BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Opinion / Editorial

Ne qytetarët, politika dhe "teatri" i saj!

Ne qytetarët, politika dhe "teatri" i saj!

Në sistemin e ekonomisë të tregut, për sa kohë "liria ime fillon aty ku mbaron liria jote", jo zoti Edi Rama, por edhe "perëndia" e tij të jetë në krye të vendit, kurrë qytetarët nuk mund të "ngopen" me liri. Përherë ajo do të mungojë e do të kërkohet gjithmonë e më shumë, jo si "monopol" individësh, por si e drejta më elementare, para të cilës nuk mund të dali asnjë lloj oratorie, apo aq më keq demagogjie politike. Drejtimi i një shteti varet nga shkalla e lirisë të përgjithshme. Sa më i lirë ndjehet qytetari, aq më efektiv është drejtimi shtetëror. Krahasimi me të kaluarën e veçanërisht me dukuritë negative, është një atavizëm i egër, që vetëm tenton të frenojë energjitë e një vendi të tërë. Pacienti bie në dorën e një mjeku të mirë, jo se para tij ai mjekohej nga një "kasap". Çështja "Teatri", sipas mendimit tim ka shpërfaqur një faqe të re në sjelljen e qytetarëve ndaj klasës politike e të ardhmes në përgjithësi. Zhvillimet e vrullshme që ndodhën në botë 20-30 vitet e para të këtij shekulli, reflektuan edhe në Shqipëri. Përveçse ndryshoi sistemi, ndryshoi edhe struktura shoqërore, e cila veçoi edhe "familjet e mëdha", apo "parinë e Tiranës", siç i quan shpesh drejtuesit politik, një burrë i ditur shqiptaro-amerikan, profesori Shinasi Rama. Po ç'janë këta? Sipas meje, në përgjithësi janë familje politikanësh, biznesmenësh, e çuditërisht edhe gazetarësh, që kanë mbledhur para, kryesisht duke i vjedhur drejtpërdrejt shoqërisë, së pari nëpërmjet shmangies nga detyrimet fiskale, si dhe duke "pastruar" para kriminale në formë transaksionesh direkt apo indirekt. A është e mundur, që në një vend ku paga mesatare është 325 euro, të paguhesh me 5 apo me 10 mijë euro në muaj, apo të banosh në vila që kushtojnë gjysmë milioni euro? Si është e mundur që janë toleruar këto shushunja të grabitjes të pasurisë të qytetarëve, këta injorantë në mentalitet, egoistë e te sëmurë në karakter, servilë të qelbur mbi "sërën" e tyre e maskarenj nën të? Kush do t'ju kundërvihet? Nëse bëhemi kapicë, si në rastin e "teatrit", i cili po na ndan më keq se Sala i 90-ës në "komunistë e demokratë", nëse lejojmë që në "skenën" publike të dalin lloj lloj surrogatësh, siç ai aktori që na vjen nga "la bella Italia" e na puth dërrasat e kalbura te skenës, a thua erdhi Skënderbeu "të shpëtoje mëmëdhenë". Nëse harxhojmë energji më të tilla "gomarllëqe" politike dhe nuk shohim se jemi një popull që edhe pak e humbasim krejt pavarësinë tonë (relative natyrisht), tregon se ndofta nuk e meritojmë lirinë për të cilën luftojmë. A nuk është kështu? Presim e kërkojmë shpëtim vetëm nga SPAK, apo BKH (FBI-ja shqiptare), ndërkohë që i njohim fare mirë kriminelët e grabitësit më të mëdhenj të kombit, "burrat e shtetit", duke u përpjekur t'i fshehim vetes (!) faktin se jemi në gjendje të bëjmë shtet, por nuk jemi në gjendje ta mbajmë atë. "Një komb, thotë fjala e të urtit, që kërkon të shpëtohet nga një njeri i vetëm, nuk meriton mëshirë".

