BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Kultura

Sheshi “Nënë Tereza” kthehet në pedonale për orët e mbrëmjes, ndalohet parkimi në Bulevard

Sheshi “Nënë Tereza” kthehet në pedonale për
Sheshi “Nënë Tereza” do të kthehet disa orë në një zonë pedonale, vendim ky që vjen pas rikonstruksionit që u bë vetëm disa kohë më parë. Sipas këtij vendimi të fundit të qeverisë, sheshi do shndërrohet në një zonë pedonale në orët e mbrëmjes deri në mesnatë. Ishte Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, e cila duke bërë publike vendimin tha se sheshi “Nënë Tereza” do të kthehet në një zonë pedonale çdo ditë, nga ora 19:00-24:00. Sipas vendimit të marrë nga qeveria ndalohet parkimi në të dyja anët e bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, si dhe në sheshin “Nënë Tereza” në mënyrë që kjo zonë të kthehet në një shëtitore për qytetarët në orët e mbrëmjes. “Qeveria mori vendimin për uljen e qarkullimit në disa zona kryesore dhe kthimin e tyre në pedonale, duke ndaluar plotësisht parkimin e makinave në sheshin “Nënë Tereza” dhe gjithë bulevardin. Sheshi “Nënë Tereza” do të kthehet në pedonale nga ora 19:00-24:00. Ne vendosëm që të kufizohet qarkullimi i automjeteve të të gjitha kategorive në sheshin “Nënë Tereza”. Po ashtu, në 24 orë do të ndalohet parkimi në të dy anët e bulevardit, nga ura e Lanës në sheshin “Nënë Tereza””, u shpreh në lidhje me këtë vendim të qeverisë ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro. Por duke folur për këtë vendim të qeverisë që e kthen sheshin “Nënë Tereza” në orët e mbrëmjes si një zonë pedonale për qytetarët, ministrja Mirela Kumbaro tha se urdhri i është komunikuar dhe Bashkisë së Tiranës, ndërsa theksoi në fjalën e saj se ky vendim do të zbatohet dhe për qytete të tjera me rëndësi për trashëgiminë kulturore. “Urdhri i është transmetuar edhe Bashkisë së Tiranës. I uroj gjithë qytetarëve të Tiranës shëtitje të këndshme të përnatshme. Të njëjtën gjë do bëjmë edhe për qendra të tjera me të njëjtën rëndësi historike kulturore”, shtoi ministrja Kumbaro mbi vendimin e qeverisë për sheshin i cili gjatë javëve të fundit solli dhe përplasje mes Bashkisë së Tiranës dhe Ministrisë së Kulturës sa i takonte rikonstruksionit të tij për vizitën e Papa Françeskut në vendin tonë. Për këtë vendim drejtuesit e mjeteve duhet të dinë se devijimi i rrugës do të bëhet nga Presidenca drejt Kryeministrisë, duke shmangur sheshin “Nënë Tereza”.
 
Sheshi “Nënë Tereza” dhe rikonstruksioni
 
 Sheshi “Nënë Tereza” kthehet në zonë pedonale për disa orë në mbrëmje dhe projekti që u realizua më herët për rikonstruksionin mori miratimin e Këshillit Kombëtar të Restaurimit, pasi sheshi është pjesë e trashëgimisë kulturore. Punimet për restaurimin e sheshit “Nënë Tereza”, nisën me shpejtësi prej rreth dy javësh për tu përmbyllur disa ditë përpara mbërritjes së Papa Françeskut në Shqipëri më datë 21 shtator. Siç edhe u premtua, referuar projektit të miratuar nga Instituti i Monumenteve të Kulturës, puna nisi fillimisht me heqjen e shatërvanit në shesh, hapësira e të cilit tashmë është e mbuluar nga pllaka të gurta si ato të bulevardit. Por më herët sipas ministres Kumbaro, projekti për rehabilitimin e sheshit dhe të restaurimit të Muzeut Kombëtar, arrinte një vlerë prej 1 milion dollarësh. “Do të restaurohen shkallët e të gjitha godinave përreth sheshit. 1 milion dollarë është fondi për restaurimin e sheshit “Nënë Tereza” dhe MHK, ndërsa rehabilitimi i shatërvanit realizohet me fondet e Bashkisë”, pohoi disa javë më parë ministrja Kumbaro. Puna vijoi për restaurimin dhe pastrimin e fasadave të ndërtesave përreth, si godina dhe shkallaret e Korpusit të Universitetit, ajo e Universitetit të Arteve dhe kolonat përballë saj, që lidhin Rektoratin e Universitetit të Tiranës dhe Muzeun Arkeologjik. Pa përjashtuar edhe larjen e shkallëve dhe pastrimin e mureve nga letrat ngjitëse, kryesisht postera deputetësh, të ngjitura në periudha fushatash elektorale, të mbivendosura vit pas viti. Dhe pas këtij rehabilitimit të sheshit si dhe pastrimi në pjesë të ndryshme “Nënë Tereza” nga ora 19.00-24.00 do të ketë një tjetër funksion për qytetarët. Nga Julia Vrapi