BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Më në fund me djalë, zoti kryetar!

Më në fund me djalë, zoti kryetar!

E shtuna rezultoi fatlume për Bashën. Zgjedhjet e 22 korrikut pas një muaj fushate për të bindur demokratët për ta rizgjedhur për ti dhënë besimin si dhe pas shumë “autokritikave” dhe marrje përgjegjësish politike mbi vet për humbjen e thellë, por edhe evidentimit sipas tij se rezultati nuk ishte rrjedhojë e dobësive të partisë që udhëhoqi, por deformim i votës së popullit. Pas shumë përplasjesh me grupe dhe individë brenda partisë dhe një gare mes tij dhe Selamit që synonin të njejtin post, atë të kryetarit, ai më në fund ndihet i relaksuar. “Betejën” brenda partisë e fitoi. Ia doli. Gara i dha shumicën e votave. Këtë herë e ka me hak një “urra” për fitoren. E para urra e vërtetë.

Kuptohet jo “urra” siç ishin ato pas votimit me njëqind përqind në Kuvendin e Shqipërisë të ndryshimeve kushtetuese që rastësisht përkojnë edhe me datën e njejtë të zgjedhjeve brenda PD, as me ato fitoret e përditshme brenda çadrës së lirisë apo Republikës së Re. Fitore që rezultuan kallp dhe nuk dhanë asnjë produkt për përkrahësit dhe mbështetësit e PD-së. Kjo fitore nuk është baraz me fitoren e marrjes së gjysmës së qeverisë, shumicës së agjensive më të rëndësishme të shtetit, apo të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, sipas marrëveshjes së 18 qershorit me kryeministrin Rama. Fitore që fatkeqësisht i rezultuan si fitorja e Pirros. Pothuaj gjithë fitoret partiake e individuale para 22 korrikut kanë munguar. Prej katër vitesh si kryeopozitar i është dashur të përballet me shumë humbje. Sapo përfundoi drejtimin katër vjeçar të Bashkisë së Tiranës pas një “fitoreje” me hile e trukuar, iu desh të përfshihej si lider i opozitës shqiptare dhe kryetar i PD në zgjedhjet e pushtetit lokal. Zgjedhje për herë të parë pas reformës territoriale.

Reformë që u ndërmor nga koalicioni i pas 2013 dhe ku nga më shumë se katërqind bashki e komuna, Shqipëria u nda në gjashtëdhjetë e një bashki. Po edhe në këto zgjedhje doli me bilancin më negativ që pas verës së 1992-it, kur sapo kishin fituar zgjedhjet e përgjithshme. Nga zgjedhjet lokale bilanci ishte tronditës. Pjesa e fitores ishte më pak se 25 përqind nëse i referohemi numrave fiks të bashkive në shkallë vendi. Zoti Basha humbi pothuaj qytetet më të mëdha me përjashtime të vogla. Po guri që rrokullisej nuk do mbetej këtu. Bilanci negativ për liderin Basha do përkeqësohej dhe thellohej. Rasti e solli që opozita e drejtuar prej tij të maste forcat në bashkinë e Korçës në zgjedhjet e parakohëshme. Humbje dërmuese. Minus 12 mijë vota nga kundërshtari politikë. Do vinte rasti i Dibrës, përgjithësisht fituar ndër vite nga PD dhe aleatët e saj. Po edhe Dibra nuk ndryshoi destinacion. Edhe këtu ushtria e opozitarëve, ecejaket me makinat e luksit, kërcënimet, lajkat, miklimet, përbetimet e të deleguarve të Tiranës mbeti bastion i të majtës. Shukriu nuk e shpëtoi dot PD-në. Fitorja ishte PS dhe aleatëve. Një humbje e re për opozitën. Fill pas Dibrës erdhi Bashkia e Ersekës. Pas ndarjes para kohe nga jeta kryetarit të kësaj bashkie duhej zgjedhur kryetari ri. Këtë herë e drejta për të konkuruar përball PS-së iu la aletatëve, Partisë Agrare. Po që në prapavijë e paravijë ishte vetë PD. Dhe përsëri humbje e hidhur. Humbje zinxhir. Pezëm mes humbësve. Mosbesim për betejat e radhës. Natyrisht edhe tronditje për lidershipin e Bashës.

