BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Lifestyle

Disa këshilla për të njohur një mashkull tradhtar

Disa këshilla për të njohur një mashkull tradhtar
Meshkujt e pabesë njihen shumë lehtë, nëse do të dini të evidentoni disa sjellje të zakonshme të tyre! Nëse nuk jeni një çift, nuk jeni të detyruar të jepni shpjegime! Por nëse jeni në atë fazë që po njiheni dhe diçka ju thotë se nuk mund t’i besoni, dëgjoni zërin tuaj të brendshëm… Në të vërtetë, ekzistojnë disa sinjale me anë të të cilave mund të kuptoni nëse keni probabilitet për t’u rrezikuar nga një tradhti. Edhe në këtë rast vlen të thuhet shprehja: “Më mirë të parandalosh sesa të kurosh”!
 
Qëndrimi i tij ndaj pabesisë
Kur flitet për këtë temë, qëndrimi i tij para pabesisë ka tendencë të jetë i dobët dhe i paqartë. Flet me një lloj indiference për pabesinë e miqve të tij, duket se e mendon si një gjë qesharake, por përballë pyetjeve të veçanta nuk jep përgjigje të qarta ose bën shaka. Praktikisht nuk e keni parë kurrë të marrë një pozicion refuzimi për pabesinë.
 
Është shumë i pasionuar
Po në të njëjtën ditë në të cilën u njohët, ju ka thënë menjëherë se besonte si ishit bërë për njëri-tjetrin, në pak kohë që keni qëndruar bashkë, ai ka qenë shumë i përkushtuar ndaj jush dhe kjo ju duket e çuditshme… edhe pse ju pëlqen. Mendoni se nëse ai vepron kështu pa asnjë hezitim me dikë që sapo ka njohur, ndodh sepse nuk u jep shumë rëndësi këtyre gjesteve ose ndoshta dashurohet shumë lehtë.
 
Ka tradhtuar më parë
Nëse rastësisht njihni një histori të tij dashurie që lidhet me pabesinë, është shumë e mundshme që edhe për ju nuk do të ketë shumë respekt! Në përgjithësi, personi i pabesë nuk tregon shumë për veten e tij, por një e dhënë mund të jetë fakt se ai nuk jep detaje mbi arsyet e prishjeve të lidhjeve të tjera.
 
Gënjen shumë mirë
Ka një aftësi të pabesueshme për të gënjyer: e keni parë të gënjejë shefin e tij, miqtë, madje edhe ju e keni “kapur” në disa raste. Ndoshta bëhet fjalë për gënjeshtra të vogla e të pavetëdijshme, por gjithsesi është e çuditshme natyrshmëria dhe lehtësia që ai i thotë gënjeshtrat. Madje ndonjëherë përfundoni duke u besuar gënjeshtrave dhe nuk arrini t’i ndani ato nga realiteti.
 
Është egoist!
Duhet të bëni gjithmonë gjithçka në mënyrën e tij. Ai ndihet si deponuesi i së vërtetës absolute, do që të jetë gjithmonë më lart se ju… atëherë ky është mentaliteti i një personi të pabesë. Egoistët mund ta racionalizojnë dhe justifikojnë pabesinë me më shumë lehtësi.
 
Pabesia e trashëguar
Pabesia është një sjellje e lindur apo e fituar? Sipas statistikave, 80 për qind e njerëzve të pabesë vijnë nga familje me baballarë ose nëna me histori tradhtie. Edhe pse verbalisht e dënon veprimin e prindërve të tij, është më e lehtë që një situatë pabesie të rezultojë normale në krahasim me një person që nuk e ka jetuar kurrë nga afër një gjë të tillë.
 
Është një person i shthurur
Studimet tregojnë se personat që kanë qenë jashtëzakonisht aktivë seksualisht para se të angazhohen me dikë, kanë më shumë vështirësi për të mbajtur një marrëdhënie monogame. Por nëse pas këtij të shthururi fshihet një sjellje prej “koleksionisti” të dashurash, që reflekton autostimën e tij mbi sasinë e personave me të cilët shkon në shtrat, kjo gjë nuk ka gjasa të ndryshojë.
 
Nuk ju lë që të “futeni” në jetën e tij
Në fillimin e një lidhjeje është normale që mos të dini gjithçka ndodh rreth tij, por nëse keni kohë që jeni bashkë dhe nuk njihni asnjë nga miqtë ose familjarët e tij, ka shumë mundësi që ai të ketë një lidhje tjetër paralele me një person që i njeh ata ose ndoshta ai nuk është i bindur që t’ju përfshijë ju në jetën e tij. Gjithsesi, çdo rast i tillë nuk është një bazë e mirë për të filluar një lidhje sentimentale.
 
Është xheloz
Kush ka qenë i pabesë e ka kuptuar se sa e lehtë është të besohet se këtë gjë mund ta bëjnë të gjithë. Nëse filloni të dilni me një person që qysh në fillim dyshon për çdo lëvizje tuajën, thotë gjëra të tilla si “sigurisht ke dalë më përpara për t’u takuar me ndonjë tjetër”, edhe pse mund ta thotë me një ton shakaje, ose kritikon mënyrën tuaj të të veshurit apo kujdesin e sjelljes suaj me të tjerët, bëni kujdes! Shpesh e bën këtë, sepse e di mirë atë çfarë thotë…/intime.