BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Opinion / Editorial

Ne shqiptarët duhet të mësohemi t’i marrim punët e mira me radhë

Ne shqiptarët duhet të mësohemi t’i marrim punët e

Tashmë, kur ne shqiptarët nuk e dimë nëse PD do të mund t’i mbijetojë daljes nga sistemi, apo do të dalë krejtësisht nga skena, disa skllevër besnikë të kryetarit shkatërrimtar të PD-së Lulzim Basha, rreken të na mbushin mendjen se, “Lulzim Basha është “i dënuar” të pranojë dhe të punojë për postin e kryeministrit”. Veçanërisht është i çuditshëm jo konkluzioni që ata kanë nxjerrë, po se e kanë nisur punën nga bishti. Ende kur jemi shumë larg votimeve, ata, bile edhe vetë kryetari i Partisë së tyre na mërmërisin te veshi: Lulzim Basha është kryeministër. Unë jam kryeministri i ardhshëm. Hajde more dhe besoju birbove të tillë se e kanë seriozisht, apo thjesht tallen me ne? Në një kohë, kur ne shqiptarët vetëm po varfërohemi, kur nuk kemi asnjë institucion të hajrit në punë, është pakëz e çuditshme të merremi se, kush do të jetë nesër kryeministër i vendit më të varfër të kontinentit plak ? Ne, së pari duhet të mësohemi t’i marrim punët e mira me radhë e jo t’i bëjmë lesheli si deri tani.

 Ne as një palë zgjedhje nuk po arrijmë të kryejmë si duhet. Llokoqitemi për javë të tëra deri sa të nxjerrim një farë rezultati. Gjithsesi, partitë tona politike një gjë e bëjnë fort mirë. Çdo veprim e kryejnë në favor të xhepit të tyre. Kështu këto ditë, ndërsa u është mbushur mendja, se shpejt do të nisin zgjedhjet e parakohshme, militantët e PD-së u lodhën për t’ua mbushur mendjen shqiptarëve se, Lulzim Basha qenka “i dënuar” për të pranuar postin e kryeministrit. Një rezultat më shumë se qesharak. Aq më tepër që shqiptarët e dinë fort mirë se çfarë zhvillimi mund të kenë me kryeministër Lulzim Bashën që e kanë provuar në disa poste ministrore, apo në drejtimin e bashkisë më të madhe të vendit.

 Është mirë të kujtojmë ndonjë prej tyre. Thjesht për t’u thënë militantëve që të paktën të arrijnë të ruajnë partinë e tyre nga shkatërrimi i plotë, tani kur kanë dalë krejtësisht nga sistemi politik i vendit.

 Lulzim Basha gjatë qeverisjes së S.B nisi me postin e ministrit të komunikacionit duke lënë kokrrën e namit. Sepse mbahet ende edhe sot mend për vjedhjen e 220 milion dollarëve të Rrugës së Kombit, gjë për të cilin nisën edhe hetimet që u ndërprenë përmes raportit mjekësor që ai nxori. Nga dikasteri i komunikacionit kaloi në Ministrinë e Jashtme ku mbahet mend për shitjen e kufirit të detit. Ndërhyrja e Gjykatës Kushtetuese rregulloi gafën e tij. Nga dikasteri i jashtëm kërceu në dikasterin e brendshëm. Aty mbahet mend për vrasjen e 4 të pafajshmëve në rrugë. Sot ata janë dëshmorë, po paturpësisht asnjë prej fajtorëve që shkaktoi këtë masakër nuk është ndëshkuar.

Ndërsa tiranasit e mbajnë mend më mirë si kryetar i bashkisë së tyre. “Kemi parë, po si Lulzimi nuk kemi parë. 4 vjet vetëm fjeti. Duke na lënë të çuditur. Po sot çuditemi edhe më shumë, kur ka nisur të na flasë si kryeministër dhe na thotë se do ta bëjë vezën me dy të kuqe. A thua se ne jemi harraqë të mëdhenj dhe kemi harruar si flinte kur ishte kryebashkiak ?

 Si kryetar partie ai arriti ta nxjerrë partinë nga sistemi duke e çuar drejt vetëshkatërrimit. Sot askush nuk e di nëse PD do të mund të mbijetojë, apo do të shkatërrohet përfundimisht. Pasi shumë prej militantëve të saj kanë nisur të regjistrohen fshehurazi te parti të tjera të së djathtës.

 Këto janë mysyfetet dhe arritjet e mëdha të Lulzim Bashës. A janë të mjaftueshme për “ta dënuar” Lulzim Bashën me detyrën e kryeministrit? Vështirë se ka shqiptar që mund ta besojë.

Gjithsesi, budallallëqe të tilla janë vetëm maja e ajsbergut. Çfarë po na shohin sytë ne shqiptarëve, duket ashiqare se, “politikanët tanë as nuk ia kanë idenë të mund të na qeverisin”. Këtë ne mund ta arrijmë vetëm me ndihmën e miqve ndërkombëtarë. Kaq gjë tashmë të gjithë po e pranojmë. Sepse politikanët tanë nuk dinë gjë tjetër vetëm të vjedhin, të spiunojnë e t’i nxjerrin në treg gjithë të fshehtat e njëri-tjetrit. Ashtu si ndodhi këto ditë, kur nxorën në shesh edhe të fshehtat e prokurorisë. Kështu do të ndodhë edhe nesër, pasnesër, … gjithnjë. Përderisa edhe prokurorinë e kanë në duart e veta plazhistët e Durrësit. Ata dinë vetëm të tregtojnë të dhënat e fshehta që kanë. Po jo të vënë nën mengenenë e ligjit fajtorët, hajdutët e maskarenjtë. Nuk dinë asgjë tjetër të bëjnë vetë. Përderisa janë bërë milionerë siç thonë vetë, duke luajtur bixhoz, apo nga gjyshërit e gjyshet e tyre milionere. Këta plazhistët e Durrësit i kemi aq qesharakë sa na kanë neveritur gjithçka.

 Për turp të zotit, ende heshtet për idiotizmat që vetë ata kanë deklaruar, tani që janë përfshirë në mengenenë e Vettingut. Ndërsa shumica ve shqiptarëve vazhdon edhe më tej të lundrojë në detin e mjerimit, mjerim që askujt nuk i shkon mendja se do të mund ta largojë Lulzim Basha. 

Nga Ermion Dulla