BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Kultura

Poeti Xhevahir Spahiu në 70 vjetor, krijimtaria 50 vjeçare përmblidhet në vëllimet “Udhët”

Poeti Xhevahir Spahiu në 70 vjetor, krijimtaria 50 vjeçare
50 vite krijimtari e poetit të njohur Xhevahir Spahiu, në 70 vjetorin e tij përmblidhen në dy vëllime “Udhët”. Në këtë përvjetor të tij publikohen dhe poezi të ndaluara të poetit. Këto dy vëllime që janë përgatitur nga “Poeteka” përmbajnë një krijimtari të zgjedhur të poetit duke filluar që nga viti 1965. Promovimi i dy vëllimeve me poezi të zgjedhura u zhvillua mbrëmë në sallën e Teatrit të Metropolit në aktivitetin “Ora poetike”. Në këtë aktivitet ishte i pranishëm dhe vetë poeti i njohur Xhevahir Spahiu, ndërsa shumë urime mori dhe nga të afërm, miq dhe kolegë të tij. Një aktivitet që kishte në qendër figurën e poetit të shquar, u përcoll përmes një ceremonie të bukur, ku poezitë të tij më të bukura u interpretuan dhe nga aktorët, dhe gjithçka erdhi si një teatër poetik. Para se të fillonte ky aktivitet, redaktori i dy vëllimeve Arian Leka, u shpreh se për dy vëllimet me poezi është bërë një përzgjedhje e kujdesshme, por nuk mungojnë dhe grafikat që janë bërë për poetin nga miqtë e tij artistë. “Këtë aktivitet e zhvillon “Poeteka” dhe miqtë e Xhevahir Spahiut. Unë jam marrë me botimet, dhe janë dy vëllime që për këtë 70-vjetor, përmbajnë të dy së bashku rreth 600 faqe. Këto dy vëllime janë një me një përzgjedhje nga krijimtaria e tij më e mirë ndër vite, dhe janë marrë materiale nga 15 vepra të tij që janë botuar më herët. Këto dy vëllime “Poezi të zgjedhura Udha 1” dhe “Poezi të zgjedhura Udha 2” kanë një përmbledhje të krijimtarisë nga 1965 deri tek krijimet më të fundit të tij, që i takon vitit 2013. Pra është një krijimtari rreth 50 vjeçare”, u shpreh redaktori i këtyre vëllimeve Arian Leka. Sipas tij, në botimin e këtyre dy vëllimeve është ndjekur një rend kronologjik. “Botimi i parë ka një rend kronologjik, ndrysa i dyti ka rend kronologjik dhe estetik. Tek botimi i fundit ka dy dorëshkrime të poetit të papublikuara më parë, ndërsa gjithsej janë 7 dorëshkrime që kanë formën e një antikuariati. Por në botimin e parë ka dhe grafika, portrete të poetit që janë përgatitur nga miqtë e tij”, pohon mes të tjerave redaktori Arian Leka. Ndërkaq që dje paradite edhe Akademia e Shkencave në një ceremoni kortezie i ka uruar ditëlindjen poetit. “Gëzuar poet! Gëzuar Xhevahir! Një përvjetor ditëlindjeje, 70 vjet jetë, dhe 50 vjet poezi për dashurinë për njeriun! Ky është akademiku Xhevahir Spahiu, të cilit më shumë se kujtdo tjetër në botën e artit e të vjershërimit, i shkon ky titull! Gëzuar poet! "Poet i shpallur i Lirisë dhe Dinjitetit Njerëzor..., poezia e tij na thotë njerëzisht: Hapni dritaret, Hapni zemrat!", thuhet në urimin e ASH, edhe Ministria e Kulturës gjithashtu përmes faqes së saj zyrtare shprehu urimin për poetin e shquar Xhevahir Spahiu.  
 
Vlerësimet për Spahiun  
 
Xhevahir Spahiu lindi më 1 mars 1945 në fshatin Malind të Skraparit. Diplomohet në vitin 1967 për letërsi në Universitetin e Tiranës. Që nga ky vit e deri më sot ai ka punuar si gazetar, mësues, botues, skenarist. I cilësuar si një nga poetët në zë shqiptarë të dalë në vitet '70, Spahiu ka botuar një sërë vëllimesh poetike si "Ti qytet i dashur (1973)", "Vdekje e perëndive (1977)", "Dyer dhe zemra të hapura (1978)", "Poezia shqipe (1990)", "Kohë e krisur (1991)"etj. Së fundi për lexuesit vjen dhe vepra e tij e zgjedhur, krijimet më të mira ndërmjet viteve 1965-2013, në dy vëllime me të njëjtin titull, "Udha". Akademia e Shkencave gjatë zgjedhjeve të saj të fundit e vlerësoi Spahiun duke e bërë anëtar të saj. “Xhevahir Spahiu është një nga poetët më të mirë që ka Shqipëria, poet me një shprehje të fuqishme metaforike, me përplasje idesh, me një frymë lirike dhe zhvillim dramatik të vargut, me një figuracion të plotë, por kryesisht me ide të thella, tronditëse”, shpreh vlerësimin  e tij Dritëro Agolli. “Talenti i tij poetik luksoz e identiteti krijues i pakrahasueshëm, bashkon rreth vetes tematikën me një përsosmëri të vazhdueshme të gjykimit të tij...”, pohon Ante Popovski, Shkup, 1998.   Nga Julia Vrapi
 

Më të lexuarat