BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Kultura

Shele: Aktualiteti dhe ndërgjegjia krijuese “grua “ në Letërsinë shqiptare

Shele: Aktualiteti dhe ndërgjegjia krijuese “grua “ në
Romani "Djalli që pagova për këshillë" duket që është pëlqyer dhe shumë shpejt kritikët,  analistët e librave kanë bërë komentet e tyre.
 
Kështu autori Agron Shele ka paraqitur në mënyrë të detajuar tematikat që libri trajton dhe mesazhet që përcjell tek lexuesi.
 
Aktualiteti dhe ndërgjegjia krijuese “grua “ në Letërsinë shqiptare
 
Romani, për nga vetë natyra si zhanër letrar dhe strukturë ndërtimi  jep mundësinë dhe krijon hapësirën e duhur për një  shprehishmërie shumë më të gjerë, shumë më të thellë, shumë më ngjyrues, shumë më editiv dhe si i tillë ai  përcjell  mesazhe, parashtron ide dhe sjell  modelet   e vetë natyrës njerëzore. Në këtë kontekst dhe i nisur nga pikëvështrime të kompleksitetit dhe tematikës që përcjell,  ndeshemi me forma dhe konstrukte rrëfimesh nga më të larmishmet, me ngjarje dhe botë karakteriale të pasur, me teatrin e hapur të zhvillimeve në kohë dhe hapësirë gjeografike, me  inkluidivitetin psikologjik dhe filozofik, si dhe me percepitimin e mjedisit zhvillues si ndërgjegjie dhe përsosje. Në vija paralele dhe përbrenda gjithë këtyre nocioneve vjen edhe romani “  Djalli që pagova për këshillë” i autores Jeta Vojkollari, i cili që në fillim të beftëson dhe impresionon, të tërheq dhe  imponon lexim me një frymë, të  bën të kuptosh stilistikën e një proze krejt tjetër , shumë më sugjestionuse, shumë më metafizike, por dhe po kaq shtjelluese për problematikën, reminishencat, ringritjen dhe funksionimin e një shoqërie të tërë. Këndvështrimi dhe përplasja e realiteteve të ndryshme, përgjegjësia dhe ndërgjegjia krijuese ”grua”, mentaliteti dhe idetë e guximshmshe për të nesërmen, përballia e koherencave të krijuara dhe rrëzimi i tabuve gati të përjetësuara, dritëhijet dhe sindroma dhimbje  në qelizën bazë familje, larmia  dhe referimi i gjithë kësaj shtjelle narrative  rreth psiko-analitikës, janë gjetje por dhe sfida që parashtron autorja për zgjidhje.
 
Tematika e librit përafron por dhe baraslargon gjithë kategoritë shoqërore, i konvergjon mjeshtërisht në në pikë të përbashkët tek kryepersonazhja dhe i baraslargon rrugëve të fatit përzgjedhur, rrugëve që më së shumti përmbyten nga dhuna, egërsia, brutaliteti ,vesi, amoraliteti,  lakmia, etja e shfrenuar për shkëlqim dhe pasuri, e cila për rrjedhojë ngre dhe pikëpyetje që anatemojnë kaotizmin, fenomenin si produkt të çorinetimit dhe nxitjes së debatit më të nxehtë, për atë ç’ farë po ndodh dhe për atë se ç’ farë duhet bërë. Në parantezë të gjithë  trajtimit të kësaj vepre letrare duhet theksuar grafika e ndërtimit strukturor, kompozimi dhe ndërlidhja e hallkave, unisoni plotë dhe harmonia e personazheve, metafizika e tyre si konceptim dhe botëkuptim dhe për më tepër finesa e bisturisë që operon shpirtin e sëmurë  të mjedisit jetësor të tërë.  Zbërthimi ideo-artistik i romanit “Djalli që pagova për këshillë” nuk mund të konceptohet pa detajimet e elementëve përbërës, idesë bazë fillestare  dhe problematikës “plagë shoqërore”, sendërtimit psikologjik dhe konceptualitetit shumë dimesional, përqasje kjo që përkon me suazën dhe iluzionin e intelektuales idealiste, kreative dhe pjesë e patjetërsueshme e lobit inteligjent jashtë atdheut, për një komb sa më të përparuar dhe konsoliduar. Autorja Vojkollari është e shqetësuar, shpesh herë dhe e rebeluar për atë mënyrë jetese që posedohet nga agravimi patriakal (forma  primitive dhe forca e errët e memories dhunë), denancon monstruizitetin e tyre ( tablot e gjalla  jetësore të krimeve të ndodhura), intrigon nëpërmjet persoanzheve si qënësi dhe frymim i mbrapshtë i disekuilibrit shoqëror dhe ajo ç’ ka është më e rëndësishme nëpërmjet ideve të saj jep alternativa zgjidhjeje ( modele të shoqërive më të përparuara).
 
Disa nga aspektet psikologjike dhe filozofike të  kësaj vepre që për nga përmasat, shtrishmëria në hapësirë dhe kohë, mesazhi që përcjell dhe tematika që trajton, tematikë e cila përbën dhe radiogramën e plotë të një shoqërie të tërë, të ri-ngritur dhe ndërthurur dritëhijeve dhe pas kohëve të ndërgjegjes përjetuese por dhe konceptuese :
 

Më të lexuarat