BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Kultura

Pavijoni i Shqipërisë në edicionin e 56-të Bienales në Venecia, Ministria e Kulturës shpall thirrjen për projekt-propozime

Pavijoni i Shqipërisë në edicionin e 56-të Bienales në
Edicioni i 56-të i Ekspozitës Ndërkombëtare të Artit në Venecia, që zhvillohet në datat 9 maj - 22 nëntor 2015 dhe kurohet nga Okuwi Enwezor këtë herë do të mirëpresë dhe artistët shqiptarë. Në edicionin e 55, Shqipëria nuk arriti dot të ishte pjesë e saj, duke bërë që jo pak artistë nga Shqipëria të reagonin ndaj MTKRS për mospjesëmarrjen, por këtë vit politikat e Ministrisë së Kulturës e kanë në vëmendje këtë aktivitet. Bienalja cilësohet si një nga eventet më të mëdha të artit në botë, dhe këtë vit përgatitjet për përfaqësimin shqiptar kanë nisur që këto ditë të muajit gusht. Ministria e Kulturës ka shpallur thirrjen për projekt-propozime për pavijonin e Shqipërisë në Bienalen e Venecias dhe kjo thirrje do të qëndrojë e hapur deri më 30 shtator 2014. Thirrja e Ministrisë së Kulturës për përfaqësimin e Shqipërisë në këtë eveniment është për propozime kuratoriale paraqitur nga një, apo më tepër kuratorë dhe ku përfshihen një, apo më shumë artistë. Sipas ministrisë, kuratori ose kuratorët dhe artisti ose artistët, duhet të jenë bartës të një projekti të përbashkët që përfshin prodhimin e një ose më shumë veprave të reja posaçërisht për edicionin e 56-të të Ekspozitës Ndërkombëtare të Artit në Venecia. Projekt-propozimet e paraqitura do të shqyrtohen nga një juri e përbërë nga 4 (katër) ekspertë të fushës, vendas dhe të huaj, dhe 1 (një) përfaqësues institucional (Ministria e Kulturës). Projekti fitues do të shpallet më datë 20 tetor. Ministria e Kulturës bën të ditur se gjatë përzgjedhjes do të merren parasysh: karriera e kuratorit/kuratorëve dhe artistit/artistëve; kapaciteti i tyre për të ndërmarrë një ekspozitë ndërkombëtare; vlerat artistike të propozimit, ku një theks i veçantë to t’i vihet forcës konceptuale dhe evokative të propozimit. Por vlerësim do të ketë dhe përshtatshmëria në kuadrin e Bienales së Venecias; qëndrueshmëria financiare dhe logjistike në kontekstin e burimeve në dispozicion si dhe aftësia për të përfshirë partnerë të jashtëm financiarë dhe mediatikë.  Për profilin kurator, duhet të kenë njohuri të konsiderueshme mbi zhvillimet në fushën e krijimtarisë bashkëkohore në fushat e artit pamor në Shqipëri, duke përfshirë ato më të fundit, duhet të kenë një profil ndërkombëtar dhe të kenë përvojë në realizimin e projekteve të rëndësishme në fusha si hulumtim dhe publikim, ekspozita, etj. Kandidati ose kandidatët duhet të marrin përsipër të mbajnë lidhje me stafin përgjegjës në Ministrinë e Kulturës dhe stafin e Bienales së Venecias me qëllim përmbushjen e të gjitha kërkesave, koordinojnë të gjitha aspektet logjistike të realizimit të Pavijonit të Shqipërisë në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, ideojnë dhe menaxhojnë katalogun zyrtar të Pavionit të Shqipërisë, etj.
 
Bienalia e artit në Venecia
 
Edhe pse Shqipëria nuk pati pavijon zyrtar në edicionin e 55 të Bienales së Venecias dhe emri “Albania” më 2013 nuk figuroi në listën e vendeve pjesëmarrëse të këtij edicioni të bërë publike në faqen zyrtare të Bienales, tre artistë shqiptarë ishin pjesëmarrës. Kosova u përfaqësuar nga artisti Petrit Halilaj. Ndërkohë, dy artistë të njohur shqiptarë prezantuan dy shtete të ndryshme në këtë eveniment të rëndësishëm të artit pamor. Anri Sala prezantoi Francën, ndërsa Sislej Xhafa prezantoi Italinë. Puna e artistit Anri Sala në Venecia ishte e kuruar nga Christine Macel. Bienalja, që nga themelimi i saj në vitin 1895, ka qenë në avangardë në promovimin e trendeve të reja artistike dhe në organizimin e eventeve ndërkombëtare të artit bashkëkohor. Shqipëria ka marrë pjesë dy herë zyrtarisht në Bienale. Pjesëmarrja e parë zyrtare ishte në vitin 2007 me kuratore Bonnie Clearwater dhe artistët pjesëmarrës ishin Helidon Gjergji, Gent Gjokola, Alban Hajdinaj, Armando Lulaj dhe Heldi Pema. Hera e dytë ishte në edicionin e 54-të të kësaj bienaleje ku artistët shqiptarë patën sërish një kurator të huaj, italianin Rikardo Kaldura. Artistët që Kaldura zgjodhi për të përfaqësuar idenë që ai i dha ekspozitës “Geopathies” ishin Anila Rubiku, Orion Shima, Gentian Shkurti, Eltjon Valle dhe Driant Zeneli. Nga Julia Vrapi 
 

Më të lexuarat