BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

Piramida ndërtesa simbolike e pushteti diktatorial, sot në skenë e artit bashkëkohor

Piramida ndërtesa simbolike e pushteti diktatorial, sot në skenë
Piramida, një prej ndërtesave simbolike të pushteti diktatorial të Enver Hoxhës dhe që sot është në një fazë të ndërlikuar rimëkëmbjeje, do të jetë etapa e parë një projekti të artit bashkëkohor. Sot në mbrëmje pranë Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës, e njohur si Piramida, do të marrë jetë ekspozita që përfaqëson etapën e pare, nga pesë të tilla, të projektit të artit bashkëkohor “ART IN PORT - Coexistence: for a new Adriatic koine”.  Kjo është hera e dytë që brenda pak kohëve në Tiranë një tjetër ndërtesë që njihet si një nga simbolet e kohës së diktaturës do të jetë një arenë për artin bashkëkohor. Disa kohë më parë ishte përzgjedhur nga disa artistë ish vila e diktatorit Hoxha në zonën e Bllokut për të prezantuar artin modern, në një vend që para shumë vitesh as që mund të imagjinohej një gjë e tillë. Por sa i takon projektit që do të nisë sonte në orët e mbrëmjes tek Piramida, i cili do të zgjasë nga gusht i 2014 deri në marsin e 2015, përfshihen artistë nga pesë vende Shqipëri, Mali i Zi, Kroacia, Itali (Rajonet Veneto dhe Puglia). “Qëllimi është të punohet së bashku për t'i dhënë zë artit, për të shumëfishuar vizionet e tij dhe për të ndërtuar një histori me shumë zëra, të lidhura në një rrjet të madh transmedial që të përbashkët kanë Adriatikun”, bën të ditur dhe Ministria e Kulturës që është mbështetëse e këtij aktiviteti të artit bashkëkohor. Tirana, qyteti i parë ku do të shfaqen punimet e projektit “Coexistence”, do të presë ekspozitën nga data 1 deri në 24 gusht. Kurimi i ekspozitës i është besuar kritikut dhe kuratorit artistik Roberto Lacarbonara, i cili për këtë projekt vjen në një bashkëpunim të ngushtë me Universitetin e Arteve në Tiranë dhe profesorëve Vladimir Myrtezai (Grosha) dhe Pjetër Guralumi, si dhe Galeria Kombëtare  me përfaqësues Ardian Isufin. Artistët që do të ekspozojnë vijnë nga zona të ndryshme gjeografike, të koordinuar nga ekipi i kuratorëve të kryesuar nga Fondacioni Muze “Pino Pascali”, në bashkëpunim me koordinatorët përkatës të vendeve partnere. Ata janë ballafaquar mbi çështje të përbashkëta si historia dhe tregimet, miti dhe legjenda, spiritualiteti dhe feja, migrimi dhe nomadizmi, për të përforcuar idenë e një evropianizmi të përbashkët, që shumë shpesh harrohet.
 
Projekti “arTVision. A live art Channel”
 
Ekspozita është pjesë e projektit “arTVision. A live art Channel”, i financuar nga Programi Evropian IPA Adriatic. Ky është një projekt pilot udhëhequr nga Rajoni Puglia- Departamenti për Promovimin e Territorit, të Njohurive dhe Talentit, me përkrahjen e Apulia Film Commission, që përfshin: Fondacionin Pino Pascali-Muze i Artit Bashkëkohor; Rajoni Veneto - Drejtoria për Aktivitetet Kulturore; Akademia e Arteve të Bukura në Venecia; Ministria e Kulturës të Malit të Zi; Fakulteti i Arteve Dramatike në Cetinje,Mali i Zi; Ministria e Kulturës së Shqipërisë; Universiteti i Arteve në Tiranë; Zhupania bregdetaro-malore - Kroaci; Kanal RI- Kroaci. Pas Shqipërisë ekspozita do të vijojë në Mal të Zi. Ndërkaq që artistët pjesëmarrës në këtë ekspozitë janë nga Shqipëria: Endri Dani, Sulejman Fani, Ilir Kaso, Alketa Ramaj, Anila Rubiku, emra që deri më tani janë vlerësuar jo pak me punët e tyre në artin bashkëkohor dhe jo vetëm brenda kufijve shqiptarë. Nga Mali i Zi vijnë artistët Irena Lagator, Igor Rakcevic, Jelena Tomasevic,  Jovana   Vujanovic, Nataljia Vujosevic, Kroaci përfaqësohet me Gildo Bavcevic, Fokus Groupa, Ana Husman, Nika Rukavina dhe Davor Sanvincenti. Ndërkaq që Italia (Veneto) sjell artistët: Giulia Maria Belli, Chiara Bugatti, Enej Gala, Annamaria Maccapani, Francesca Piovesan dhe (Puglia) prezantohet me artistët Dario Agrimi, Sarah Ciraci, Gianmaria Giannetti, Francesca Loprieno, Giuseppe Teofilo. Në Shqipëri projekti mbyllet me datë 24 gusht, ndërsa në Mal të Zi do të zhvillohet nga 5 shtatori deri më 1 tetor, në Kroaci nga 20 nëntori deri më 6 dhjetor, në Itali në Venezia, Magazzino del Sale nga data 20 dhjetor deri më 18 janar 2015 dhe në fund  nga 31 janari deri më 1 mars 2015 në Polignano a Mare, Bari, Fondacioni “Pino Pascali”.  Nga Julia Vrapi