BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Kultura

TOB sjell Barokun italian dhe francez, në koncert për publikun

TOB sjell Barokun italian dhe francez, në koncert për publikun
Baroku italian dhe ai francez erdhi mbrëmë në skenën e Teatrit të Operës dhe Baletit, nën interpretimin e artistëve të njohur. Abigeila Voshtina - violinë, Ali Pengili -oboe dhe Frederic Hernandez -klavicembalo, Gëzim Hysi çelo, performuan para publikut veprat muzikore nën drejtimin e dirigjentit Claude Brendel. Ali Pengili është një nga ata emra shqiptarë të talentuar që janë bërë të njohur jashtë dhe prej 23 vitesh ai i kishte munguar skenës shqiptare.
 
Ndërsa Frederic Hernandez është kolegu i tij, dhe të dy janë pedagogë në Akademinë e Muzikës në Rouen. Kompozitorët e zgjedhur për këtë koncert barok ishin ata që në mënyrë simbolike prezantojnë muzikën e vendit të vetë për periudhën baroke. Baroku francez erdhi në skenë përmes veprave të Francois Couperin (1668-1733)- koncerti mbretëror Nr 5 në Fa M, oboe Ali Pengili, cembalo Frederic Hernandez, çelo Gëzim Hysi. Francois Couperin(1668-1733)- koncert mbretëror Nr 3 në La M, violinë Abigela Voshtina,  e shoqëruar dhe nga tre artistët e tjerë, për të vijuar me vepra nga Jean-Marie Leclair(1697-1764)-koncert për violinë e orkestër harqesh violinë, si dhe me Jean-Philippe Rameau (1683-1764) Nr 6 për sektet harqesh. Baroku italian erdhi në këtë mbrëmje muzikore me veprën e Giovanni Benedetto Platti(1697-1763)-koncert për oboe në Sol Minore e orkestër harqesh, Antonio Vivaldi (1678-1741)-koncert në La Minor për 2 oboe e orkestër harqesh, Benedetto Marcello (1686-1739)-koncert për violinë e orkestër harqesh. Muzika baroke u zhvillua në periudhën nga viti 1600-1750. Në mënyrë më simbolike, ajo fillon me operën "Orfeo" të kompozitorit italian Claudio Monteverdi në vitin 1617 dhe arrin në kulmin e zhvillimit me kompozitorin e madh gjerman J.S.Bach. Italia është vendi i parë në të cilin muzika baroke pati një zhvillim të madh dhe suksesi kaloi shumë shpejtë kufijtë, për tu përhapur më pas në të gjithë Europën.
 
Në të njëjtën kohë, Franca ishte poli tjetër i barokut, por në opozitë me stilin italian. Në kohën që në Itali zhvillohej opera al'italienne, me belkanton dhe muzikën në rolin kryesor, Franca, nën influencën e Luigjit XIV (amator i madh i teatrit dhe baletit) zhvilloi "dramën lirike" dhe "operën balet". Në kohën që në Itali u zhvilluan  shumë  koncerte “grosso”, koncerte “a cinque” dhe koncertet për solistë dhe orkestër, në Francë u zhvillua shumë suita orkestrale, e formuar nga shumë kohë të ndryshme muzikore të bazuara në danse të kohës.  
 

Më të lexuarat