BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Qeverisja Rama, “Made in Shukri”

Qeverisja Rama,  “Made in Shukri”
Nga Kastriot Islami*   Vendi është në krizë duke shkuar drejt humnerës. Për disa muaj buxheti i shtetit mund të bllokohet duke vënë në rrezik pagat, pensionet, rimbursimi i ilaçeve, sepse për të tjerat ky bllokim është tashmë prezent, pjesërisht apo plotësisht. Bankat e huaja, të mbytura nga kriza e kredive të këqija të kompanive të falimentuara, mund të largohen për të mos u fundosur së bashku me ekonominë vendase, ashtu sic ju ndodhi firmave piramidale në 1997. Konsumi ka rënë për shkak të varfërisë, pra uljes drastike të fuqisë blerëse. Eksportet e importet kanë rënë.
 
FMN ka dhënë alarmin me një gjuhë “diplomatike” ndërkohë që “fyçkat” mediokre të qeverisjes rilindase vazhdojnë të mashtrojnë e gënjejnë, duke mos pushuar ndërkohë të vjedhin e rrjepin buxhetin e asetet publike përmes koncensioneve, madje duke i dhënë dërmën edhe kompanive amerikane, gjermane…. Kriminelët e trafikantët kanë zaptuar qeverisjen, maxhorancën kuvendore, pikat kyçe të administratës së lartë publike.
 
Trafikanët dhe kultivuesit e drogës, kryesisht të lidhur me policinë e drejtpërdrejtë me “liderin suprem”, kanë intensifikuar mbjelljen e hashashit dhe tranzitimin e drogave të forta; Shqipëria është vendi i kultivimit të hashashit por edhe i eskobarëve të Ballkanit. “Lideri supreme” vazhdon si klloun të sillet si “p…. nëpër brekët e cpuara të Rilindjes”… vetëm duke akuzuar opozitën e kundërshtarët dhe dhënë shfaqje “alla Shvejk apo Donkishot”.
 
Ndërkohë “parfumi” i kësaj qeverisje vjen nga një zonë periferike… me brandin “Made in Shukriu”. Të shpresojmë që 700 të ftuarit e NATO-s që vijnë këto ditë në Tiranë s’e shikojnë këtë film rilindas se mund të sygjeronin paisjen me “brekë të blinduara”.
“Made in Shukriu” s’është rastësi…
Ajo që ndodhi Dibër, ka ndodhur, po ndodh (live) dhe do të vazhdojë të ndodhë me këtë qeverisje, kudo e kurdo. Sepse “Made in Shukriu” është softueri i Rilindjes, pra mënyra sesi funksionon kjo qeverisje mediokre dhe e paaftë, klinteliste e mashtruese, kriminale e kusare. Shikoni se kush e përfaqson Dibrën në parlament…Njëri që ngjason më shumë me “mbathjet” e Shukriut kurse tjetri që s’flet asnjëherë s’duket gjë tjetër vecse si “vrima” e tyre. Në këtë përngjasim, e shkreta vajzë 20 vjecare duket si “socialistja” që pasi i kanë rrëmbyer tinëzisht votën duan të përdhunojnë pinjollët punistë, kusarët e pasurive publike dhe kriminelët, krenaristët e kanabistët, që vjedhin e s’ngopen por kërkojnë të shfryhen e argëtohen përmes perversitetit që e shesin si punësim. Kjo është qeverisja, qëndrore e lokale, e bazuar në programin e Rilindjes apo që ndryshe qytetarët këto ditë kanë filluar ta etiketojnë si Programin e “P…. të Mëdha”, që jo vetëm po bezdisin e qelbin të gjithë dynjanë por kanë cpuar edhe “mbathjet e veta”. Dhe njerzit e thjeshtë nga gjithë kjo zallamahi shikojnë cdo natë të njëjtën pamje televizive, Shukri-Qeverisjen Rilindase që atyre tashmë këto ditë iu duket gjithnjë e më shumë me “zero-arritje” pra në formën e “Vrimës”…Për qytetarët Qeverisja Rama është simbolikisht Vrima në filmin “Made in Shukriu”…
 
Sherri Rama-Meta projektohet si sherri Eskobar-Shukri…
Ngjarjet në Sarandë dhe Peshkopi kanë risjell edhe njëherë në vëmëndje të publikut dhe të politikës sherrin permanent mes Ramës e Metës, që gjithnjë nis me tentativën e Ramës për të goditur poshtë brezit Metën. Me porosi të “liderit suprem”, deputeti “shukrian” i Dibrës del dhe flet për skenar politik kundër Shukri-Ramës dhe nënkupton se kjo vjen nga fronti i Eskobarit, ndërkohë që Kokëdhima, ishdeputeti “eskobarist” i Sarandës, në tentativë vëtëmbrojtje për të maskuar cdo lidhje me Eskobarin e Ballkanit zbulon skenarin e sulmit të Ramës duke ia faturuar Metës lidhjen me Balilin?! Edhe ky sherr mes personazheve të Dibrës e Sarandës, mes Shukriut dhe Eskobarit, duke sjellë në vëmëndje videon e Shukriut, nuk është gjë tjetër për qytetarët vecse sherri live mes Metës e Ramës.
 
Rilindja-“P…. e madhe”, PSSH-“Mbathjet e cpuara”, Qeverisja Rama-“Vrima”…
Përse vendi po lëngon? Përse qytetarët po largohen masivisht pa shpresë? Përse asgjë nuk funksionon? Përse fondet dhe astet publike vidhen e rripen cdo ditë? Përgjigja është e qartë për të gjithë. 1 milion e treqind votues s’e durojnë më këtë qeverisje, madje pjesa e tyre më e madhe, socialistë e demokratë, janë të mërzitur përse opozita s’i shporr një minutë e më parë…Shumica e shqiptarëve të zhytur në mjerim e dëshpërim, pa shpresë e të friksuar, kanë filluar të tallen me të gjithë format e mjetet me Ramën dhe qeverisjen e tij, sic ka ndodhur rëndom sa herë qytetarët janë të urritur nga papunësia e varfëria por edhe të kërcënuar me burgosje nga qeveria. Dhe për tu tallur gjithnjë gjejnë metafora për tju shmangur persekutimit. Nga shprehja popullore se “p… e madhe cpon mabathjet e veta” atyre ju duket se i) Rilindja, një mashtrim i madh ngjason me “P…. e madhe”; ii) PSSH e përdorur vetëm për ti marrë votat ju duket si “Mbathjet alla puniste; kurse iii) “Vrima” ju duket qeverisja. Ndërkohë që për Ramën thonë se “sillet si p… nëpër brekë” dhe këtë e konsideron qeverisje./ Syri.net