BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

Sigurohet ngrohja në Teatrin Kombëtar, Çuli: Dimri nuk do të ndjehet në teatër

Sigurohet ngrohja në Teatrin Kombëtar, Çuli: Dimri nuk do
Teatri Kombëtar ka nisur sezonin e ri artistik, duke prezantuar një kalendar të pasur me shfaqje teatrore. Një kalendar që sjell premiera, por dhe shfaqje repertori për publikun, ku dhe sonte shfaqet një premierë. Por teatri më i rëndësishëm në vendin tonë prej vitesh është përballur me shumë probleme, jo vetëm buxhetore por dhe ato të infrastrukturës apo dhe ngrohjes. Për drejtorin Hervin Çuli, puna që po bëhet në teatër për këto probleme nuk ka qenë e vogël, ndërsa më herët ai vlerësoi dhe kalendarin artistik të institucionit që drejton. Por siç pati pohuar më herët që këtë sezon sistemi i ngrohjes së sallës së shfaqjeve në TK do të funksionojë, drejtori Hervin Çuli bën të ditur se për këtë problem tashmë ka një zgjidhje. “Ngrohja ka qenë një nga premtimet e mia kryesore, dhe kam thënë që do ta rregulloj, për një periudhë të caktuar kohe deri sa të kemi ose një teatër të ri ose një ndërhyrje shumë të rëndësishme në infrastrukturën e teatrit për riparime më të mëdha. Në rastin konkret unë do nxjerr dhe një sllogan: nëse ke ftohtë eja në teatër, sepse kam siguruar 10 mijë litra naftë nga një prej kompanive të rëndësishme dhe e fuqishme e naftës. Njëkohësisht me “Digitalb” kemi arritur një akord për një shifër tjetër që do më mundësojë mua që të rinovoj kaldajën e teatrit”, pohon drejtori Hervin Çuli. Sipas tij, kaldaja është shumë e vjetër, mund t’i bëhet një rishikim i pjesshëm, një riparim i pjesshëm që të jetë në funksion. “Nëse do të rregullohet dhe kaldaja të jeni të bindur që TK do të jetë një institucion normal, ku njerëzit do të vijnë të heqin dhe pallton tek dera, do të vijnë ta shijojnë shfaqjen si në gjithë botën”, shton më tej drejtori Çuli. Tashmë kur temperaturat kanë filluar të ulen, drejtori Çuli bën të ditur se në datën 20 nëntor puna për sistemin e ngrohjes do të ketë mbaruar në TK. “Ne e kemi filluar procesin dhe besoj se rreth datës 20 nëntor kur fillon dhe rënia e fuqishme  temperaturave ne do të kemi sallën e ngrohtë në TK. Dimri këtë vit nuk do ndjehet në TK në sallë”, pohon drejtori i Teatrit Kombëtar. Por në vëmendjen e drejtorit Çuli nuk është vetëm salla e teatrit, pasi dhe për ambientet ku zhvillojnë prova aktorët është gjetur një zgjidhje për ngrohjen e mjediseve. “Kemi një ambient të madh që bëjmë provat në TK dhe është i shkëputur nga kaldaja, por për sa i përket punës së aktorëve është e vështirë gjatë dimrit, por dhe këtu do të përpiqemi të kemi një zgjidhje alternative. Do të jenë tre kondicionerë të mëdhenj dhe me një sistem aspirimi të rëndësishëm, pra dhe ambientet e provave të aktorëve gjatë dimrit të jenë funksionale”, pohon drejtori i Teatrit Kombëtar.
 
Ngrohja e sallës së teatrit, si zgjidhje emergjente 
 
Sipas drejtorit të Teatrit Kombëtar Hervin Çuli, kjo që po bëhet për ngrohjen e sallës së teatrit është një zgjidhje emergjente, që i siguron për 3-4 vjet ngrohje teatrit, duke pohuar se pret që institucionet shtetërore të kenë në vëmendje një ristrukturim të teatrit apo ndërtimin e një teatri të ri. “Kjo që ne po bëjmë na siguron një 3-4 vjeçar normal në teatër me këtë sistem me kaldajën. Na sigurohet një sistem 3 vjeçar shumë pozitiv, por siç pohova perfekte do të ishte ose ndërtim i një Teatri të ri Kombëtar ose ndërhyrje të pjesshme në infrastrukturën e TK, që do ta bënte TK të ngrohej jo më me kaldajë, por me pompë nxehtësie. Një sistem tjetër i avancuar që krijon një ballancë temperature si për dimër dhe për verë, perfekt siç janë teatrot në botë, por kjo kërkon një investim më të fuqishëm, sepse kushton shumë pompa e nxehtësisë, gati 100 mijë euro. Kjo shumë është e pamundur deri kur të ketë një ndërhyrje në TK, sepse brenda këtyre 2 viteve do të ketë patjetër një ndërhyrje të rëndësishme në infrastrukturën e teatrit”, shprehet drejtori Hervin Çuli. Me ngrohjen e sallës së teatrit, zgjidhet dhe një nga problemet që prej vitesh ka qenë në TK. Jo pak herë regjisorë, aktorë, etj, kanë pohuar se gjatë dimrit për publikun ka qenë shumë e vështirë të ndiqen shfaqjet, ndërsa më herët nga ish MTKRS nuk u bë asgjë për të gjetur zgjidhje ky problem. Flitej nga ish MTKRS për Teatrin Kombëtar, por sistemi i ngrohjes së sallës rezultoi vetëm në letër. Tashmë drejtori Hervin Çuli, i cili kur erdhi në drejtim të teatrit pohoi se është emergjente funksionimi normal i TK prezanton dhe zgjidhjen për funksionimin normal të teatrit, duke bërë që publiku të ndjekë shfaqjet në një sallë normale teatri dhe aktorët të kenë kushte gjatë punës për veprat teatrore. Nga Julia Vrapi