BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

Pedagogët: Sokol Shupo merr rolin e ambulantit në shkollë, shet prodhimet e paligjshme gjatë orëve të leksioneve

Pedagogët: Sokol Shupo merr rolin e ambulantit në shkollë, shet
 
Vijon...
A e di Sokol Shupo se një nga kushte që i është vënë qeverisë shqiptare për t’u pranuar në BE është respektimi i të drejtës së autorit? E kupton ai se përbën rastin më flagrant dhe më të paimagjinueshëm që u jep argumente dashakeqësve dhe skeptikëve të çështjes shqiptare për ta cilësuar Shqipërinë si vend ‘off limits’ si hapësirë ku mbretëron piratizmi dhe banditizmi i vlerave intelektuale? Për më tepër, një pjesë e këtyre botimeve të paligjshme është realizuar «me ndihma bujare» nga institucione, persona fizikë e juridikë, fondacione, ente botuese shtetërore dhe ambasada të ndryshme. Ata pa e ditur kanë ndihmuar në një veprimtari absolutisht të paligjshme.
 
Duke parë se shtëpia botuese “imagjinare” e Shupos, pra ‘ASMUS’, është inekzistuese, do të ishte interesante të verifikohej se me ç’emër janë firmosur kërkesat për sponsorizim drejtuar ambasadave të ndryshme, administratës shqiptare, fondacioneve, etj, dhe se a është verifikuar ndonjëherë përfundimin e tyre? Për sa u përket shitjes së botimeve të paligjshme, kuptohet se fitimi ka përfunduar në xhepin e Shupos, i cili, tashmë në rolin e “ambulantit”, i shet prodhimet e paligjshme edhe gjatë orëve të leksioneve. Për shembull, ne mund të provojmë se Analiza muzikore (Bent & Drabkin), Shkrime të shquara dhe Teknika e orkestrës bashkëkohore (etj), janë shitur respektivisht 1500, 1000 dhe 2000 lekë (të reja), e kjo edhe pas denoncimit tonë [shiko: Letër e hapur, protokolluar në 22/05/2013, gazetat «Sot» dhe «Bulevard» 22/11/2013].
Ai nuk mund të mbrohet se këto gjëra i ka bërë nga padija, pasi ligji nuk pranon injorancë.
 
E drejta e autorit në Republikën e Shqipërisë disiplinohet nga Ligji Nr. 04/L-065 «Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta», ku saktësohet se me “Përdorimi personal” nënkupton «realizimin e një kopjeje të vetme, të një riprodhimi, përkthimi, përshtatjeje ose transformimi të veprës së një tjetri, vetëm për përdorim vetjak, për nevoja studimi ose për kënaqësi vetjake» [Neni 4/23]. Kuptohet se titujt e sipërpërmendur nuk hyjnë për këtë tipologji përdorimi pasi janë sponsorizuar, shumëfishuar dhe shitur dhe vazhdojnë të shiten në sasira të paverifikueshme nga organet kompetente.
 
Nuk hyjnë në këtë tipologji as edhe përkthimet që Sokol Shupo u ka detyruar studentëve. Është pranuar tashmë nga vetë ish dekani i FM-së [shiko: Mbledhje e grupit Muzikologji, 22/04/2013] se studentët- ndonëse planet mësimore nuk parashikojnë ndonjë lëndë që t’i detyrojë të merren me përkthime -janë shtrënguar përmes “detyrave të kursit” të përkthejnë vepra të autorëve të huaj e kjo pa ndjekur asnjë nga kriteret që parashikon ligji shqiptar mbi përkthimin, pale ai ndërkombëtar, mbi të drejtën e autorit.
Me arrogancën tipike që e karakterizon, ky individ imponon tjetërsimin përmes përkthimit dhe prodhimit të pronësisë intelektuale të tjetërkujt e, aq më keq, e vë edhe në treg. Do të mjaftonte një analizë e thjeshtë stilistike për të parë që në botimet e Shupos kanë duar edhe të tjerë (do të merremi edhe me këtë tip analize në shkrimet e ardhshme).
Shihet qartë, pra, se Shupo - në cilësinë e ‘Profesorit’ dhe të ‘Dekanit’ - nuk ka ngurruar të drejtojë edhe studentët në këtë rrugë të paligjshme. Nga ana tjetër, meqë këto gjëra kanë ndodhur gjatë “procesit mësimor”, ai kishte detyrimin ligjor, siç edhe i është këshilluar [shiko: Letër e hapur, 02/05/2013], të dorëzonte një kopje të origjinalit me të gjitha të dhënat e disponueshme të tij si dhe përkthimin në shqip me të dhënat e përkthyesit. Këto materiale duhet të kishin kaluar në pronësi të bibliotekës së UArt-it e jo të mbeteshin në duart e një individi si Sokol Shupo, i cili provohet si grabitësi më i madh i të drejtës së autorit në fushën e muzikës në mbarë hapësirën ku banojnë shqiptarët - por edhe në botë zor se mund të gjehen individë të tillë - aq më tepër në rolin e dekanit të FM, institucioni më i lartë dhe i vetëm i kësaj tipologjie në vendin tonë.
 
