BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Opinion / Editorial

Një klasë politike e mbushur me Shukrinj nuk mund ta ndreqë Shqipërinë

Një klasë politike e mbushur me Shukrinj nuk mund ta ndreqë

Nga Ilirian DEMIRI  Prej pak ditësh gjithë klasa politike shqiptare gjëmon kundër Shukri Xhelilit të Dibrës. E mallkon me shpresë se kështu do të arrijë të lajë vetveten nga mëkatet e shumta që kanë mbuluar gjithë trupin e saj. Politika kërkon ta largojë nga vetja e saj. Edhe pse e di mirë se, Shukriu është produkt i saj. Ndaj e çuditshme është se pse klasa politike shqiptare si në një garë shan e fyen Xhelilin me tërsëllima e mallkime për çfarë ai ka bërë. Aq më tepër se fyeu klasën politike dhe drejtuesit tanë, pse doli me brekë të grisura nëpër këmbë. Tashmë brekët e grisura të Shukriut janë kthyer në kult të moralit që ka kjo klasë politike shqiptare, në simbol të mashtrimit të saj. Edhe pse erdhi me të vetmin qëllim: për ta rilindur vendin. Ndërsa tashmë të gjithë po e shohim se përditë e ka bërë gjithnjë e më qesharak. Ndërsa brekët e Xhelilëve i ka kthyer në imazhin e vet.

 E vërteta është se Xhelil Shukriu i Dibrës nuk është i vetmi. Janë të shumtë Xhelil Shukrinjtë nëpër Shqipëri. Vetëm Xhelil Shukriu i Dibrës e ka të pamundur të lajë të gjitha mëkatet e politikanëve shqiptarë, që në fshehtësi kryejnë poshtërsira edhe më të mëdha duke mbajtur rradhë nëpër shtëpitë e fshehta publike.

Ka deputetë, apo ish deputetë që krenohen për këtë. Aq sa deklarojnë: në rast se partia ime më kandidon sërish, unë fitoj me votat e dashnoreve. Të tillë deputetë kemi në të katër anët e Shqipërisë. Se janë të tillë pa Shqipëria vazhdon të rropatet mes krizave të njëpasnjëshme. Tashmë nuk është çudi të shohim deputetë, ish deputetë, apo drejtorë , të gjithë pushtetarë të familjes, t’i drejtohen bie fjala, Prizrenit duke mbajtur rradhë në shtëpitë e fshehta publike të atij qyteti. Bie fjala, se të tillë ka edhe gjetkë. Se, ku pyetni deputetët tanë dhe drejtuesit e ndërmarrjeve e institucioneve që familja i ka emëruar. Ata janë të njohur, por askush nuk bëzan. Ndërsa “Rilindja” i gradon se janë pjesëtarë të familjes që “ka pushtuar” gjithë administratën shtetërore.

Njerëzit e thjeshtë, ata që “milen” çdo ditë nga kjo klasë politike i njohin mirë monstrat e tilla. Bile më mirë se nga Kontrolli i Lartë i Shtetit që nganjëherë përpiqet të nxjerrë në sipërfaqe ndonjë lepur të vogël nga “strehuesit” e mëdhenj të korrupsionit. Tashmë, klasa politike shqiptare nuk ka as turp apo për cipë. Ndaj ajo flet me zë të lartë për Shukriun se do të mbulojë llumin e madh të saj. Këta zyrtarë freskohen nga kondicionerët e blerë me paratë e taksapaguesve lokalë e qendrorë, kur flasin kundër Shukriut, edhe pse e dinë se janë shumëfish më të ndyrë se Shukriu i Dibrës. Parimi që udhëheq ë korruptuarit është sa perfekt, aq edhe grotesk: “Shih rrushi rrushin e piqu”.

