i traditës së festës së librit ka tërhequr vëmendjen e mjaft lexuesve dhe mjaft pushuesve që ndodhen në qytet.
 
Gjeka në fjalën e hapjes u shpreh se Ulqini këto ditë kremton festën e librit, duke shtuar se kjo është mënyra që Ulqini të bëhet destinacion i artit dhe kulturës. Të pranishmit i përshëndeti dhe parlamentarja Valentina Leskaj, ndihmësi i ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Qeverinë e Kosovës, Gani Elshani, dhe drejtoresha e Organizatës Turistike të Ulqinit, Zana Sarvan. Nata e parë, në ceremoninë e hapjes së Panairit të Librit “Ulqini 2014” e organizuar në formën e një spektakli dhe me përshëndetje të rastit, ishin të ftuar të veçantë deputetë e përfaqësues të Kuvendeve të të dy vendeve fqinje. Ndërkohë, dita e dytë e panairit, i është kushtuar poetit të ndjerë dhe Akademikut nga Kosova, Ali Podrimja me veprën e plotë të tij. Për jetën dhe krijimtarinë e tij kanë folur akademiku Ali Aliu, kritiku letrar dr. Basri Çapriqi dhe drejtoresha e Institutit të librit në Tiranë Irena Toçi.
 
Vargjet e veta për Podrimjen i lexoi poetja Rita Saliu, ndërsa aktori i Teatrit kombëtar të Malit të Zi, Slobodan Marunoviq, recitoi vargjet nga poema “Ali Binak” të Radovan Zogoviqit, të cilat Podrimja i shkruajti në shqip. Veprimtaria e cila ka ftuar dhe ka pasur të pranishëm mjaft poetë e shkrimtarë, personalitete të kulturës dhe artit, si dhe përfaqësues nga jeta politike e shoqërore si nga Shqipëria, ashtu edhe nga Kosova e Mali i Zi dhe ka prezantuar mbi 50 autorë nga këto vende, ka ekspozuar në shitje mbi 4 mijë tituj librash, prej të cilëve rreth 400 prej tyre janë libra të rinj. Lexuesve dhe pushuesve të ndodhur në panair, u janë paraqitur libra të gjinive e llojeve të ndryshme si, libra artistikë nga autorë shqiptarë e të huaj, tema nga historia e kultura, libra për fëmijë, fjalorë e metoda për mësimin e gjuhëve të huaja, katalogë e albume të ndryshme, etj. 
 

Më të lexuarat