BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

Sokol Shupo pezullohet si dekan i Fakultetit të Muzikës, MAS i jep fund abuzimeve të tij disavjeçare me titujt dhe fondet

Sokol Shupo pezullohet si dekan i Fakultetit të Muzikës, MAS i jep
Ndonëse me shumë vonesë, “Profesori me cene” dhe “Dok tori imagjinar”-, pos të qenurit “botues fantazëm” dhe grabitësi më i madh në mbarë botën muzikore shqiptare i të drejtës së pronësisë intelektuale- shkurt: Sokol Shupo, tashmë ish-dekan i Fakultetit të Muzikës (FM) pranë Universitetit të Arteve- Tiranë (UArt), më 22 shtator u pezullua nga funksioni që ushtronte për shkelje të rënda të ligjshmërisë. Ajo që bën më së shumti përshtypje në këtë ngjarje është fakti se ky individ, në periudhën 26 shtator 2011 deri më 22 shtator 2014, domethënë brenda më pak se tre vite pune, ka arritur një rekord negativ absolut dhe unikal duke regjistruar dënimet e mëposhtme: (a) Dy pezullime si dekan; (b) Pesë ‘vërejtje me paralajmërim për pushim nga puna’; (c) Një sasi të panumërt masash nga Rektorati dhe nga Këshilli i Etikës së UArt-it-dy më të fundit që javën e parë të fillimit të punës pas pushimeve verore. A mund të gjendet në territorin e Republikës së Shqipërisë ndonjë rast tjetër, qoftë edhe i përafërt me personazhin tonë negativ, që me një “bagazh” të tillë precedentësh të merret në punë edhe thjesht si roje institucioni?!
 
Kështu të vjen spontanisht pyetja: si është e mundur që iu besua atij drejtimi i FM-së, institucioni më i lartë dhe i vetëm që ka Shqipëria në këtë tipologjiarsimimi? Ajo që mesa duket përshpejtoi fundin e pashmangshëm të Shupo-s, ishte veprimi anormal që ai ndërmori ditët e fundit. Ndërkohë që e tërë Shqipëria ishte e përqendruar në organizimin e vizitës së papa Françeskut në Tiranëveprimtari që do të përqendrohej pothuajse e tëra në jo më shumë se 50 metra larg institucionit tonë, -të premten në orën 23:57, pra vetëm tre minuta para mesnatës së 19 shtatorithisteria e Shupo-s shpërtheu në një impuls të pakontrolluar, por të zakonshëm të tij, duke u nisur një SMS nga një numër privat anëtarëve të Këshillit të Fakultetit të FM-së, ku impononte një mbledhje për të hënën ora nëntë e mëngjesit me objekt: shkarkimin e zëvendës-dekanit të FM-së. Çfarë kishte ndodhur ndërkohë që duhej organizuar një mbledhje e jashtëzakonshme, aq më tepër në rrethanat e sipërpërmendura, që të detyronte shkarkimin sa më parë të zëvendës-dekanit të cilin, në fund të fundit, vetë ai e ka propozuar në atë funksion?! Firmëtarët e këtij shkrimi janë pozicionuar që nga nëntori i 2013-s me botime në shtypin e përditshëm (por edhe më herët me letra të protokolluara), për shkeljet e panumërta të ligjshmërisë të kryera nga Sokol Shupo si person fizik dhe juridik-disa syresh edhe me vlerë të rëndë penale. Zëvendës- dekani, ashtu siç ia detyron funksioni, kishte qenë ndër nismëtarët e këtyre denoncimeve, e është këtu që duhet kuptuar pse pulsimi i pakontrollueshëm i Shupo-s shpërtheu në atë skenë tipike fashiste: në mesin e natës ai organizon një fushatë “të thikave të gjata” për eliminimin institucional të zëvendës-dekanit.
 
