BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

Opinion / Editorial

Monstra “kapitalizëm” mbërrin në Resulaj të Selenicës!

Monstra “kapitalizëm” mbërrin në Resulaj të

Fshati Resulaj i Komunës së Selenicës në Vlorë, prej njëzet e tetë vitesh të demokracisë borgjeze ka qëndruar në hije. Jo në hijen e pemëve që, pothuajse janë prerë e konsumuar për të mbajtur gjallë zjarrin, dimrave të acartë të zonës, por në hijen e harresës së shtetit e të shoqërisë. U desh të ndodhte masakra e 10 gushtit të këtij viti që Resulajt të viheshin në qendër të vëmendjes së publikut, medias dhe makinës shtetërore.

  Ç’ishte kjo gjëmë e padëgjuar në fshat e më tej tij? Një vrasje e tetëfishtë për shkaqe banale?

 Pyetja e parë qëndron dhe kërkon një përgjigje. E dyta bie poshtë sapo ta shqiptosh. Nuk ka vrasje për “motive të dobëta”, siç vijon të emërtohen pothuaj shumica e vrasjeve të ditëve tona të errëta. Shkaqet e kësaj vrasjeje të shumëfishtë e makabre dhe autori i tyre janë të qarta e të ditura. Autori i tyre nuk është 24-vjeçari Ritvan Zykaj, që të gjitha portalet e lajmeve po e quajnë “monstër”. Autor i asaj kasaphane njerëzore është monstra me emrin shekullor “Kapitalizëm”!

Prej njëzet e tetë vitesh, mister “Kapitalizmi” i shtriu tentakulat e tij në të gjitha poret e vendit tonë. Në zonat urbane, për vetë kushtet e mira “infrastrukturore”, e pati më të lehtë të bëhej “pushtues” i tokës dhe i njerëzve. Ndërsa në fshatra, veçanërisht në zonat e thella malore, fillimisht arriti të përcillte varfërinë, mjerimin, harresën. Por nuk vonoi, e mbas tyre u ngjit edhe vetë me të gjithë “arsenalin” e sistemit të tij, duke na vërtetuar në praktikë se është kryemonstra e gjithë monstrave që ka pjellë shoqëria shoqërore.

  Numri i madh i vrasjeve të kryera në disa sekonda e nga e njëjta dorë vrastare, u quajt nga media, shteti dhe qytetarë të ndryshëm, si ngjarja më makabër e ndodhur në 28 vitet e fundit. Duke harruar se çdo vrasje, sidomos kur bëhet për “motive të dobëta”, është makabre. Aq më tepër kur ato po ndodhin pothuaj çdo ditë me nga dy apo tre njëherësh, të cilat kur mblidhen nga statistikat, e tejkalojnë disa herë shifrën “tetë” të Resulajt në Selenicë.

 Në vitin 2000, midis “TV Shijakut”, drejtuar nga Alfons Zeneli dhe një qytetari nga Kosova, ardhur vizitë në Tiranë, pati një dialog interesant. “TV Shijaku” zhvillonte anketën për “Shqiptarin e shekullit”. Diku nga mesi i emisionit, u fut në linjë një qytetar nga Kosova, mysafir në Tiranë. Ndryshe nga sa priste drejtor Alfonsi, qytetari propozoi për “Shqiptar i shekullit” Enver Hoxhën, duke sjellë argumentet e tij. I pakënaqur me propozimin, dhe në mungesë të kundër-argumenteve, drejtor Alfonsi i thotë telefonuesit: “Ju i dashur vëlla kosovar, nuk e njihni periudhën e tmerrshme të diktaturës. Meqë keni ardhur në Tiranë, rrini disa ditë e të bindeni se sot ne gëzojmë liri të plotë...”.

  “Po, - e ndërpreu qytetari nga Kosova, - vërtet ju po “gëzoni” lirinë e vërtetë për të...vdekur. Në dy javë që jam në Tiranë, plot 13 vetë kanë humbur jetën. Vetëm sot që po flas me ju, u vranë me kallash tre qytetarë...”!