Nuk mbaroi me kaq. Beteja më e madhe ishte përpara. Zgjedhjet e përgjithshme. Marrja e pushtetit. Ndryshimi i mazhorancës. Dërgimi në shtëpi, pra në opozitë të të majtës e cila kishte filluar të lëkundej nga shumë tronditje dhe valë goditëse brenda koalicionit. Ishte koha kur kërkohej nga partia bashkëqeverisëse që PS të bindte opozitën të futej në zgjedhje. Se zgjedhje pa opozitën nuk do të kishte. Kur koalicioni ishte në zgrip dhe koalicionistët një këmbë e mbanin në qeveri e tjetrën jashtë dhe në një kohë kur të gjithë prisnin që e majta të shpallte koalicionin e radhës dhe në bindjen e kryeministrit Rama shansi për t’u futur bashkë si koalicion PS-LSI në zgjedhje ishte dhjetë dhe për të treguar më shumë siguri ai në “Top Stori” nxori dhjetë gishta që garantonte njëqind përqind bashkëpjesëmarrje në zgjedhje. Gjë që nuk ndodhi.

Pas shumë përpjekjesh nga brenda e jashtë, PD u fut në zgjedhje dhe filloi fushatën. Po rezultatet për PD dhe Bashën që udhëhiqte dhe premtonte një fitore spektakolare se do ta mundte qeverinë e krimit e do ti shpartallonte oligarkët dhe kanabistët, ndodhi e kundërta. U vetëshpartallua. Humbja ishte spektakolare. Bilancit të humbjeve të liderit opozitar iu shtua një tjetër humbje. Këtë herë më e thellë. Pothuaj shkatërruese. Një humbje e thellë për gjithë demokratët. Humbje që pasoi me kritika dhe debate të zjarrta. Po përsëri shkaqet e humbjes dhe arsyet e treguesve kaq negativë që u shënuan, më të ulëta se viti 1997 e 2013 që PD vinte pas një qeverisjeje tetë vjeçare. Humbje. Humbje. Humbje. I njejti refren. E njëjta muzikë. Një histori. Përsëri humbje. Hemorragjia e humbjeve nuk kishte të ndalur. Në këtë atmosferë të akullt shumë prej zërave autoritarë të PD-së, deklaruan hapur pakënaqësitë ndaj liderit të tyre. U etiketua si arkitekt i humbjeve. U ngrit zëri në bazën e partisë. U fol në takime e podiume. Në peticione. Portale. E-maile. Në salla të mbyllura e zyra partie. U kërkua analizë e thelluar. Të nxirreshin përgjegjësitë se nuk mund të anashkaloheshin rezultatet e 25 qershorit me një batutë. “Zgjedhjet u vodhën” apo se “fajin për humbjen e ka qeveria”.

