BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Kultura

QKK vendos për financimin e 4 filmave të shkurtër dhe 3 të animuar

QKK vendos për financimin e 4 filmave të shkurtër dhe 3 të
Në Qendrën Kombëtare të Kinematografisë, Këshilli i Miratimit të Projekteve zhvilloi mbledhjen për shqyrtimin e projekteve kinematografike për filma artistikë me metrazh të shkurtër dhe të projekteve kinematografike për filma të animuar. Më herët për konkurrim ishin kualifikuar 15 projekte të filmave artistikë me metrazh të shkurtër. Mes tyre përmendim projektet e filmave si “Ana”, skenari Neritan Muskaj, regjia Gledis Bicaj, “Hape derën”, skenari dhe regjia Taulant Zhari,  “Buon Apetite”, skenari dhe regjia Erenik Beqiri, “Happy hours”, skenari dhe regjia Dhimitër Ismailaj,  “Ana”, skenari dhe regjia Ajola Daja, etj.
 
Ndërkaq që mes këtyre 15 projekteve pas vendimit të Këshillit të Miratimit të Projekteve fitues u shpallën projektet: “Pa tru është qielli”, skenari dhe regjia Odeta Çunaj, “Kukullat”, skenari dhe regjia Elkjana Gjipali, “Ana”, skenari dhe regjia Ajola Daja dhe “Keno”, skenari Vladimir Prifit, regjia Ergys Peqini. Për filmin e animuar ishin në konkurrim katër projekte, si “Dega e vogël”, skenari Kujtim Gjonaj, regjia Bertrand Shijaku, “Njerëz pa çati”, skenari dhe regjia Imelda Ahmataj,  “Sarah”, skenari dhe regjia Artan Maku dhe “Fareway”, skenari dhe regjia Megi Karaj. Pas kryerjes së procedurës së votimit, bazuar në ekspertizën financiare të Komisionit Financiar, Këshilli i Miratimit të Projekteve vendosi që të financohen projektet “Dega e vogël”, “Fareway” dhe “Sarah”.
 
Miratimi i këtyre projekteve të filmave artistikë me metrazh të shkurtër dhe atij të animuar u bë pas një kohe të gjatë, pasi më herët ish bordi i projekteve pranë Qendrës Kombëtare të Kinematografisë për shkak të pamundësive financiare të QKK nuk u mblodh për këto projekte të filmit. Me krijimin e bordit të ri të projekteve të filmit në QKK, këtë vit filluan dhe mbledhjet e bordit për të miratuar projektet e filmave, ku dhe disa ditë më parë pas një mbledhje të bordit u shpallën fitues të tjerë projekte filmash artistikë me metrazh të gjatë, ku miratim për financim morën 4 prej tyre.
 

Më të lexuarat