 18 vjet pas këtij episodi, numri i vrasjeve për “motive të dobëta” të shqiptarëve mes veti, nuk është pakësuar, përkundrazi është shtuar. Nëse futim në statistikë edhe vetëvrasjet me armë, me helme, me vetëvarje, me hedhje nga ballkoni etj., etj., për shkak të “depresionit”, numri statistikor shumëfishohet. Analistët, politikanët e shtetarët, si gjithnjë, edhe në rastin e Resulajt, rreken të vërtetojnë se monstra e vrasjes së tetë pjesëtarëve të fisit të tij, kishte shkak “depresionin”, apo shkaqe të tjera mendore e psikike të autorit. Dhe për ta përforcuar epitetin “monstër”, mundohen të vërtetojnë edhe filmimet e batutat që vrasësi na paska regjistruar me gjakftohtësi pas aktit makabër!!! Duke e fshehur kokën në rërë si struci, këta apologjetë të sistemit kapitalist, nuk duan, ose nuk guxojnë të thonë të vërtetat e hidhura por të dukshme. Shoqëria shqiptare po degradon. Dhe ky degradim ka nisur tek familja, që është baza e vetë shoqërisë.

  Shtrohet pyetja “Ç’ka ndodhur e ç’po ndodh me familjen shqiptare?”

Për të zbërthyer këtë pyetje, duhet të krahasojmë disa periudha, nëpër të cilat ka kaluar familja, periudha që përfshijnë kohë e sisteme të ndryshme shoqërore. Le të themi diçka telegrafisht: Shqiptarët në shekuj janë përballur me pushtues të huaj dhe regjime antipopullore të instaluara prej tyre, duke siguruar mbijetesën e ruajtur identitetin e kombit të tyre. Një nga faktorët subjektivë që siguruan këtë mbijetesë, ka qenë institucioni i familjes, i cili kishte një kod të veçantë. Kodi i familjes, ku pjesëtarët e saj emërtoheshin “Zot Shtëpie” dhe “Robt e shtëpisë”, ishte vërtet i ashpër, por i domosdoshëm për kohën. Fitorja e LANÇ dhe Revolucionit Popullor më 29 Nëntor 1944, edhe për familjen shqiptare do të sillte zhvillime të reja progresiste. Sistemi socialist, jo vetëm ruajti e forcoi traditat e vyera të familjes, por i pasuroi ato me elementë të rinj të kohës, në përshtatje me psikologjinë e popullit. Çështja e unitetit dhe harmonisë në familje ishte primare, një domosdoshmëri për të siguruar unitetin e gjithë popullit, pa të cilin asnjë sistem shoqëror nuk mund të ndërtohet e të konsolidohet demokratikisht. Socializmi, suprimoi hierarkinë mesjetare “Zot shtëpie” dhe “rob shtëpie”, duke krijuar një barazi të plotë midis pjesëtarëve të familjes. Nga ana tjetër, në ruajtje e në konsolidim të familjes, sistemi në fjalë angazhoi disa “zotër” shtëpie, si organizata masash, organizata rinore, partiake, dhe doemos edhe shtetërore. Si rezultat i këtyre masave, familja shqiptare për 45 vjet nuk njohu asnjë nga fenomenet negative të “kohëve moderne”, por arriti të suprimojë atavizmat e mesjetës, duke marrë formë e përmbajtje të plotë të familjes moderne.

            Po sot? “Shih e shkruaj” thotë populli. Familja shqiptare është në zgrip. Ajo “bombardohet” çdo ditë nga kriza sociale dhe ajo morale, të injektuara nga vetë sistemi kapitalist që ndërtojmë. Nuk po zgjatemi më tej me përgjithësime, por le të marrim rastin e ngjarjes në Resulaj. Kush ishte autori i vrasjeve makabre dhe cilat ishin shtysat që e çuan atë drejt krimit? “Depresioni?” “Defektet mentale?” “Çakordime psikologjike?” Po, secila apo të gjitha bashkë mund të jenë. Po pyetja shtrohet: Nga i erdhën këto sëmundje, këto çrregullime?! Ritvan Zykaj ishte vetëm 24 vjeç. Në ç’labirint kaloi ai që “shkalloi” në atë masë, sa të zbrazte plot dy karikatorë kallashnikovi mbi pjesëtarët e familjes e të fisit të tij?

