BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Risia amerikane fut Europën nën sulmin e antieuropianizmit!

Risia amerikane fut Europën nën sulmin e antieuropianizmit!

Tashmë mbaroi momentin “election” në SHBA dhe sigurisht janë zgjedhje që demokratikisht nuk mund të kenë të sharë dhe normalisht vota e amerikanëve në bazë të ligjit të tyre, ka zgjedhur Donald Trump si President. Nuk vlejnë më vetëm për analiza kush votoi dhe kush jo, ishte shtresë e pa arsimuar dhe periferike ajo që votoi me shumicë Trumpin, ishte gabim Hillary dhe do të ishte më mirë Sanders, ishte gabim fushata me përballjen me fjalë fyese në vënd të injorimit dhe shtrimit të premtimeve të bujshme për përmirësim të jetës – këto tashmë janë vetëm analiza “post election”. Problemi është se në SHBA-të dhe në botë, kontestojnë shumë sidomos për frikën e madhe të pasigurisë në atë që kanë dëgjuar dhe mësuar nga tashmë Presidenti Trump. Nuk ka ndodhur së paku këto 60-të vite por dhe më tepër sa kaq, që një President i zgjedhur i SHBA-ve të jetë kontestuar si zoti Trump. Sigurisht kjo ka shpjegim dhe të qartë tashmë. Jo vetëm në vendin ku është votuar, por në shumë vende dhe sidomos në Europë është një hije e zezë dyshimi dhe frike, se çfarë do të ndodhë, kur të zbatohen premtimet e qarta të zotit Trump. Por kjo do ti lihet kohës që vjen mbas 20 janarit, kur ai do të banojë realisht në Zyrën Ovale dhe Shtëpinë e Bardhë. Në Europë janë të shqetësuar dhe këto u dukën dhe nga përshëndetjet e thata dhe të kujdesshme të Presidentit Holland, Kancelares Merkel si dyshja e rëndësishme e BE-së.

Janë të shqetësuar sepse “Era Obama” ndryshoi radikalisht Amerikën. E bëri atë më afër koncepteve soft dhe të kujdesshme europianiste për biznesin, ekonominë, ekologjinë, emigrantët, racat, lidershipin politik dhe ushtarak Amerikan, ballafaqimin me Rusinë e Putinit sidomos me ndodhinë Ukrainë, kundërshtinë me konceptet e ekstremit të djathtë europian, respektin dhe përpjekjet për forcimin dhe zgjerimin e Bashkimit Europian, Globalizmin, Efektin serë etj., etj. Kjo ishte vërtetë te administrata Obama dhe po ti shtosh dhe reformat e shëndetësisë Obamacare dhe shpëtimin e industrive apo futjes në punë të 14 milion amerikanëve në tetë vite – në përballje me përmbysjen e madhe të premtimeve Trump e establishemtit të tij tashmë të qartë kundra, kemi të bëjmë me një ndryshim vërtetë radikal dhe të frikshëm ekonomik dhe politik. Sjellja e mirë e Presidentit të ri dhe atij në kalim –janë politesa e pritshme, por ankthi që është në kancelaritë europiane është i dukshëm. Po ashtu dhe në shumicën e shtypit europian dhe atij Amerikan.

Pse kjo? Po sepse Trump sigurisht sipas E. Skalfarit është një “engjëll i bardhë” dhe mund të shtoj unë se kërkon suksesin e këtij modeli mbas luftës së dytë në vitet ‘50-të. Po pra kur Amerika kishte supremacionë e të bardhëve, nuk konsideronte meksikanët, kishte ligje të pa vendosura rregulli ligjor në të drejtat e njeriut, po ashtu dhe të grave dhe një antikomunizëm të ashpër që të fuste në burg model të luftës së sapo filluar të ftohtë. Ai në fushatë ka qenë kundër pothuaj gjithë establishment-ve të shteteve Amerikane dhe sidomos California dhe New Jork -u janë kundra në mënyrë absolute. Sigurisht është kundra emigrantëve dhe Amerika në sojin e saj është produkt emigracioni e tani Europa po e imiton në mundësitë e saj. Një kontravers ky i hatashëm sot. Premtimet dhe të thënat e tij, kanë riforcuar gjithë lëvizjet në Europë që ju kundërvihen klasave drejtuese dhe personave të lartë politikë në shtete kryesore në Europë. Ka forcuar Le Pen në Francë, Grillon dhe Saalvinin në Itali që janë në “qiell të shtatë”. Kryeministrin Hungarez dhe po ashtu tashmë ka vënë më në vështirësi dhe Merkel-in në Gjermani por ju ka bërë një rifreskim dhe anti europianistëve në Austri dhe Vendet e Ulta. Në Serbi janë gëzuar shumë dhe shikojnë me besim të madh lidhjen e pritshme me Putinin. Deri te ne tashmë ka filluar dukuria politike e gëzimit të asaj që te ne quan veten e djathtë dhe që tani ka filluar besimin se me Trump - do të vijnë në pushtet në 2017-tën.