"U prish teatri, fitoi më së fundi Edi Rama mbi Lul Bashën, fitoi shteti mbi antishtetin!". "Nuk u prish teatri, triumfoi opozita e Lul Bashës mbi pushtetin e Edi Ramës, fitoi kultura mbi antikulturën, fitoi Shqipëria evropiane!" Ose e bardhë ose e zezë, ja kjo është alternativa që i jep popullit "ajka" e intelektualëve shqiptarë popullit të vet. Një çorbë e tmerrshme e aspak serioze për një shtet, që nuk ka takat të hapë edhe bisedimet për të qenë kandidat, për tu futur në demokracinë e vërtetë. E, një çështje e tillë, kaq banale për tu trajtuar politikisht, krejtësisht teknike e administrative, që kërkon vetëm gjykim të drejtë e profesional, thjeshtë nga historianë, arkitektë e ekonomistë, futet në mes të një populli me njëmijë e një halle, ku me shumë se 30 për qind e tij rrezikon edhe bukën e gojës!!! Si ja del ky Kryeministri ynë!? Në vend që ti përkushtohet i tëri normalizimit të krizës politike e mbi të gjitha stabilitetit të pushtetit ekzekutiv, ka "nge" të merret me "teatrin"?! Nëse një qeveri në mëdyshje, zvarritëse e frikacake, për të zbatuar një drejtësi jo vetëm juridike, por një drejtësi të plotë shoqërore e cila përputh aktet juridike me realitetin ku vepron, nuk ka arritur të kuptojë se "dobësia e pushtetit suprem është fatkeqësia më e madhe për popullin", atëherë kemi të bëjmë me një qeverisje anti demokratike në kuptimin e plotë të kësaj fjale. Po çfarë mendon ky kryeministër i "çuditshëm", se bashkë me të ka zbritur "zoti" mbi tokë, e vetëm ky do ta zhvillojë e përfundoje së ndërtuari Shqipërinë? Ç'është ky mentalitet kaq i padurueshëm? A ka një pjesë të qytetarëve, të cilët nuk i ke bindur me kohë dhe nuk e duan prishjen e teatrit nga njëra anë? E nga ana tjetër, a nuk është e pa mjaftueshme forca e arsyeshme që dispononi për të vepruar me vendosmërinë që të imponon e drejta? Është e dukshme si drita që shohim. Bukur atëherë! Nuk ka sepse të prishet! Le t'i jepet këtij institucioni maksimumi i mundësive për mirëmbajtjen e godinës dhe zonën përreth tij, le ti lihet pasardhësit, brezit më pas. Ata do ti kenë mundësitë financiare e të nevojshme dhe me siguri që do ta zgjidhin këtë çështje shqiptare "për jetë a për vdekje", shumë më mirë! E nëse kërkon të influencojë më tej në jetën e qytetarëve, është tepër i vonuar, por sidoqoftë i mirëpritur në "teatrin natyror" të Shqipërisë, atje ku është më e domosdoshme e më e vështirë, e jo ku është më e lehtë e me fonde "qyl", atje te uji i pijshëm, kanalizimet, infrastruktura rrugore në qytet e fshat, ujitja e mbrojtja e lumenjve, pyllëzimet e gjelbërimet etj. Ehu... sa mundësi ka për ta kulturuar këtë popull, me një eficensë një mijë herë më tepër se "teatri"! Ja kjo, është sipas mendimit tim dalja nga kjo gjendje ku po na mbyt vulgariteti politik e artistik. Ndryshe, dyshimi duhet "transferuar" nga teatri për "teatrin", në teatrin për përfitime krejtësisht të paligjshme e kriminale. A e kupton ky z. Edi Rama këtë lloj pozite dilemash investimi ku ka rënë, e cila edhe në qoftë plotësisht "e ndershme" është e parakohshme dhe e cila nuk mund ta kapërcehet thjesht me demagogji "demokratike?! Për ne qytetarët ka ardhur një kohë e vështirë, një gjendje ku vetëm tani mund ta provojmë si jemi gatuar, kemi formën e shoqërisë adekuate me kohën, apo jemi një turmë që thjesht jetojmë sa për të ngrënë, për tu armiqësuar me njeri tjetrin, e për t'ia shkurtuar të ardhmen atij që e quajmë atdheu ynë. Asnjë gjë tjetër e askush nuk na del për zot përveçse vetes. Nuk ka për të ardhur ajo kohë kur mund të na shpëtojnë as "parti të reja politike", as SPAKU, as BKH (FBI-ja), as mazhoranca konfuze e pa iniciativë e frikacake, ajo që pak e nga pak po e zbeh kriminelin historik e krimin kombëtar, as opozita, kjo forcë regresive që thjesht vegjeton për turpin tonë, as "teatri i ri", as zgjedhjet e reja… Na shpëton vetëm zgjimi ynë i përgjithshëm nga ky "shi i marrëzisë" dhe vetëm e vetëm bashkimi me njëri-tjetrin. Ky është edhe misioni me i madh i intelektualeve sot, i domosdoshëm por edhe me minimali. Po nuk u udhëhoq e nuk ndodh ky bashkim njerëzor, ky vend e "meriton" Sali Berishën, apo të ngjashmin e vet. Bashkim, duke bojkotuar totalisht klasën tonë të degraduar politike, duke ja "futur" kokën në kanal atij që na thërret për të na përçarë e për të demonstruar për llogari të kolltukëve të qelbur të saj. Kur në qetësi e mirëkuptim, të merremi vesh me njëri-tjetrin, të marrim frymë lirisht, e kur ta kemi hedhur tej këtë formë "sherri" politik për interes vetëm të atyre që po na shtypin e që po na ndajnë edhe brenda për brenda shtëpive, më tej, pas tre apo katër muajsh "bojkotimi shoqëror", do ta shohim se si vetë ky bashkim, do të na imponojë me domosdo organizimin dhe veprimin kolektiv e të koordinuar, do të nxjerrë individët e partitë e duhura, do të na shfaqi rrugën e drejtë ku duhet të ecim.

Nga Bardhyl Ermini (Bejo)