BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Lifestyle

Ja çfarë mund të bësh me llumin e kafesë

Ja çfarë mund të bësh me llumin e kafesë
Përveçse mund të konsumosh një kafe se e keni të domosdoshme pas një dite të lodhshme, apo se keni shumë punë përpara, llumi i kafesë ka edhe funksione të tjera.
 
Ja çfarë mund të bësh me llumin e kafesë:
 
Llum kafeje kundër hirit 
 
Nëse keni fatin të keni oxhak në sallon, por jeni të terrorizuar nga pluhuri që formohet sapo ai fiket, mos u shqetësoni: përdorni llumin e kafesë përpara se ta pastroni. Lyeni me llumin e njomë të kafesë brendësinë e oxhakut, në këtë mënyrë do të jetë më e thjeshtë që të eliminoni çdo gjurmë hiri pa pasur frikë se mund të bëni pis të gjithë dhomën. 
 
Llum kafeje për të aromatizuar frigoriferin 
 
Kjo është një metodë që po përdoret gjithnjë e më shpesh në shumë familje, të cilat nuk duan të blejnë produkte artificiale për pastrimin e shtëpisë dhe “vrapojnë” drejt trukeve të pagabueshme të gjysheve.
 
Llum kafeje për bimët dhe për lulet
 
A e doni shumë të gjelbrën? Atëherë përdorni prodhime natyrale si llumi i kafesë për të shumuar lulet. Mos e hidhni asnjëherë llumin e kafeve që bëni kryesisht në shtëpi. 
 
Llum kafeje për kopshtin 
 
Sa e sa herë keni provuar që të mbani larg “miqtë me katër këmbë” nga lulet tuaja të dashura? Zgjidhja ideale është e gjitha natyrore dhe sigurisht efektive.
 
 Llum kafeje për të reduktuar celulitin dhe jo vetëm 
 
Përse të harxhoni para për një krem të shtrenjtë anticelulit kur mund të përdorni llumin e kafesë? Mbase jo të gjithë e dinë se përbërësi sekret i kremrave anticelulitë është pikërisht kafeja. Ndaj realizoni një krem të bërë nga vetë ju duke përzierë në një tas llum kafeje të ngrohtë me një lugë vaji ulliri ose bajamesh apo edhe arrash. Aplikojeni përzierjen te kofshët dhe te zonat e tjera të cilat ju interesojnë më shumë për të eliminuar celulitin. Ndërkaq, zonat e lyera me këtë “krem” mbështillini me një qese kuzhine dhe lërini ashtu për 5 minuta. Pasi ta keni hequr qesen, qetësohuni me një dush të ngrohtë duke hequr mbetjet e fundit me një furçë pastrimi. Përsëriteni këtë proces dy herë në javë. 
 
Llumi i kafesë është shume i mirë edhe për t’u dhënë shkëlqim flokëve të dëmtuar. Pas shampos, fërkojini flokët me llumin e kafesë dhe me pas shpëlajini. Do e shihni që ngjyra e flokëve tuaj do të rigjallërohet. Llumi i kafesë mund të përdoret edhe për rrathët e syrit. Përzieni një lugë të vogël me llum kafeje me një lugë të vogël djathë të bardhë ose kos dhe sipër shtojini disa pika limoni. Vendoseni këtë përzierje në frigorifer. Më pas përdoreni si maskë kundër rrathëve të syrit. Lëreni për rreth 10 minuta dhe fshijeni me anë të një cope pambuku. Për qafën dhe fytyrën mund të përzieni llumin e kafes me një të bardhe veze. Për ta bërë më të butë i hidhni edhe pak mjaltë. Aplikojeni dhe mbajeni 2 minuta para se ta shpëlani.