BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

Opinion / Editorial

Hipokrizitë për Demarkacionin apo mashtrimi për liberalizim!

Hipokrizitë për Demarkacionin apo mashtrimi për liberalizim!

E kam thënë edhe më herët, po e përsëris prapë, ndërrimi i mendjes për sjelljen në Kuvend të Demarkacionit me Malin e Zi sipas versionit të qeverisë së kaluar do të jetë "vdekjeprurës" për kryeministrin Haradinaj. Me një veprim të tillë, Haradinaj përveç humbjes së imazhit pozitiv (pas caktimit të komisionit të ri për demarkimin e kufirit), përfundimisht do të humbasë edhe kredibilitetin si lider shtetëror, kur dihet se i njëjti si opozitë e bashkuar (LAN) e kundërshtoi me të gjitha mjetet në kuvend ratifikimin e marrëveshjes me Malin e Zi, të nënshkruar nga presidenti Thaçi.

Në këtë rast e keqja bëhet më e madhe kur versioni i qeverisë së kaluar u soll me plot hipokrizi dhe standarde të dyfishta. Vetë sjellja në Kuvend e Demarkacionit nga ana e kryeministrit Haradinaj nënkupton pranimin e versionit të kaluar nga ana e tij, ndërsa në anën tjetër deputetët e AAK-së e kundërshtojnë si të papranueshëm versionin e qeverisë së kaluar! Gjasat janë të mëdha, që sjellja e demarkacionit në Kuvend mund të jetë vetëm një skenar për mocion të përshpejtuar kundër qeverisë "Haradinaj", gjegjësisht çuarja e vendit në zgjedhje të reja parlamentare.

Në fakt, rruga e ardhjes në pushtet e Haradinajt, mund të jetë e njëjta për zbritje nga froni i pushtetit. Andaj, si "shpëtim" për Haradinajn ashtu edhe e dobishme për vendin do të ishte mbrojtja e qëndrimeve nga ana e kryeministrit Haradinaj për mos sjellje në Kuvend të versionit të qeverisë së kaluar. Pavarësisht faktit, si do të rrjedhin zhvillimet në Kuvend, koston e gabimeve të politikës do ta paguajnë prapë qytetarët e vendit me getoizim të mëtejshëm, përkeqësim të jetës dhe humbje të shpresave për ardhmëri të ndritshme në shtetin e tyre.

Sjellja në Kuvend e raportit të ri me gjetjet nga Komisioni për demarkacionin është një dëshmi se qeveria ndodhet para një presioni të madh ndërkombëtar dhe prapaskenave të faktorit politik vendor. Qeveria, duke qenë e bindur në dështimin e saj për ratifikimin në Kuvend, synon që ta dërgojë çështjen e Demarkacionit në Arbitrazh ndërkombëtar të marrëveshjes paraprake, gjegjësisht për ta kaluar në variantin e parë të marrëveshjes së nënshkruar nga presidenti Thaçi. Obligimet ndërkombëtare që kanë marrë qeveritë paraprake, si kushte për liberalizimin e vizave dhe marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel nga Thaçi e Mustafa, janë obligime edhe për qeverinë "Haradinaj" dhe secilën qeveri që vjen pas saj. Për të gjitha vonesat në përmbushjen e obligimeve ndërkombëtare, pasojat do t'i vuajnë qytetarët e vendit me getoizim të mëtejshëm nga izolimi ndërkombëtar i shtetit të Kosovës.

Edhe përkundër faktit se dalja e Kosovës nga obligimet ndërkombëtare, është shumë e vështirë, nuk është krejtësisht e pamundur! Sikurse kryeministri Haradinaj ta kishte me gjithë mend kundërshtimin e variantit të qeverisë së kaluar, hapi fillestar do duhej të ishte nxjerrja e një ligji për hedhjen poshtë të marrëveshjeve të deritanishme ndërkombëtare për Demarkacionin me Malin e Zi dhe për Asociacionin e komunave serbe, gjegjësisht miratimin në Kuvend dhe nxjerrjen më pas para drejtësisë të nënshkruesve të marrëveshjeve fatkeqe për vendin. Pa nxjerrjen e një ligji të tillë, të gjitha veprimet dhe deklarimet për demarkacionin do mbeten vetëm hipokrizi dhe marrëzi politike, të cilat në masë të madhe do të rrezikojnë marrëdhëniet e Kosovës me miqtë ndërkombëtarë, në veçanti me SHBA-të.

Riprocedimi i Demarkacionit në Kuvendin e Kosovës, me një raport zyrtar të Komisionit të kryesuar nga Shpejtim Bulliqi, që pasoi ekipin e mëhershëm të udhëhequr nga Murat Meha, më tepër i ngjet një alibie për të justifikuar rrëmujën e madhe, zhurmën, debatet, hartat, Çakorrin, Kullën, se sa vullnetin dhe këmbëngulësinë për të shpëtuar territor të vendit! Në fakt, nga rrëmuja e madhe për demarkacionin nuk po dihet në të vërtetë kush është pro e kush tjetër kundër variantit të ri qeveritar! Në anën tjetër, pala malazeze na e bëri edhe një herë të qartë, se marrëveshja ndërkombëtare e nënshkruar nga liderët shtetërorë, pavarësisht vendimeve në Parlamentin e Kosovës do të mbetet e pandryshuar.