Ligji shqiptar mbi të drejtën e autorit [Neni 4/32]saktëson: «“Përkthim” është paraqitja e veprës së shkruar ose gojore në një gjuhë tjetër nga origjinali». Por Shupo është detyruar të pohojë [shiko: Mbledhje e grupit të Muzikologjisë datë 22/04/2013] se ka përkthyer dhe përkthime të përkthimeve, kështu ai ka prekur edhe të drejta të tjera (botuesish dhe përkthyesish në gjuhë të ndryshme) që nuk janë parashikuar nga ligji shqiptar në fuqi, e këtu mbetet të hyjë në veprim çfarë parashikon e drejta ndërkombëtare në këtë pikë.
 
Paligjshmëria e tij kronike e mpleksur me mitomaninë e tij për t’u shfaqur edhe si botues, ka prodhuar këtë situatë absurde e të paimagjinueshme ku kuturiset sot Shupo. Edhe pse kanë kaluar 19 muaj që kur ia kemi evidentuar këto fakte me vlerë penale, ai nuk ka ndërmarrë as edhe një përçapje për korrigjuar sipas ligjit piraterinë e tij banditeske. Ligji detyron në mënyrë shumë të qartë:«Me kontratë botimi autori ia kalon të drejtën botuesit për të riprodhuar veprën e tij me anë të shtypshkrimit dhe të drejtën për shpërndarje të ekzemplarëve të veprës, ndërkaq botuesi merr për detyrim të bëjë riprodhimin dhe shpërndarjen e veprës si dhe për këtë t’i paguajë autorit kompensim», e në pikën 3 saktëson: «Me kontratë për botim botuesi mund të autorizohet edhe për përkthim të veprës në një gjuhë tjetër, si dhe për riprodhim dhe shpërndarje të saj» [Kreu VII, Kontrata e veçanta për të drejtën e autorit, Neni 88, Objekti i kontratës së botimit, 3].
 
Nga ana tjetër, botimet e Shupos - nga këndvështrimi i Analizës filologjike dhe Kritikës tekstuale, degë kjo e Muzikologjisë Historike, ku hyjnë kriteret për botimet kritike, monumentet muzikore dhe opera omnia, - janë absolutisht të papranueshme pasi mungojnë ose nuk janë evidentuar në to (i) titujt origjinalë, (ii) Copyright-et, (iii) identifikimet e burimeve se nga janë marrë shkrimet, (iv) ISBN-të e botimeve origjinale, (v) ISBN-të e botimeve në shqip, (vii) referimet kontratuale dhe hapësirat gjeografike ku shtrihen kontratat, (viii) të dhënat identifikuese të Shtëpisë Botuese Shqiptare, (ix) tipografia ku është realizuar shtypja e librave (x) tiratura, etj, etj.
Gjithsesi: mund të mungojë gjithçka në botimet e paligjshme të Shupos - këtu përfshirë edhe profesionaliteti -, por jo Copyright-i:«© ASMUS: “Të gjitha ribotimet apo riprodhimet e pjesshme të këtij Libri janë të ndaluara» (???!!!)
 
Domethënë ky individ, aty ku i intereson, e ditka që ligji i të drejtës së autorit tutelon edhe të drejtat e përkthyesit [shiko: Neni 8, Veprat e prejardhura], e kështu merr kurajo të vërë parandalime kërcënuese. Sipas logjikës së këtij grabitqari të paskrupullt, të “drejtat” e paligjshme të përkthyesit e të botuesit në shqip - që në fund të fundit janë i njëjti person fizik që quhet Sokol Shupo - mund dhe duhen të ruhen me ligj, ndërsa ato të mbajtësve realë të copyright-it e, sidomos, të drejtat e pronësisë intelektuale të autorëve të vërtetë, mund të grabiten dhe të disponohen pa asnjë dilemë me qëllim përfitimi ekonomik dhe si imazh (?!)
 
