BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Opinion / Editorial

Reforma në Drejtësi, po bëhemi gazi i botës…

Reforma në Drejtësi, po bëhemi gazi i botës…

Nga Rushan DOSTI  Sa herë që takoj shokë, miq dhe njerëz të zakonshëm, “kryefjala” e ditës është Reforma në Drejtësi. Meraku mbetet në një pikë të vetme: Do të bëhet apo jo?! Edhe pse tashmë dihet një datë ku kjo Reformë do të provohet nëse do ta kalojë klasën apo jo, prapë se prapë njerëzit janë dyshues dhe mosbesues. Dhe të gjithë këtë “lëmsh” e ka tjerrur dhe vazhdon ta tjerrë politika, lidershipet e saj, që nuk po gjejnë dot një gjuhë të përbashkët, atë gjuhë ne të cilën duhet të flasë drejtësia e vërtetë e këtij vendi. “Çorba” që kjo politikë ka gatuar dhe vazhdon të gatuajë, tashmë është prishur aq keq saqë nuk ka njeri që mund ta gëlltitë. As vetë politika dhe politikanët e këtij vendi nuk dinë se çfarë mund të ndodhë nëse kjo Reformë nuk miratohet.

Kjo është një nga dhjetra arsyet e tjera që diplomacia e SHBA dhe BE në këto ditë të nxehta vere e ka shpërngulur rezidencën e saj në Tiranë. Sa ikën njëri, në Rinas zbret tjetri. Njëri i lutet Bashës e tjetri Ramës, ndërkohë që dëgjojmë lajme edhe më të pabesueshme që Thaçi ka ardhur në Tiranë për të “zbutur” Metën që ky i fundit të dakordësohet me Ramën. E çfarë nuk na dëgjojnë veshët e shikojnë sytë, aq sa kemi harruar edhe valomën e kësaj vape që sa vjen e shton dozat e të nxehtit. Pra, ndodhemi në një situatë ku nuk e merr vesh i pari të dytin. Vërtetë që po lëmë nam e po lëmë pa gojë mbarë botën, e cila nuk po kupton se me cilin politikan të flasë më parë.

Jo më larg se një ditë më parë, në Tiranë erdhe vetë zonja e nderuar Nuland, një diplomate me performancë të lartë, e cila gati sa nuk ju lutë, liderëve të politikës shqiptare, kreut të qeverisë dhe kreut të opozitës, duke i ftuar që të mos pengojnë miratimin e Reformës në Drejtësi. I takoi secilin më vete e secili doli e bilbiloi sipas oreksit të tij, sikur të mos kishin folur fare me zonjën Nuland. Përsëri edhe pas kësaj tentative të diplomacisë botërore për të bërë palët në një mendje, politika shqiptare mbylli sytë e veshët duke qëndruar secili lider i saj në llogoren e tyre të zakonshme. Rama qëndron në të tijën e Basha artikulon për të njëmijtën herë paragrafin 88 të Komisionit të Venecias. Që të dy mbrojnë versionet e tyre duke e ditur që me këtë qëndrim partiak, reforma nuk mund të miratohet kurrë.

Siç duken bathët, edhe propozimi i ri, vendosur në tavolinat e Ramës dhe të Bashës nga përfaqësuesit e SHBA dhe BE, nuk ka bërë ndonjë efekt, për sa kohë që palët qëndrojnë larg njëra – tjetrës. Aq sa të patolerueshme janë me njëra tjetrën, po kaq servile dhe hipokrite tregohen faqe botës. Nuk di se si do të rrjedhin ngjarjet pas shqyrtimit që palët do ti bëjnë propozimit të diplomates amerikane, por një gjë e di me siguri se kështu siç po vepron kjo politikë alashqiptarçe, po na nxjerr lakuriq në sytë e botës demokratike dhe prej kohësh jemi bërë gazi i botës…

Nuk ka arsye dhe nuk ka për se të ketë, kur dihet që drejtësia prej vitesh është “betonuar” nga padrejtësia dhe korrupsioni dhe vendi më shumë se për çdo gjë tjetër ka nevojë për më shumë drejtësi, për më shumë imazh të mirë në sytë e botës. Ndoshta 21 Korriku do të shënojë edhe mbylljen e këtij kapitulli turpi dhe atëhere të gjithë duhet të ndihemi më mirë, të paktën që nuk do të tallet më bota me ne dhe nuk do të jemi më ata njerëz që nuk dimë të bëjmë drejtësi. Ndoshta ka ardhur koha që të dy drejtuesit e partive më të mëdha politike të kuptojnë se Reforma në Drejtësi nuk është Statuti i partive të tyre, por ligji më themelor për të cilin shqiptarët, pa dallim bindjeje politike kanë nevojë më shumë se kurrë. Ata dhe vetëm ata janë përgjegjësit kryesorë nëse kjo reformë dështon. Loja e tyre me “ta lashë”, tashmë ka marrë fund. Nëse vërtetë e konsiderojnë Amerikën, ashtu siç edhe deklarojnë, partnerë të përjetshëm, të paktën të dëgjojnë qoftë edhe njëherë zërin e saj, zërin e diplomacisë amerikane që po “ngjiret” duke na u lutur: bëni Reformën në Drejtësi, në të kundërt rrini aty ku jeni! Është koha që politika të kondicionohet sadopak nga kjo klimë demokratike që sjell erë të re nga Perëndimi dhe Europa…