Pra, "lufta" për territorin e vendit, është zhvendosur në Parlamentin e Kosovës, ku fituesi dihet (Mali i Zi), ndërsa neve humbësve më të mëdhenj na ka mbetur në dorë vetëm patriotizmi folklorik, sa për të nxjerrë në sipërfaqe "heronj" dhe "tradhtarë" me bollëk sikurse përgjatë të kaluarës tonë të dhimbshme.

Përderisa tashmë po dihet fundi i dhimbshëm dhe fatal i demarkimit të kufirit me Malin e Zi, askush nuk di se cili do të jetë epilogu përfundimtar i demarkimit me fqinjin tjetër verior verior-Serbinë. Në një shkrim autorial të datës 14.06.2017, pas epilogut të zgjedhjeve nacionale e pata dhënë këtë propozim; "Zgjidhja më e mirë dhe më optimale për rrethanat e krijuara pas zgjedhjeve të 11 qershorit, do të ishte krijimi i një "qeverie teknike" me kryeministër nga partia më e madhe politike në vend e dalë nga zgjedhjet, në këtë rast nga VV-ja, ndërsa posti i kryeparlamentarit t'i lihet koalicionit më të madh fitues të zgjedhjeve (PAN), kurse ndarja e posteve të tjera ministrore të bëhet në përputhje me fuqinë politike të secilit subjekt parlamentar".

E thashë pikërisht kështu, jo që isha kundër Ramushit apo pro Albinit, por pse vendit i duhej një qeverisje gjithëpërfshirëse për t'u përballur me sfidat e kohës. Kthimi i demarkacionit, nga çështje shtetërore në partiake është gabimi më i madh politik dhe dëmi më i pariparueshëm për vendin. Se vërtetë është pikërisht kështu, e dëshmojnë deklarimet dhe qëndrimet e kundërta të partive në koalicionin qeverisës. Deri tek kjo kemi ardhur, shkaku i mungesës së një konsensusi nacional lidhur me çështjet madhore për vendin.

Qëndrueshmëria e qeverisë "Haradinaj" është më së paku e rëndësishme në raport me tërësinë territoriale dhe sovranitetin e vendit. Në këtë rast, Demarkacioni me Malin e Zi po e tregon gjendjen e mjerë të kësaj klase politike dhe talljen e tyre me qytetarët e vendit, që i kanë lënë të getoizuar në koloseumin e quajtur Kosovë, pa të drejtë lëvizje dhe pa asnjë shpresë për jetë në këtë vend. Mbase një "Qeveri Teknike", në mos zgjidhje fatlume, do t'u jepte fund iluzioneve të qytetarëve,...me çka do të bëhej përfundimisht e qartë çështja e kufijve të jashtëm të vendit tonë, jo vetëm në raport me Malin e Zi, por edhe me Serbinë në pjesën veriore të vendit tonë. Qeveria aktuale, përkundër dëshirës, e ka të pamundur t'u bëjë ballë presioneve të jashtme dhe faktorëve të brendshëm shkaku i numrave viciozë,... e si pasojë e kësaj e ka të pamundur të miratojë në kuvend çështje të ndjeshme siç është Demarkacioni me Malin e Zi dhe tema tjera më interes kombëtar shkaku i "lakut në fyt" nga Lista "SRPSKA".

Në anën tjetër, mbetet e pajustifikueshme loja plot hipokrizi e ish kryeministrit, e liderit aktual të LDK-së, Isa Mustafa, gjoja për mbështetjen e votimit për Demarkacionin me Malin e Zi,...i cili nga mungesa e mbështetjes së të njëjtit variant në legjislaturën e kaluar u përball me mocion mosbesimi, nga i cili përfundoi në opozitë duke i dhënë goditjen më të rëndë subjektit të tij politik.

Nga qëndrimet zyrtare të LDK-së, shihet qartë se përsëri kemi një bashkërendim të veprimeve në prapaskenë të liderit të saj me strukturat e PDK-së për ta nxjerrë nga loja kryeministrin Haradinaj pikërisht përmes demarkacionit, me qëllim të bashkimit të sërishëm në një kurorëzim të radhës të nëntokave politike që krijuan të gjitha rrëmujat viteve të fundit në skenën politike kosovare. Pas debaklit zgjedhor që pësuan ish partnerët e koalicionit, çarja e VV-së ua ka ringjallur shpresat dhe ngacmuar përsëri ndjenjat për pushtet. Hipokrizitë rreth demarkacionit janë mashtrimi më flagrant i qytetarëve të Kosovës, ngaqë demarkacioni nuk ka qenë dhe nuk është kushti themeltar për liberalizim të vizave. Pasi, luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar është kushti kryesor i vënë nga BE-ja për ecjen tutje të shtetit të Kosovës drejt integrimeve evropiane dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve kosovarë drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

Nga Florim ZEQA