Por “konfabulacionet” e shpeshta dhe makutëria e tij mashtruese nuk i lejojnë Shupos të kuptojë dhe të zbatojë të gjithë ligjin sidomos aty ku ai i del kundër, ndaj ndihemi të detyruar t’ia rikujtojmë e t’ia shpjegojmë më me detaje. Sipas ligjit vetëm «autori ka të drejtën ekskluzive të autorizojë çdo përshtatje, përpunim dhe ndryshim, si dhe përkthim, që mund t’i bëhet veprës së tij» dhe se «të drejtat e autorit mbi veprën e prejardhur i përkasin autorit të ri, vetëm nëse është marrë autorizim nga autori apo titullari i të drejtave mbi veprën origjinale, ndërsa shfrytëzimi i saj mund të bëhet vetëm duke mos cenuar të drejtat e tyre mbi veprën origjinale»[Neni 17, Ndryshimi i veprës], ndërkohë që Nenin 38 [Seksioni II, Kontratat e botimit] saktëson edhe se kush ka të drejtë të lejojë apo të autorizojë ‘ndryshimin e veprës, e më konkretisht: «titullari i të drejtës së autorit ka të drejtë t’i japë botuesit lejen e përkthimit dhe të përshtatjes së veprës». E thënë ndryshe: përkthimi apo botimi nuk mund t’i autorizohet kurrë një personi fizik; ato mund të kontratohen vetëm me persona juridikë. Kështu Shupo, si person fizik, nuk mund të merrte asnjë iniciativë private për përkthime apo botime. Ato duhet të ishin sistemuar përmes kontratave nga tuteluesi i veprës origjinale dhe nga enti botues shqiptar, domethënë nga ASMUS-i ekzistues vetëm në delirin mashtrues të Shupos.
 
Ligji i mësipërm disiplinon madje edhe riprodhimin pjesor pa shpërblim të veprës [Neni 27/3] duke parashikuar: «Shkurtimi, citimi ose riprodhimi i veprës apo i një pjese të saj shoqërohen gjithmonë me përmendjen e titullit të veprës dhe të emrit të autorit, të botuesit dhe, në rastin e një përkthimi, edhe të përkthyesit». Sipas të drejtës ndërkombëtare citimi apo riprodhimi gjithsesi nuk mund të tejkalojë 4% të tekstit të plotë, kështu Shupo nuk mund të gjejë justifikim as edhe në këtë pikë, pasi ai i ka shfrytëzuar veprat origjinale apo përkthimet (që nuk i ka përmendur kurrë) 100%.
 
Ç’farë trajtuam më sipër nuk përmendi edhe një të drejtë tjetër autori: E Drejta Morale e Autorit - e cila vepron jashtë dhe pavarësisht shlyerjes së të drejtë ekonomike, pasi ka të bëjë me cilësinë e përdorimit të veprës origjinale. Kjo e drejtë nënkupton bllokimin në cilëndo fazë që mund të ketë arritur veprimi i një të treti, kur ky i fundit nuk respekton me, ose padije vlerën reale të kopjes origjinale. Me fjalë të tjera: tuteluesi i të drejtës së autorit mund të ndërhyjë ndaj një vepruesi të tretë edhe pasi ky e ka kontratuar dhe shlyer të drejtën ekonomike të shfrytëzimit, në rast se ka dyshim apo vërteton se nuk ruhet vlera morale, cilësore apo përfaqësuese (rapresentative) e kopjes origjinale. Në rastin konkret: dobësia dhe/ose pasaktësia e një përkthimi, që mundësojnë shtrembërimin e mendimit origjinal, është objekt i veprimit të ligjit të së Drejtës Morale të Autorit. Ky do të jetë objekt i një studimi që nuk do të vonojë të dalë në shtyp.
 
Mbas këtij shkrimi mendojmë se Shupos - pasi ta ketë lexuar, por sidomos kuptuar dhe konsultuar me ndonjë jurist Ligjin shqiptar mbi të drejtën autorit -i mbeten dy rrugë për të vepruar: (a) të denoncojë artikull-firmuesit për shpifje e të paraqesë dokumente me vleftë ligjore -duke filluar nga NIPT-i i ASMUS-it - që të mbështesë pretendimin e tij, ose (b) të vetdeklarohet me shpresën që mund të përfitojë nga lehtësimet që njeh ligji në raste vetdenoncimi.
 
(Vijon në numrat e ardhshëm)
Me nderime
Prof. Petrika Afezolli, zëvendës-dekan i FM-së
Prof. Nora Çashku, titullare e katedrës së pianos
Prof. Roland Xhoxhi, anëtar i Këshillit të Fakultetit (KF) së FM-së
Prof.Asc. Pëllumb Vorpsi, anëtar i KF-së së FM-së
Dr. Marin Gjollma, anëtar i KF-së së FM-së
Edmond Buharaja, titullar i Semiotikës dhe Semantikës Muzikore