Sigurisht këto lëvizje tashmë shikojnë te Trump dhe premtimet e tij, një ogur të mirë dhe fillim të një kohe ndryshe. A do të jetë kështu? Mbase, por në fakt tronditja është dhënë dhe do të bëjë punën e saj. Një ndryshim i tillë i papritur dhe kaq i ndryshëm kaq gjë e ka “për detyrë” ta bëjë.

Shkohet deri në ekstremet naziste dhe të egërsisë së racës së bardhë që ndërkohë ka mijra amerikanë që protestojnë kundër një modelit të tillë premtimesh dhe kontestojnë presidentin e ri të Amerikës në krah të tij del dhe “Ku Klux Klan”. Po - organizimi racist i supremacisë raciale të bardhë që ka deklaruar në sitin e tyre që me 3 dhjetor do të organizojë një paradë për fitoren në “North Carolina” por pa precizuar qytetin. Kjo sipas http://www.repubblica.it/esteri/2016/11/11/news/il_ku_klux_klan_annuncia_una_parata_della_vittoria_per_trump-151786149/?ref=HREC1-2.

Biles menjëherë mbas fitores së kandidatit Trump një nga ish liderët e “Ku Klux Klan”, Devid Duke, por sipas “La Repulica” ka marrë përsipër dhe kontributin e qartë të tyre në këtë fitore. Ai shkruan se “njerëzit tanë kanë pasur një rol të madh”. Sigurisht kjo organizatë është jashtë ligjit dhe këto janë marrëzi politike dhe ekstremizma, por ja që ky ndryshim kështu kaq i madh dhe radikal, ju ka zgjuar instiktet kriminale dhe idiote që kanë.

Nga ana tjetër një President Amerikan që thotë për “Brexit” se Britania ka rifituar lirinë dhe mbas sa do të ikin shumë të tjerë – nuk mund të jetë “kaq inkurajues” për rajonin e Ballkanit që do të hyjë në BE?! Amerika dhe Presidenti Obama, por dhe zyrtarë dhe State Departament kanë lobuar për shpejtimin e hyrjes në BE dhe tashmë pikëpyetja është në se “administrata e re” vetë Presidenti i ri dhe Ambasada në Shqipëri – do të thonë të njëjtat fjalë dhe inkurajime për Shqipërinë. Gjithsesi dikush thotë se “ato kanë qenë fjalët e fushatës” sepse pushteti është ndryshe. Dakord, por kjo mënyrë sikur vepron si formë për ne ballkanasit që gënjejmë në zgjedhjet tona dhe pastaj nuk i kthejmë fjalët në vepra, por të jetë e vërtetë kjo dhe për Presidentin Trump?!

Gjithsesi shkrimin më duhet ta mbyll me një fjalë të Papa Franceskut e thënë si përgjigje shefit të “la Republica” gazetarit të famshëm Eugenio Skalfarit. Pyetjes së bërë kështu – Shenjtëri çfarë mendoni për Donald Trump, ai i është përgjigjur: Unë nuk jap gjykime mbi personat dhe njerëzit në politikë, dua vetëm të kuptoj kush janë vetëm vuajtjet që mënyra e tyre për të vazhduar, ju shkakton të varfërve dhe të përjashtuarve?! Po sigurisht kështu dhe po e vendos dhe në tekstin origjinal -"Io non do giudizi sulle persone e sugli uomini politici, voglio solo capire quali sono le sofferenze che il loro modo di procedere causa ai poveri e agli esclusi". Më qartë se kaq nuk mund të flitet.

Nga Besi BEKTESHI