BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

Seminari i Albanologjisë, në 40 vjetorin e themelimit

Seminari i Albanologjisë, në 40 vjetorin e themelimit
Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare do të shënojë këtë vit 40 vjetorin e themelimit të tij në Prishtinë. Seminari do të hapet zyrtarisht më 18 gusht dhe do të zhvillojë punimet e tij deri më 30 gusht. Punimet e seminarit siç është traditë do të përfshijnë kurse intensive të mësimit të gjuhës shqipe, që mbahen dy herë në ditë, ligjërata të veçanta të gjuhësisë dhe ligjërata për letërsinë shqipe, si dhe një program të veçantë kulturor të njohjes së seminaristëve me bukuritë natyrore të Kosovës. Sesionet shkencore që organizohen në dy ditët e fundit të Seminarit, përfshijnë dy tema bosht. Sesioni i gjuhësisë ka për temë “Gjuha shqipe dhe ideologjia”, ndërsa sesioni i letërsisë ka për temë “Letërsia shqipe dhe kodet e mëdha”.
 
Blerta Ismajli, sekretare profesionale e seminarit, tha që përgatitjet për Seminarin e 33-të janë në fazën përfundimtare dhe deri më tani kanë shkuar pa ndonjë vështirësi, duke konfirmuar pastaj që për rastin e 40-vjetorit të themelimit të Seminarit, do të ketë një tryezë, si shënim i këtij jubileu, por pa përjashtuar edhe risi të tjera për këtë vit. “Numri i pjesëmarrësve në Seminar është i lartë, kemi rreth 120 konfirmime për pjesëmarrje. Do të veçoja prof. Francesco Altimarin nga Universiteti i Kalabrisë, i cili do të mbajë një ligjëratë për Jeronim de Radën dhe rolin e tij në Rilindjen arbëreshe dhe shqiptare. Kjo ligjëratë mbahet me rastin e 200-vjetorit të De Radës që po shënohet sivjet me aktivitete të ndryshme shkencore. Do të kemi po ashtu një ligjëratë nga prof. Dalina Kallulli, profesoreshë në Universitetin e Vjenës, e cila do të flasë për aspekte të sintaksës së shqipes dhe rëndësinë e tyre për gjuhësinë teorike”, vazhdon ajo duke folur për albanologët pjesëmarrës.
 
Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, ka për zakon që të ruajë organizimin tradicional të tij, duke mos dalë jashtë praktikës së organizimeve të mëparshme. Krahas ngjarjeve të lartpërmendura të Seminarit, do ketë edhe një tryezë që do t’i kushtohet shqiptarëve në komunizëm, si dhe tryezën e së enjtes, të 21 gushtit, që u dedikohet tërësisht doktorantëve. Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, i konsideruar vatër e albanologjisë dhe ngjarje e madhe për krijimin e albanologëve, është themeluar në vitin 1974.
 

Më të lexuarat