Njëherësh pasbeteja e zgjedhjeve, grupi kundër Bashës, jo vetëm organizuan mendimin e qëndrimin ndryshe, por edhe fizikisht shumë drejtues e ish deputetë themelues dhe kontribues të kësaj force politike ndër vite i kërkuan kryetarit një garë të ndershme. Si fillim shtyrje të zgjedhjeve. Mundësi të barabarta. Shanse të njejta. Zgjedhje të rregullta. Të lira e të ndershme. Dhe në këtë garë prej një muaj u evidentuan shumë problematika. U skicua fillimisht grupi anti Basha. Të cilët kërkonin më shumë hapsirë. Patozi e Mustafaj, dy prej autoriteteve të PD, Zonja Topalli e Zonja Bregu nuk i kursyen kritikat e akuzat për deformim të procesit. Po kështu rivali i Bashës, ish kryetari Selami, ia nisi një aksioni për t`ia dalë e për t’u bërë kryetar. Të gjithë i pamë ecejaket e dy kandidatëve. Fushatë në dukje alla amerikane. Po vetëm në formë. Jo në frymë. Njëri i ngrirë e tjetri edhe më i ngrirë. Takim me bazën. Me strukturat. Dalje në podiume e salla. Në sheshe e korije në rrugë e fshatra. U debatuan mendime dhe ide mes dy kandidatëve. U bënë përpjekje që të konsiderohej një garë e qetë. Po nëse ndiqje me vëmendje televizionet për Selamin vihej në pah podiumi për Bashën, podiumi dhe masiviteti në salla. Po kështu edhe në takimet me strukturat partiake nga Vermoshi në Sarandë. Për dikë listat e antarsisë ishin pronë dhe aksesi ishte i plotë për tjetrin ishin pothuaj sekret. Në këto kushte kishte një garë. Po jo e sinqertë. Këtë fenomen dhe mangësi e vunë në dukje edhe grupi anti Basha. Në salla. Në takime. Në Vlorë e në Tiranë.

Nuk po hyjmë në masat e marra nga komisionet e organizimit të zgjedhjeve në PD. As për seriozitetin e tyre. Nuk është në të drejtën tonë të pohojmë apo të mohojmë saktësinë apo ndershmërinë zgjedhore. Po kështu të themi se morën pjesë kaq e aq. Se nuk votuan as pesëdhjetë përqind dhe se fituesi sipas ekspertit Berisha iu dhanë mbi 50 mijë shuplaka duke i bojkotuar zgjedhjet. Se votat u influencuan. Se kutitë u mbushën. Se u bënë marifete. Nuk kishte barazi. Pati anësi. U mbështet Basha. Siç u veprua edhe vite më parë që pati zgjedhje. Kishte konkurent. Po nuk pati garë. Dëgjojmë. Flasin. Kritikojnë. Themelues dhe mohues. Fillestarë e themeltarë të PD. Dëgjojmë akuza e raste tjetërsimi të votës. Po as në mendje nuk na shkon të etiketojmë se zgjedhjet ishin një farsë. Se u cënua integriteti zgjedhor. Se u manipuluan listat dhe votat. Se fitorja e Bashës ishte e planifikuar. Apo kryetari i garantuar.

Strukturat partiake kishin simpati për kryetarin aktual. Se ata nuk do ta lëshonin asnjëherë atë në duart e kundërshtarëve. Apo se ndryshimi i datës së zgjedhjeve dhe caktimi i një date tjetër më të favorshme, brenda së cilës të përfshihej edhe një analizë e thelluar për evidentimi e shkaqeve dhe mangësive që i lanë demokratët me gisht në gojë dhe mandej të bëheshin zgjedhjet e kryetarit të painfluencuara. As nën peshën pesimizmit e inatit, as në peshën e hakmarrjes apo spostimit. Për të mos i ndarë kandidatët. Këtë e duam. Atë se duam. Njëri i ngrirë dhe tjetri i shkrirë.

Po një platformë e tillë edhe pse u anonçua fuqishëm nuk u pranua. Partia e vendosi. Dhe zgjedhjet u bënë. Demokratët shkuan në kutitë e votimit. Dhe rezultati. Fitore plebishitare. Madhështore. Sukses i Bashës.”Bashkimi i partisë” Rruga drejtë fitores. Nuk kanë rëndësi treguesit për fitimtarin. As përqindjet dhe shifrat. Rëndësi ka që Basha fitoi dhe më në fund regjistroi një fitore të thellë. Po një fitore kjo brenda të vetëve. Më në fund me djalë, o kryetar!

Nga Bardhyl BEJKO