BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

Takimi Rajonal i Rezidencave të shkrimtarëve dhe përkthyesve letrarë, për herë të parë në Shqipëri

Takimi Rajonal i Rezidencave të shkrimtarëve dhe përkthyesve

Takimi i Shtëpive rezidenciale të Shkrimtarëve dhe Përkthyesve të Ballkanit, me pjesëmarrjen e  anëtarëve të rrjetit rezidencial zhvillohet këtë vit për herë të parë në vendin tonë. Shqipëria ishte ndër të paktat vende që i mungonte një Shtëpi Rezidencë e tillë, ndërkohë që në qytetet kryesore të vendeve të rajonit prej kohësh janë ngritur nëntë rezidenca, që janë një mundësi e pashfrytëzuar deri më sot nga shkrimtarët dhe përkthyesit tanë. Ky takim që zhvillohet tre ditë në Tiranë, falë bashkëpunimit mes Traduki dhe “Poetekës”, vlerësohet shumë dhe nga drejtori i “Poetekës”, poeti Arian Leka. Sipas tij, qëllim parësor për shtëpitë rezidenciale të shkrimtarëve, mbetet fakti se shkrimtari dhe përkthyesi, gjatë qëndrimit në Tiranë të kontribuojë në shkëmbimin kulturor dhe të lidhë letërsinë vendase me skenën letrare të rajonit dhe Europës. “Kjo bëhet duke ofruar bashkëpunime të fushës së promovimit, përkthimit dhe botimit të letërsisë shqipe në gjuhët e kontinentit dhe të letërsisë së të ftuarve në rezidencë në gjuhën shqipe. Qëllim tjetër i këtij projekti është të promovojë shkrimtarë dhe përkthyes, të cilët tregojnë aftësi në dobi të zgjerimit të kontakteve me botën letrare, por edhe të vënies në rrjedha bashkëpunimi të letërsisë së krijuar në gjuhën shqipe me personalitete dhe me ngjarje me rëndësi letrare të rajonit dhe Europës”, pohon Arian Leka, drejtues i “Poetekës”. Që prej 1 marsit 2013, “Poeteka” në bashkëpunim me Traduki dhe partnerë të tjerë ndërkombëtarë dhe vendas, fton shkrimtarë dhe përkthyes letrarë nga Europa Qendrore dhe Juglindore të aplikojnë për programin rezidencë "Tirana in Between”. Ky projekt ju besua “Poetekës” për specifikën dhe mundësitë që “Poeteka” ofron përmes Revistës “Poeteka” (26 numra të botuar deri më sot), Festivalit Poeteka (8 Edicione Ndërkombëtare të realizuar deri më sot), botimeve Poeteka (19 tituj nga letërsia e vendeve fqinje), partneritetit të Poetekës me veprimtari të tjera ndërkombëtare si Festivali i Xhenovës -Itali; Festivali i Sete-Francë që zhvillohen nën kujdestarinë e UNESCO-s, Invitation Programme si pjesë e panairit të Frankfurtit, panairi i librit në Leipzig, etj. Në këtë takim marrin pjesë Antje Contius (S. Fischer Foundation - Berlin) Hana Stoji? (Traduki-Berlin), Maja Vran?i? (Kurs-Split), Edi Mati? (Kurs-Split), Arian Leka (Poeteka-Tirana), Robert Alagjozovski (Goten-Skopje), Ana Pejovic (Krokodil-Beograd), Ferida Durakovic (PEN Centar-Sarajevo), Jeton Neziraj (Qendra Media-Pri?tina), Urban Vovk (Trubar Literature House-Ljubljana). Ky takim nis sot dhe duket se që në ditën e parë të tij ka marrë jo vetëm vëmendjen e shkrimtarëve shqiptarë dhe të huaj, por dhe të drejtuesve të Ministrisë së Kulturës. Sot këtë takim me fjalën mirëseardhëse në orën 9 e 30 pritet të jetë edhe ministrja e Kulturës, znj. Mirela Kumbaro Furxhi. Por në dhe mesditë, në ambientet e Ministrisë së Kulturës do të zhvillohet takimi i ministres Kumbaro me Drejtoreshën e Traduki-t znj. Antie Contius, që do të paraprijë bashkëpunimin institucional të dy institucioneve për ti hapur udhë promovimit zyrtar të letërsisë shqiptare në gjuhët e rajonit dhe Europës Juglindore.

“Tirana in between”

Në thelb të vet programi titulluar “Tirana in between”, përmban ftesa për shkrimtarë të të gjitha zhanreve letrare dhe përkthyes nga rajoni dhe Europa, të cilët aplikojnë për bursa qëndrimi njëmujore në rezidencën e vendosur në njërën prej lagjeve që ruan ende diçka nga gjurma e Tiranës tradicionale, por që njëkohësish është dhe pjesë e jetës moderne të qytetit. Pritshmëria e projektit buron prej faktit se aplikantët e përzgjedhur, veç vlerave individuale letrare, do të ofrojnë edhe bashkëpunime me autorë dhe përkthyes vendas, që finalizohen me përkthimin veprave të autorëve shqiptarë në gjuhët e kontinentit. Projekti i bashkëngjitet gjerdanit të ngjashëm të Shtëpive për Shkrimtarë e Përkthyes Letrarë të vendeve të rajonit, vende të cilat investojnë dhe nxisin bashkëpunimin dhe integrimin mes kulturave, duke promovuar zërat më të spikatur në fushë të letrave si dhe bëjnë të mundur që letërsitë e vendeve pjesëmarrëse në këtë iniciativë të komunikojnë më gjerë. Të tilla qendra, funksionojnë prej kohësh, qoftë në rajon, si në Lubjanë, Beograd, Split, Sarajevë e Prishtinë, qoftë edhe në Europë: Austri, Gjermani, Francë, Belgjikë, Itali e Hungari. Nga Julia Vrapi
 

Më të lexuarat