BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Lifestyle

Nivele të frikshme shkrirja e akujve të Greenland

Nivele të frikshme shkrirja e akujve të Greenland
Shkrirja e pahasur më parë e akujve në Greenland ka habitur shkencëtarët e NASA-s dhe ka ngritur shqetësimin që rajoni është duke humbur një pjesë shumë të madhe akulli, shumë më shumë nga sa është parashikuar. Sipas zëdhënësit të NASA-s rreth gjysma e sipërfaqes së akullt të Greennland-ës shkrin në mënyrë të zakonshme gjatë një vere mesatare. Por të dhënat nga satelitët e pavarur gjatë korrikut, të analizuara nga ekspertët e NASA-s dhe nga shkencëtarët kanë treguar që në më pak se një javë sasia e akujve të shkrirë ka shkuar nga 40% në 97%.
 
Në më shumë se 30 vjet vëzhgime, satelitët nuk kanë matur asnjëherë këtë sasi shkrirje, e cila arrin pothuajse të gjithë sipërfaqen e mbulesës së akullt të Greenland-ës. Kur Son Nghiem nga Jet Propulsion Laboratory i NASA-s vëzhgoi këtë fenomen të shkrirjes, ai tha në deklaratën për shtyp të NASA, : "Kjo është aq e jashtëzakonshme sa në fillim unë vura në dyshim të dhënat; ishte kjo e vërtetë apo ishte gjithçka për shkak të një gabimi në të dhënat që kishim?" Shkencëtarët tek Goddard Space Flight Center në NASA, Universitetit të Georgia-Athens dhe City University të New York, të gjithë e kanë konfirmuar shkrirjen e akullit. Menaxheri i programeve të kriptosferës së NASA-s, Tom Ëagner ia dha meritën e observimit të shkrirjes satelitëve dhe shpjegoi për The Huffington Post që, edhe pse ngjarja specifike mund të jetë pjesë e një ndryshimi natyror, "Ne kemi të dhëna të mjaftueshme që Greenland-a është duke humbur akull, ndoshta për shkak të ngrohjes globale dhe kjo është duke kontribuar në mënyrë të dukshme në rritjen e nivelit të deteve."
 
Wagner tha që akulli është duke u holluar dukshëm rreth anës periferike, duke ndryshuar kështu masën e përgjithshme te akujve të Greenland-ës, dhe ai beson që kjo vjen kryesisht për shkak të ngrohjes së ujërave të oqeaneve. Ai shtoi me kujdes: "Ka të ngjarë që të ketë lidhje me ngrohjen antropogjenike." Kjo shkrirje specifike ekstreme ndodhi pjesërisht për shkak të një moti jo të zakonshëm mbi Greenland-e gjatë këtij viti. Shkrirje e dallueshme ndodhi në rajone specifike të Greenland si për shembull zona rreth Summit Station, e vendosur dy milje mbi nivelin e detit. Asnjëherë që nga viti 1889 nuk ka ndodhur një shkrirje e tillë, sipas analizës së kores së akullit të përshkruar në deklaratën për shtyp të NASA-s.
Studiuesja e akujve Lora Koenig tha që ngjarje të ngjashme shkrirje ndodhin një herë në rreth 150 vjet. Por ajo shtoi që nëse ne do të përballemi me ngjarje të tilla sërish në vitet në vazhdim, do të duhet të fillonim të shqetësoheshim seriozisht.
 
"Një prej pyetjeve të mëdha është: 'Çfarë i ka ndodhur Arktikut në përgjithësi?'."- tha Wagner për Huff Post. Vetëm javën e kaluar një ngjarje tjetër jo e zakonshme ndodhi në rajon; nga Petermann Glacier e Greenland-ës u shkëput një ajsberg me madhësi sa dyfishi i Manhattan. Në muajt e kaluar, studime të ndara nga njëra tjetra janë bërë duke treguar që njerëzit janë duke luajtur një rol thelbësor ne ngrohjen e oqeaneve dhe që rajone specifike në botë janë shumë të prekshme nga ngritja e nivelit të deteve. Wagner shpjegoi që në vitet e fundit, studimet kanë vëzhguar një hollim të akujve detare dhe ndryshime të përgjithshme dramatike. Ai ishte i qartë: "Ne duhet të kemi gjithmonë parasysh faktin që Greenland është duke humbur një sasi të jashtëzakonshme akulli dhe që kjo do të ndikoje në të gjithë planetin.