Shqiptarët nuk duhet të qëndrojnë si deri tani indiferent. Ngjarja e Dibrës është një thirrje që të mundohet të lajë pisllëkun e madh të kësaj klase politike që na ka vënë përfund. Është një thirrje ndaj të gjithë shqiptarëve të majtë e të djathtë ta braktisin këtë lloj klase politike që na ka zhytur në mjerim duke pasuruar vetëm xhepin e saj. Tashmë të gjithë e kemi të qartë: kjo klasë politike nuk mund të bëjë hapin e duhur të kthesës. Niveli i ndyrësisë që ka fituar ajo ka kapur nivele aq të larta sa ndryshimi është i pamundur. Ndaj ka mbetur vetëm një zgjidhje: kjo klasë politike duhet hedhur në llumin e harresës. Tashmë ndër shqiptarët është rritur ndjeshëm frika që po mbjell nga dita në ditë pushteti familjar i instaluar në Shqipëri. Në këtë zallamahi i gjithë pushteti është në duart e vëllezërve, motrave e kunetërve të deputetit, të ministrit, të prefektit e kryetarit të bashkisë. Askund nuk sheh një të punësuar jashtë kësaj vorbulle familjare. Edhe pse shumë prej tyre janë gjysmanalfabetë. Edhe pse shumë prej tyre në vend të punës mendjen e kanë sa mund të vjedhin e të fitojnë për familjen. Këtij fyelli i bien si e majta dhe e djathta. E majta tashmë ka bërë që te shumica e shqiptarëve të humbasë edhe ajo fije shpresë që deri tani kishte mbetur. Ndërsa e djathta i bie fyellit me të vetmin synim: të bindë popullin ta rikthejë sërish në pushtet. Por as nuk i shkon mendja t’i kërkojë të falur për qeverisjen idioteske të mandatit të dytë 4 vjet më parë. Sepse siç ka nisur me premtimet si, do të rrisim pagat, do të ulin taksat, … gati sa nuk thotë: do t’u sjellim lugët e florinjta në sofër.

 Ndërsa vazhdon të heshtë për Gërdecin, apo 21 Janarin. Edhe pse të gjithë shqiptarët ia kërkojnë një përgjigje. Sepse është e çuditshme si u ngrit linja e demontimit aq pranë banesave. Është një poshtërsi ekzemplare që vetëm një klasë idiote politike si kjo shqiptare mund ta harrojë Gërdecin. Ndaj themi se Shukri Gjelilë është e gjithë klasa jonë politike. Sepse deri tani ende një punë të hajrit nuk ka bërë. Edhe pse kanë kaluar 26 vite klasa politike vazhdon të mashtrojë shqiptarët. Aq sa mashtrues ekzemplarë janë edhe drejtuesit e sindikatave. Qesharake se ka ndodhur vetëm në Shqipëri. Një prej sindikatave shqiptare dekoron një kryeministër edhe pse është përgjegjës pë2r shumë poshtërsira të ndodhura gjatë viteve të fundit. Sindikatat janë një grumbull plehu që po ndot çdo cep të vendit. Janë drejtues mbi 80 vjeçarë, që janë vënë në krye 26 vjet më parë dhe as u shkon mendja ta lenë një ditë karrigen. Dhe ne shqiptarët çuditërisht e pranojmë në heshtje. Edhe pse edhe këta na vjedhin ashiqare, përmes kuotizacioneve.

 Turpet në këtë Shqipëri të shkretë nuk kanë të sosur. Ne shqiptarët jemi mashtruar aq gjatë sa tashmë edhe ndonjë e vërtetë që mund të na thuhet nga vargu i gjatë i Shukrinjve vështirë ta besojmë. Sepse ende asnjë prej këtyre monstrave nuk na ka kërkuar të paktën falje për çfarë na kanë bërë gjatë 26 viteve. Bile edhe çfarë po na bën gjatë këtyre ditëve. Është bash kjo arsyeja që nuk duhet të heshtim më. 

 Vërtet “Rilindja” duket ashiqare se e meriton largimin, bile ajo kupën e ka mbushur me kohë. Ndaj vargu i pafund i reformave duhet të marrë jetë një orë e më parë dhe t’i largojë nga shtrati i mjerimit shqiptarët. Po këtë nuk mund ta bëjë, “rilindja” e Shukrinjve, nuk mund ta bëjë as opozita e mbushur me shukrinj që krenohen se mund të fitojnë me votat e dashnoreve. 

 Ndaj themi: kjo klasë politike nuk mund të na sjellë çfarë ëndërruam 26 vjet më parë. Është një klasë politike e mbushur me shukrinj, që nuk di gjë tjetër vetëm të vjellë të varfërit që tashmë kanë humbur çdo shpresë se mund të ndryshojë diçka për mirë. Janë këto arsyet që të gjithë shikojnë t’ia mbathin. Bile edhe duke ndryshuar nënshtetësinë. Si shumë shqiptarë që tashmë po kthehen befas në shtetas bullgarë, amerikanë etj.