Shupo është i paaftë të kuptojë e të nxjerrë mësim nga falimentimet spektakolare që ka akumuluar në vitet e fundit. Infantilizmi i tij akut i bashkuar me një injorim të plotë të asaj që do të thotë ligj, e bën të veprojë në një terren krejtësisht antiligjor, i vetmi i mundshëm për të. Kjo situatë vijon tashmë prej dyzet vitesh e nyjëtuar në tipologjira të ndryshme që do t’ia rikujtojmë lexuesit në mënyrë më të detajuar në shkrimet e ardhshme. Por, me pezullimin e Shupo-s, gjithsesi nuk merr fund ajo për të cilën jemi përpjekur gjithë këto muaj. Dalja e tij nga skena nuk nënkupton edhe zhdukjen automatike të paligjshmërive dhe të pasojave të rënda që ato kanë prodhuar- për të cilat do të duhet shumë mund dhe energji për t’u sistemuar- ndaj ne do të vijojmë të kërkojmë së paku: 
1. Zbardhjen tërësore të veprimtaris së paligjshme të kryer nga Shupo e të evidentuar pjesërisht nga auditi i brendshëm dhe nga ai i MAS-it;
2. Përcaktimin dhe shlyerjen e dëmit ekonomik të prodhuar nga veprimtaria e paligjshme e ish-dekanit të FM-së;
3. Detyrimi me ligj për të kthyer mbrapsht të gjitha përfitimet ekonomike të realizuara nga botimet e paligjshme, fryt i grabitjes së të drejtës së pronësisë (janë mbi 25 libra të tillë);
4. Shlyerja e detyrimeve që rrjedhin nga veprimtaria pirateske dhe banditeske e ASMUS-it, enti botues fantazëm përmes të cilit Sokol Shupo realizonte botimet e tij të paligjshme;
5. Rivlerësimi i titullit ‘Kompozitor’ dhe ‘Profesor’ të fituar përmes botimeve të paligjshme dhe veprave që janë realizuar apo përfunduar nga kolegë të preferuar- ndonjë syresh tashmë i pranuar edhe nga vet ‘Profesori me cene’ dhe ‘Doktori imagjinar’ Sokol Shupo;
6. Rikthimi i përfitimeve që Shupo me mashtrim ia ka grabitur këtij vendi, siç është rasti i marrjes njëkohësisht të rrogës së lartë të profesorit dhe të bursës- disa mijëra euro në muaj për tre vjet rresht-për studime doktorale që ai pretendonte se po e kryente në Austri. Shupo është muzikanti për të cilin ka investuar më shumë ky vend, por e gjitha kjo ka prodhuar një ZERO të madhe.
 
7. Vënia përpara përgjegjësisë për mosplotësimin e dosjes personale që shoqëron çdo njeri të punësuar, edhe tani që është pranë pensionit. Dikush ia ka pastruar dosjen Shupos e ai nuk është “kujtuar” ta plotësojë atë.
8. Zbardhja e skemës korruptuese të krijuar me futjen në programet mësimore të FM-së të lëndëve inekzistuese, të cilat shërbenin thjesht që Shupo, si “shitës ambulant”, të përfitonte edhe gjatë orëve të leksioneve duke imponuar përmes autoritetit të ‘Profesorit’ dhe të ‘Dekanit’, blerjen e prodhimeve të tij fryt i grabitjes së të drejtës së autorit.
9. Zbardhjen e donacioneve dhënë ISCM-së e jo Sokol Shupos, siç janë: pianoforte Yamaha me gjysëm bisht, aparatura për studio regjistrimi, libra, etj.
10. Zbardhja e donacionit dhënë për blerjen e një zyre për ISCM-në. Ku është tani kjo zyrë? Në emër të kujt figuron e regjistruar?
11. Zbardhjen e mashtrimeve meaktet publike, këtu përfshirë edhe firmimin e tyre si “Prof. Dr.”. Shupo e ka të pamundur ndjekjen e ndonjë shkollë doktorale, pasi ai nuk ka mbaruar plotësisht një shkollë të lartë ose të barazvlershme me të. Lista e tij e notave ka vetëm 14 të tilla në dy vite studimesh, ku vetëm 5 prej tyre janë parësore. ‘Doktori imagjinar’ Sokol Shupo nuk figuron të ketë studiuar ndonjëherë lëndë të tilla të domosdoshme për një kompozitor si: Harmoni, Polifoni, Analizë muzikore, Orkestracion, Lexim Partiture, etj. Në nëntor të 2009- ës-pra pasi kishte firmosur për shtatë vjet si ‘Doktor’-mashtrimi i rradhës u zbulua dhe Shupo-s- me propozimin e Këshillit të Etikës - iu dha masa disiplinore “Vërejtje me paralajmërim për largim nga puna” e kjo me motivacionin se “gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tij profesionale dhe administrative në Akademinë e Arteve, ka përdorur gjatë gjithë kohës edhe titullimin (Gradën Shkencore) “Doktor”, të cilën pretendonte se e kishte mbrojtur në një Universitet në Austri”. Por ky njeri njihet tashmë si absolutisht i paturp! Tani jemi në pritje të motivacionit të pezullimit të fundit si dekan dhe vërtetimit të tij ligjor përmes firmës së Ministres së MAS-i të impenjuar tashmë në një reformë të thellë e të gjithanshme të arsimit shkollor dhe universitar që individë si Sokol Shupo e kanë degraduar në një pikë të tillë. Gjejmë rastin të falenderojmë gazetat “Sot” dhe “Bulevard” për hapësirat që na kanë dhënë në faqet e tyre, pa të cilat përpjekjet tona do të kishin qenë më të pazëshme.(Vijon në numrat e ardhshëm)
 
Me nderime
Prof. Petrika Afezolli, zëvendës-dekan i FM-së
Prof. Nora Çashku, titullare e katedrës së pianos
Prof. Roland Xhoxhi, anëtar i Këshillit të Fakultetit (KF) së FM-së
Prof.Asc. Pëllumb Vorpsi, anëtar i KF-së së FM-së
Dr. Marin Gjollma, anëtar i KF-së së FM-së
Edmond Buharaja, titullar i Semiotikës dhe Semantikës Muzikore. 
 

Më të lexuarat