BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

Shqipëria lexon, nis Festivali i Artit dhe Librit

Shqipëria lexon, nis Festivali i Artit dhe Librit
Festivali i Artit dhe Librit u çel mbrëmë në Muzeun Historik Kombëtar mes një atmosfere ku jo vetëm mbizotëronin librat, por dhe tingujt e muzikës. Me një performancë artistike, nën tingujt e muzikës, personaliteteve të artit dhe kulturës, drejtues të Ministrisë së Kulturës, botues të ndryshëm dhe vizitorë, kjo ishte ajo çfarë solli që në natën e parë të tij ky festival. I cilësuar si një nga aktivitet më të rëndësishme në fushën e artit dhe kulturës gjatë këtij sezoni, Festivali i Artit dhe i Librit për ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro është një event që i mbledh të gjithë rreth dy skenave të kulturës. “E bukura e këtij festivali është se fjala bashkohet me vështrimin. Pamur është skena e dytë e këtij festivali që unë do t'ju lë ta zbuloni vetë. Njollat artistike do të gëzojnë gjithë shqisat tona, duke i shërbyer kështu asaj që është prioritet i kësaj qeverie: edukimi përmes kulturës. Përgëzime shoqërisë së librit që hap sot këtu e në vazhdim skenën për "fëmijët nga mosha 5 deri në 95 vjeç", me imazhin, fjalën dhe portretet e njerëzve të shquar të letrave e artit duke filluar me shkrimtarin tonë të madh Ismail Kadare”, tha Kumbaro.
 
Por jo pak ministrja Kumbaro vlerësoi dhe vendin ku zhvillohet ky festival, i pari i këtij lloji në vendin tonë. “E gjitha kjo festë zhvillohet në një institucion shumë të rëndësishëm të kulturës sonë, MHK. Nuk është një rastësi kjo, por një mesazh për të gjithë publikun që të kthejë vëmendjen drejt një qendre jo me hapësira pasive, por me skena të gjalla, jo vetëm me dëshmi të së shkuarës, por edhe me jetën e sotme. Ju ftoj të gjithëve ta vizitoni si një skenë të tretë të edukimit përmes kulturës”, përfundoi Kumbaro. Festivali u çel nga gazetarja Rudina Xhunga, por për drejtuesen e Shoqërisë së Librit Shqip, Arlinda Dudaj, ky event i rëndësishëm vjen në një ditë shumë kuptimplotë. “Shqipëria lexon, këtë dua të theksoj më 23 prill, Ditën Ndërkombëtare të Librit. Festivali i Artit dhe Librit është aktivitet që përfshin dy fsha të rëndësishme në art, librin dhe artin pamor”, pohoi Arlinda Dudaj, botuese. Në fjalën e tij përshëndetëse, ministri Eron Veliaj vlerësoi jo pak zhvillimin e këtij aktiviteti, i cili u çel në një ditë të shënuar për librin. Festivali i artit i quajtur “Pamur” do të kurohet nga profesor Vladimir Myrtezaj, i cili ftoi të gjithë që të bëhen pjesë e këtij eventi. “Era po fryn në favor, ju ftoj të bëheni pjesë e kësaj ere”, tha pedagogu i arteve Myrtezaj. Gjatë ditëve të festivalit, do të ketë shumë aktivitete, art pamor, animime muzikore, forume për letërsinë, lexime nga aktorë dhe promovime librash, etj. 
 
Botuesit dhe çmimet
 
Festivali i Librit dhe i Artit do të zhvillohet për herë të parë në kryeqytet nga data 23-27 prill, pranë Muzeut Kombëtar. Ky event zhvillohet nga “Shoqëria e Librit Shqip” dhe përfshin botimet shqiptare dhe artet pamore. Sa i përket librit, deri më tani janë 45 botuesit pjesëmarrës nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia. Në Festivalin e Librit dhe Artit, do të ndahen dy çmime: puna më e mirë në artet pamore do të vlerësohet me çmimin “Danish Jukni”, ndërsa autori i vitit me çmimin “Ardian Klosi”, publicisti i cili sipas organizatorëve të festivalit ishte dhe një prej ideatorëve të tij. Zhvillimi i këtij festivali kushtuar librit dhe artit ka marrë vëmendje që para disa ditësh. Disa ditë më parë, Ministria e Kulturës bëri publike projektet kulturore që do të mbështesë financiarisht, por mes tyre mungonte Panairi i Librit që mbahet çdo nëntor në Tiranë. Pas kësaj reagoi Shoqata e Botuesve, duke shprehur indinjatën e vet, ndërsa MK bëri me dije se projekti nuk u mbështet për shkak të disa mangësive në zërat e buxhetit. Ndërkaq që në “Shoqërinë e Librit Shqip” bëjnë pjesë shtëpitë botuese "Dudaj", "Toena", "IDK",  "K&B", "Omsca", "Skandërbeg Books", etj. Deri më tani “Shoqëria e Librit Shqip”, e cila ka nisur të funksionojë para dy vitesh, pati pohuar për zhvillimin e një panairi libri në pranverë, por nuk gjeti asnjëherë mbështetje financiare nga ish MTKRS. Nga Julia Vrapi
 

Më të lexuarat