BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Arrestimi i Haradinajt, eksperiment i koordinuar politik!

Arrestimi i Haradinajt, eksperiment i koordinuar politik!

Rasti i ndalimit të kryetarit të AAK, zotit Ramush Haradinaj me fletë-arrest të shtetit serb është bërë top-lajmi i të gjitha mediumeve shqiptare dhe shumicës së mediave ndërkombëtare. Arrestimi dhe paraburgimi i Haradinajt nga autoritetet franceze me një fletë-arrest, të lëshuar vite më parë nga ana e Serbisë, është një sinjal ogurzi për pozicionin nënshtrues të shtetit të Kosovës në raport me Serbinë dhe njëherazi paraqet degradimin e skajshëm të drejtësisë ndërkombëtare. Kur e them këtë, kam parasysh faktin se zoti Haradinaj vite më parë ka dalë fitimtar përballë "filtrave" të drejtësisë ndërkombëtare në Gjykatën e Hagës nën akuzat e Serbisë për krime lufte.

Shkaqet që sollën riarrestimin e kryetarit të AAK, Ramush Haradinaj mund të jenë të shumta dhe të shumëllojshme. Padyshim që disa nga shkaqet e arrestimit të tij mund të jenë kundërshtimet e fuqishme të zotit Ramush Haradinaj për çështjen e Demarkacionit me Malin e Zi dhe krijimit të Asociacionit të komunave serbe në veri të vendit (Zajednicës).

Politika, përveçse art i së mundshmes, është sfidë e pafundme e cila përveç njohurive dhe argumenteve kërkon edhe guxim dhe qëndrueshmëri të lartë në mbrojtjen e interesave kombëtare dhe shtetërore.

Është i pamohueshëm fakti, se sikur të mos kishte qenë Ramush Haradinaj për t’ia hedhur në fytyrë hartat e falsifikuara Murat Mehës, ndoshta çështja e demarkacionit me Malin e Zi do të kishte kaluar në heshtje edhe përkundër protestave të opozitës së "bashkuar". Ishte veprim sa i guximshëm po aq edhe energjik i zotit Ramush Haradinaj, që bëri të zgjohet ndërgjegjja e disa prej deputetëve të përgjumur në pushtet dhe opinionit të fjetur publik.

Reagimi i guximshëm i Haradinajt nuk ishte kundërshtim vetëm ndaj Murat Mehës dhe komisionit qeveritar, por ishte kundërshtim ndaj qasjes së gabuar qeveritare dhe mbështetësve të tyre ndërkombëtarë. Kur ndaj dukurive negative dhe të dëmshme për vendin nuk merren parasysh faktet, duhet reaguar edhe forcërisht nëse e kërkon nevoja për të mbrojtur të vërtetën, në të kundërtën, e vërteta rrezikon të mbytet në heshtje. Nga ai reagim i guximshëm i Ramush Hradinajt në tryezë me kryetarin e komisionit shtetëror për demarkacion, zotin Murat Meha filluan të gjitha kundërshtitë e mëtejshme, jo vetëm në kampin opozitar, por edhe nga radhët e deputetëve të pozitës.

Përfundimisht duhet të themi, se guximi politik i Ramush Haradinajt parandaloi një të keqe të madhe për vendin,... në të njëjtën kohë ju tërhoq vërejtje edhe ndërkombëtarëve që të mos manipulojnë me këtë klasë të korruptuar dhe shantazhuar politike për interesa të fqinjëve tanë, ngaqë në çdo rrethanë, territorit të vendit jemi të gatshëm t'i dalim zot me të gjitha mjetet, pa kursyer as jetën tonë. Prandaj, në rastin e montuar të zotit Haradinaj, pashmangshëm shtrohet pyetja; mos vallë në këtë lojë të koordinuar të Serbisë dhe Francës, është implikuar edhe ndonjëri nga liderët shtetërorë të Kosovës, me qëllim të eksperimentimit politik për mënjanimin e pengesës më të madhe (Haradinajt) në realizimin e projekteve shtetshkatërruese të Kosovës, siç janë; cenimi i rendit kushtetues në vend, tkurrja territoriale e vendit dhe ndarja e sovranitetit të shtetit në dysh mes serbëve dhe shqiptarëve!?

Kosova ka nevojë për një qeverisje ndryshe nga kjo e tanishmja, e cila ka rënë nën ndikimin e fuqishëm politik të Beogradit dhe qarqeve antishqiptare të disa prej shteteve më me ndikim brenda BE. Pas arrestimit të fundit të liderit të AAK, zotit Ramush Haradinaj, patjetër duhet të ndryshojë kursi qeverisës në vendin tonë, bashkë me këtë duhet të ndërpriten qoftë edhe përkohësisht bisedimet me Serbinë në Bruksel. Ndërrimi i ekipit negociator dhe vendosja e kushteve ndaj shtetit serb për dialog të mëtejshëm është nevojë urgjente. Kushti themeltar duhet të jetë njohja e shtetit tonë nga Serbia dhe mbyllja e të gjitha dosjeve ndaj ish veprimtarëve dhe luftëtarëve të UÇK.

As zbardhja e fatit të rreth 1700 të zhdukurve nga lufta e fundit nuk do të bëhet pa ndërrimin e komisionit qeveritar për të zhdukurit dhe pa një trysni të fortë politike përmes vënies së kushteve të reciprocitetit në të gjitha fushat, përfshirë kompensimet për dëmet e luftës, kthimin e fondit pensional dhe pasurive të shumta të grabitura gjatë periudhës së luftës nga barbarët serbë. Prandaj lirimi i menjëhershëm i Haradinajt nga paraburgimi dhe pa asnjë kusht nga shteti francez, do të thotë liri për Kosovën dhe qytetarët e saj. Heqja e listave nga shërbimi i Interpolit të lëshuara nga regjimi i Serbisë me akuza të rreme kundër figurave politike dhe ushtarake, përfshirë edhe shtetasit e rëndomtë kosovarë, të përgatitura në kuzhinat e Beogradit duhet të jetë kushti themeltar që Brukseli dhe Ëashingtoni duhet t'i vënë Serbisë, në të kundërtën do t'ua bëjmë me dije shteteve të "Kuintit", se me asnjë çmim nuk do të pranojmë rirobërimin dhe poshtërimin nga askush, qofshin ata fqinjë apo "miq" perëndimorë.

Në fund të këtij shkrimi, i drejtohem Brukselit dhe qendrave të tjera të vendosjes: Mos e keqpërdorni këtë klasë të korruptuar politike në dëm të interesave të popullatës shumicë shqiptare në Kosovë për hir të Serbisë, në të kundërtën do të përballeni me hidhërimin dhe zemërimin e 7 milionë shqiptarëve në Ballkan dhe miliona shqiptarëve në vendet perëndimore. Tashmë, kur është rrezikuar lëvizja e lirë dhe ekzistenca fizike e shtetasve kosovarë, edhe durimit rugovian mund t'i vijë fundi, e të mos flasim për shpirtrat e trazuar nga padrejtësitë e shumta dhe kriza e rënduar socio-ekonomike e këtyre viteve të fundit!

Nga Florim ZEQA