BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

Tenori Gaqo Çako në skenë për 80 vjetor, Kerni: TOB ia kishte borxh një festë të tillë

Tenori Gaqo Çako në skenë për 80 vjetor, Kerni: TOB ia
Përvjetori i ditëlindjes së artistit të madh Gaqo Çako u kremtua në skenën e Teatrit të Operës dhe Baletit. Me rastin e 80-vjetorit të artistit në skenën e operës u përcoll një koncert me një program të pasur muzikor. Tenori i madh, Artist i Popullit është një nga yjet e skenës operistike shqiptare dhe asaj europiane dhe TOB për këtë arsye organizoi këtë koncert festiv në këtë përvjetor të rëndësishëm, në të njëjtën skenë ku ai ka përçuar aq shumë emocione për publikun shqiptar. Koncerti- spektakël që erdhi në skenë për nder të tij përmbante pjesë nga operat që ishin pjesë e repertorit të tenorit të njohur.
 
Programi solli arien e Palaços nga opera “Palaço” e Ruggero Leoncavallo dhe arien e Kalafit, “Nessun Dorma” nga opera “Turandot”, që janë pjesë e CD muzikore tenorit Gaqo Çako. Por surprizë e programit ishte edhe një performancë nga vetë Gaqo Çako, shoqëruar nga i biri Pirro Çako dhe tenori Kastriot Tusha. Aria e Kavaradosit “E lucevano le stelle” nga opera “Tosca” u interpretua nga tenori Julian Gjojdeshi (ish-student i Gaqo Çakos), aria e Musettass “Quando m’en vo” nga opera “La Boheme” u interpretua nga sopranoja  Dorina Selimi, aria e Toreadorit (Escamillos) nga opera “Carmen” u interpretua nga baritoni Armando Likaj, Vikena Kamenica erdhi në skenë me pjesë nga opera “Carmen”, aria e Mimisë “Donde Lieta Ucsi”- akti i III nga opera “La Boheme”, u përcoll për publikun nga sopranoja Mariana Leka, për të vijuar me artistë të tjerë në skenë. Pak orë para zhvillimit të këtij koncerti që u përcoll me shumë emocione, drejtori i TKOB Ilir Kerni, në fjalën e tij ndërsa vlerësoi kontributin e madh të tenorit Gaqo Çako në art, u shpreh se teatri i kishte borxh një festim të tillë artistit të shquar.
 
“Teatri i Operës dhe Baletit ia kishte borxh një festim të tillë Gaqo Çakos. Ai është një nga artistët më të mëdhenj që ne kemi pasur, ndër të tjera është një personalitet që ka krijuar figura artistike dhe është tenori më i madh shqiptar. Borxhi ishte i TKOB për t’ia festuar në këtë formë përvjetorin dhe nga ana tjetër mendoj se duke i bërë këtë nder, ne i bëjmë nder dhe gjithë brezit që ka kontribuar, dhe në këtë formë krijojmë një traditë për gjithë artistët që në të ardhmen të kenë një vlerësim”, u shpreh drejtori Kerni, i cili përmes këtij aktiviteti riktheu dhe njëherë në skenë zërin e tenorit të madh shqiptar Gaqo Çako. Regjia e koncerti erdhi nga Nikolin Gurakuqi, dirigjent kori Dritan Lumshi dhe dirigjent Edmond Doko. Për të dëshmuar aktivitetin e pasur artistik të Gaqo Çako u organizua dhe një ekspozitë në hollin kryesor të TOB.
 
Tenori i shquar në skenën e operës
 
Tenori legjendar, Gaqo Çako, Artist i Popullit, është i rreshtuar në emrat e mëdhenj të Panteonit të muzikës shqiptare si Ramiz Kovaci, Mentor Xhemali, etj. Midis viteve 1957 dhe 1961 ai studioi në konservatorin “Çajkovski” të Moskës nën drejtimin e pedagoges Anna Soloviova. Pas kthimit në Shqipëri më 1961 ai u emërua tenor i përhershëm i Teatrit të Operës dhe Baletit të Tiranës, ku këndoi shumë nga rolet e para të repertorit operistik, duke u bërë kështu tenori kryesor për tri dekada me radhë. Përvoja dhe karriera e tij mjaft e pasur në operat "Traviata", "Bohema", "Rigoleto", "Norma", etj, si dhe operat shqiptare  “Mrika” e Prenk Jakovës, “Lulja e kujtimit” e Kristo Konos, “Pranvera” e Tish Daisë, “Heroina” e Vangjo Novës, “Skënderbeu” i Prenk Jakovës e “Skënderbeu” i Abdulla Grimcit, “Komisari” i Nikolla Zoraqit, “Zgjimi” i Tonin Harapit, “Toka e jonë” e Pjetër Gacit, etj, e bëjnë atë me një karrierë të shkëlqyer. Mjaft i njohur edhe në skenat italiane, ku ai ka mbaruar konservatorin e Santa Cecillias. Zëri i tij është kthyer në objekt kënaqësie kudo që ai dëgjohet e shfaqet, në opera, në televizion, në radio, në salla të mëdha a të vogla koncertesh. Përfshirja e tij në të gjitha llojet e muzikës vokale ka si qëllim të vetëm t’i kënaqë dëgjuesit me pjesët që ai këndon. Edhe pse vlerën më të madhe ai e pati në interpretimet e roleve operistike, ai u popullarizua nëpërmjet këngës, veçanërisht atyre të Festivaleve të Radios.  Nga Julia Vrapi