BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Toleranca franceze

Toleranca franceze

Nga Aurenc BEBJA  Mbrëmjen e së enjtes në qytetin Nice të Francës, ashtu si në shumë qytete të tjera franceze, po festohej me rastin festës kombëtare të 14 Korrikut, dhe si gjithmonë rreth orës 23:00 të mbrëmjes organizohet një spektakël fishekzjarresh. 

Një festim i tillë më kujton shpesh Vitin e Ri në Shqipëri, ku njerëzit e çdo lloj moshe apo kategorie sociale dalin në shesh për të admiruar fishekzjarret. E njëjta gjë ndodh edhe në Francë, por mbrëmja e Nice–s u transformua në dramë. 

Që prej Charlie Hebdo (7 janar 2015), Parisit (13 nëntor 2015), dhe së fundmi Nicë-s (14 korrik 2016), Franca ndodhet në gjendje të jashtëzakonshme rreziku dhe përballë një sfide sigurie kombëtare si arsye e terrorizmit të jashtëm, i mundësuar dhe shkaktuar nga njerëz të brendshëm, qytetarë me origjinë të huaj, por të lindur në tokë franceze dhe të rritur po me kulturën e këtij vendi, pra me nënshtetësi franceze. 

Përtej dhimbjes së shkaktuar nga aktet barbare, natyrshëm mund të ketë apo lindë një ndjenjë tradhtie. Me të drejtë, qytetarët mund të ndihen të tradhtuar dhe të zhgënjyer. Ndërsa në të njëjtën kohë, radikalizmi fetar dhe ekstremizmi politik «hedhin valle», bëhen akoma dhe më të fuqishëm duke krijuar një hendek në mesin e shoqërisë franceze-frankofone. 

Pas këtyre ngjarjeve të tmerrshme, lind pyetja nëse Franca (Republikë laike) është antitolerante ndaj qytetarëve të saj, francezë apo të huaj? Francën popullore, urbane e rurale, të cilën e njoh në brendësi prej 11 vitesh, përtej klishesë administrative ku përballemi besoj si në çdo vend të botës, mund të them pa frikë se është një ndër kombet më tolerante, më demokratike në botë. Në Francë, qytetarët janë të lirë të shprehen, të mendojnë, të manifestojnë sa herë të duan. Përtej mundësisë ekonomike, ushqehen, vishen, argëtohen sipas dëshirës së tyre. Martohen apo bashkëjetojnë mes gjinive të kundërta apo të njëjta, mes rracave, origjinave, moshave të ndryshme. Pra, Kombi i të Drejtave të Njeriut u mundëson një liri maksimale qytetarëve të saj, liri që rrallë e hasim në shtete të tjera. 

Por çdo e mirë e ka një kufi dhe që të përfitosh nga të mirat, liritë e një shteti, nevojitet gjithashtu të integrohesh. Nuk mund të jetosh në Francë duke imponuar kulturën e vendit tënd apo origjinës tënde, mund ta përdorësh atë si pjesë komplementuese, por jo imponuese. Shpeshherë, ne të huajt ankohemi kur jetojmë në vende tolerante si Franca për «mungesë» lirie, por shpesh u bëj këtë pyetje miqve të mi të huaj: Do e bëje apo do e thoje një gjë të tillë në shtetin tënd? Dhe këtu merr fund biseda sepse përgjigjja është jo.

Franca, sipas meje, është komb tolerant si me qytetarët e saj po ashtu edhe me të huajt. Fatkeqësisht, po e paguan shtrenjtë çmimin e tolerancës, të cilës mesa duket i ka sosur limiti. Franca po tradhtohet nga nënshtetasit e saj me origjinë të huaj!