BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

Skënde Muçaj: Mozaiku i Tiranës kërkon të tjera gërmime, ka ende pjesë të pazbuluara

Skënde Muçaj:  Mozaiku i Tiranës kërkon të tjera

Mozaiku i Tiranës është një nga monumentet më të rëndësishme që gjenden brenda kryeqytetit. Ka qenë për shumë vite në vëmendje të studiuesve dhe arkeologëve, të cilët në punën dhe studimet e tyre kanë sjellë fakte interesante mbi historinë e tij. Mozaiku i Tiranës për arkeologun e njohur prof. dr. Skënder Muçaj është një nga monumentet, i cili duhet të ketë një vëmendje dhe më të madhe nga institucionet. Kjo jo vetëm sa i takon prezantimit të vlerave të tij historike, por dhe punës që duhet të jetë në drejtim të gërmimeve në këtë vend. Arkeologu Muçaj tregon se kur u zbulua në vitin 1972 zbulimi u konsiderua shumë i rëndësishëm, duke sjellë fakte interesante për periudhën kohore që i përkiste mozaiku. Por ndërsa kanë kaluar disa dekada që nga viti 1972 kur dhe u zbulua për herë të parë ky monument shumë i rëndësishëm, arkeologu i njohur Skënder Muçaj thekson se ka ende shumë punë për të bërë në drejtim të gërmimeve për mozaikun. Mozaiku i Tiranës është një monument i periudhës romake, vilë fshatare (rustica) që daton në shek III. Ky sipas profesor Skënder Muçaj është objekti më i vjetër e të tjerë nuk ka brenda Tiranës, pasi nëse do të kishte do të kishin ngelur gjurmë. “Në vitin 1972 u zbulua gjatë ndërtimit të një blloku banesash, më pas nuk ka pasur shumë vëmendje për të bërë gërmime të tjera. Por në këtë zonë duhet të gërmohet ende më shumë, pasi ka ende pjesë të pazbuluara. Deri më tani është zbuluar shumë pak për këtë monument arkeologjik”, pohon arkeologu i njohur Skënder Muçaj. Pjesa e gërmuar e monumentit u rrethua dhe u vu në mbrojtje nga Instituti i Monumenteve të Kulturës (IMK). Ndërkaq që gjatë viteve 2003-2004 punimet e sistemimit të rrugëve dhe instalimeve të ndryshme të bllokut “Partizani” zbuluan pranë rrethimit të monumentit pjesë të tjera të kompleksit. “Më kryesoret këtu ishin vaskat e fermentimit të mushtit të rrushit, por edhe pjesë të tjera muresh në dy pika të ndryshme. Brenda këtij kompleksi u zbuluan tre stela varresh të periudhës romake, por gërmimet duhet të vijojnë për zbulime të tjera”, pohon arkeologu i njohur Skënder Muçaj. Arkeologu Muçaj vijon të jetë një ndër emrat, i cili jo pak herë ka kërkuar vëmendje për çdo zbulim arkeologjik që ka qenë brenda Tiranës, pasi në jo pak raste në këto zbulime ka pasur dhe dëmtime. Megjithatë sipas tij, sot Mozaiku i Tiranës është një objekt që ka vëmendje dhe kujdes.

Historiku i mozaikut

Gjatë gërmimeve të vitit 1972 për ndërtimin e bllokut të banesave "Partizani" në lagjen 9 të Tiranës, u zbuluan rrënojat e një ndërtese të lashtë. Për shkak se punimet për banesat e reja nuk u ndërprenë menjëherë, ekskavatori dëmtoi rëndë një mozaik, që ndodhej rreth 30-40 centimetra nën nivelin e tokës, i cili, pas daljes në dritë të rrënojave, do të vlerësohej më vonë nga specialistët si "Vila Rusticae e Tiranës". Studimet që faktuan se mozaiku datonte në fund të shekullit të IV do të përmbysnin dhe vitin e themelimit të Tiranës si qytet. Deri në atë periudhë Tiranën e njehsonin me vitin e ndërtimit të xhamisë së Et'hem Beut dhe disa vendbanimeve të tjera të ndërtuara rreth shekullin e XIII-XIV-të. Gjetja e mozaikut brenda vilës Rusticae, përcaktoi se Tirana është themeluar në shekujt e parë pas Krishtit. Përpos fragmenteve dhe disa pjesëve të mureve, enëve qeramike, tjegullave dhe tullave të zbuluara në hapat e parë të gërmimeve, specialistët arritën të përcaktonin se gurët e themeleve të banesës ishin hedhur në shekullin e I-rë të e.s. Sipas arkeologëve, teknika e ndërtimit të vaskave është e njëkohshme me ato të ndërtesës, gjë që vërteton gjithashtu se në fazën e parë rrënojat e ndërtesës konkludojnë me ato të një vile romake. Në studimet e tyre arkeologët kanë pohuar se në shekullin IV-V-të, ndërtesa është shndërruar në një bazilikë, gjë e cila duket qartë edhe nga forma e arkitekturore (e altarit) të rrënojave të kësaj ndërtese, por edhe nga tullat me kryqe të kohës së Konstantinit (306-337), si dhe nga arkitektura e ngjashme me bazilikat e tjera që i përkasin kësaj periudhe. Të dhënat dhe vendndodhja e këtij mozaiku jepen edhe në "Guidën e Tiranës", pasi është një nga monumentet ku nuk mungojnë vizitorët. Nga Julia Vrapi