            24-vjeçari kishte të paktën 20 vjet që kuptonte dhe “shijonte” varfërinë ekstreme të fshatit, familjes dhe të vetes. Mbasi mbaroi me vështirësi katër klasë fillore, e la shkollën dhe shkoi mbas dhive, duke bërë më shumë jetën e pyllit se të mjedisit shoqëror. Askush nuk u interesua ta detyronte (siç e ka dhe ligji) të vijonte shkollën. Kështu atij i mbeti të kuvendonte vetëm me dhitë fjalët e pakta që kishte mësuar në katër klasat e fillores. Në këtë botë të ngushtë, të varfër e të harruar, ai mbushi vitin e 24 të jetës. Të vetmin shok të ngushtë arriti të kishte “Kapitalistin” e vogël me emrin “ajfon” (Iphone). Siç e thashë në krye të shkrimit, “Kapitalizmi” në formën e celularit mbërriti edhe tek Ritvani 24 vjeçar, për t’ia turbulluar mendjen me imazhet e parajsës së sistemit borgjez. Mister “Kapitalizmi”, me këto imazhe parajsore të aparatit magjik, donte t’i ekuilibronte disi mjerimin e ferrit ekonomik. Mirëpo ky veprim “human” pati rezultat krejt të kundërt. 24-vjeçari Ritvan Zykaj, duke lozur me celularin, zbuloi se përveç botës së dhive, ishte dhe një botë tjetër e hatashme, gjithë lajle, lule, ngjyra e...mynxyra. Si mund ta arrinte këtë “botë”? Ishte e pamundur, sikur të shiste edhe të gjitha dhitë e fshatit. Ky ishte dhe njëri nga shkaqet që e çuan të riun tonë drejt krimit. Por jo vetëm kaq. Krah drejt aventurës të re iu bë edhe fisi, shoqëria dhe vetë shteti, që jo vetëm e kishin harruar viktimën e ardhshme në hallin e vet, por madje edhe e nxisnin drejt saj. Para disa kohësh Ritvani thonë se doli midis fshatit me kallashnikov në dorë, por fqinjët, shokët, kryeplaku apo dhe “njeriu i ligjit” që mbulon këtë zonë, nuk ia “varën”, duke e përcjellë si një shaka dhe aq. Thonë gjithashtu se njëri nga kushërinjtë, në një nga ditët e kaluara e rrahu sa e bëri për spital, por çështja u mbyll sepse “ishte brenda fisit”. Për më tepër, nisur nga një vjedhje që i riu kishte bërë dikur, një pjesë e fshatarëve dhe të fisit, e akuzonin për çdo vjedhje në fshat, ndonëse mund të mos ishte autori i saj.

Të jesh vetëm 24 vjeç; pa përvojë jete, pune e shoqërie; me një arsimin gjysmë analfabet; pa kujdesin dhe vëmendjen e familjes, të fisit, të shoqërisë e të organeve të pushtetit; me një jetesë mjerane ekonomike dhe i tunduar nga parajsa e paarritshme e “Ajfon –Kapitalistit”, doemos do të përfundosh në kriminel. Por kurrsesi monstër.

  Jo, i riu 24-vjeçar Ritvan Zykaj nuk është monstër. Ai është viktimë e monstrës me emrin “Kapitalist”. Është ky monstër ndërkombëtar, që ka mbërthyer edhe shqiptarët, për t’i kthyer monstra dhe viktima të tij. Monstra me emrin kapitalist (alias borgjez), e ka “shtëpinë” në tre “resorte” të sistemit të tij antipopullor: në Kuvendin e Shqipërisë, në Ndërtesën e Qeverisë dhe në Selinë e Presidencës, përfshi anekset e këtyre selive ku mrizojnë partitë politike borgjeze dhe sistemi i drejtësisë së korruptuar gjer në palcë. A nuk e pohojnë këtë përcaktim çdo ditë banorët VIP-a të këtyre “resorteve”?

Siç raportojnë institucionet kombëtare e ndërkombëtare, falë “parajsës borgjeze”, 70 përqind e shqiptarëve kërkojnë të largohen nga Shqipëria. Ky kontigjent i frikshëm, mund të largohet, por edhe mund të rikthehet një ditë në vendin e tyre. Por ata që vriten apo vetëvriten për motive banale, apo për çdo lloj motivi, nuk kthehen më në jetë. Mos vallë po shkojmë drejt degjenerimit e asgjësimit total?

 Një nga analistët, apologjet i sistemit aktual, në një shkrim për gjëmën e Resulajt, e cilësonte shoqërinë shqiptare, “Një shoqëri që ka kult dhunën”!

 Mendoj se kjo nuk është e vërtetë. Shoqëria shqiptare është shoqëri moderne. Dhuna dhe krimi burojnë nga kreu i piramidës politike e pushtetare, duke i dhuruar popullit pasojat. Populli është i durueshëm, por durimi i tij e ka një kufi. Kur ky durim të kapërcehet, populli do të ngrihet e do të kthehet në “cunam”, i cili do të fshijë “monstrat” e sistemit aktual borgjez. Kjo duhet realizuar sa më shpejt, përpara se të kthehemi të gjithë në monstra, çka do të shënonte asgjësimin tonë si popull e si komb.

Nga Gjon BRUÇI