BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Opinion / Editorial

Vetingu, kjo gozhdë e Nastradinit në trupin e Drejtësisë

Vetingu, kjo gozhdë e Nastradinit në trupin e Drejtësisë

Vetingu, më shumë si zgjidhje, doli në skenë, si një mënyrë zvarritjeje të reformës së Drejtësisë. Kësisoj duket se ka mbetur si gozhda e fundit e Nastradinit. Thjesht për të justifikuar klasën politike që në kor dukshëm ka zënë pozicionin e zvarritjes së pafund të Reformës në Drejtësi. Opozita nuk e pranon Vetingun me justifikimin se prek sovranitetin. Ndërsa shqiptarët e thjeshtë që me ato pak të ardhura mezi sigurojnë bukën thatë për fëmijët pyesin: Për çfarë sovraniteti bëhet fjalë? Ne e dimë se hapësirën ajrore na e ruajnë të tjerët, po ashtu edhe hapësirën ujore. Për çfarë sovraniteti bëhet fjalë, kur gjithë shqiptarët po të munden largohen brenda ditës prej këtij vendi që shumicës së shqiptarëve po u sjell vetëm nivel gjithnjë e më të lartë varfërie? Në nivelin ku ndodhet Shqipëria është e çuditshme të flasësh për sovranitet. Të paktën jo nga kjo klasë idiote politike që na ka rënë në hise. Se në jo pak familje shqiptare nënat nuk u këndojnë më ninulla foshnjave, por u kërkojnë falje se i lindën në Shqipëri. Pohimi i mësipërm sado i çuditshëm, është i vërtetë dhe na e pohojnë shumë nëna që fëmijët e tyre ende pa mbaruar arsimin 9 vjeçar, i nisin në emigracion. Këtë e dimë të gjithë ne shqiptarët.

Pse Vetingu tashmë po i ngjan haptazi gozhdës së Nastradinit? Sepse kësisoj justifikimi i zvarritjes së Reformës së Drejtësisë bëhet më i besueshëm. Ndërsa klasa politike më e besueshme në justifikimin që ka nxjerrë. Kësisoj, kjo reformë mund të shtyhet drejt kalendës greke. Ndodh kështu, pasi klasa jonë politike e zhytur deri në brez me llumin e pafund të mashtrimeve e plaçkitjes së pasurisë së këtij vendi, kërkon t’i shpëtojë Drejtësisë duke mbajtur në atë karrige monstra të çuditshme që me shumicë i polli barku i llumosur i plazhit të Durrësit në verën e vitit 1992. Monstra e dalë nga ajo llumishte ende edhe sot e gjithë ditën mbron plaçkitësit, vjedhësit e hajdutët. Ndërsa asnjëherë nuk mësoi të japë sadopak drejtësi. Është kjo arsyeja që tashmë shqiptarët sa herë bie fjala për çfarë pjell ajo thonë: me ndër me thënë KLD, me nder me thënë gjykatë, me nder me thënë prokurori.

Për gjithë shqiptarët, zvarritja e pafund e Reformës së Drejtësisë është një tregues i qartë që klasa politike që na ka drejtuar gjatë këtyre 26 viteve ka punuar pa u ndalur vetëm për xhepin e familjes së saj duke shkatërruar gjithçka pozitive të këtij vendi. E çuditshme është se deri tani nuk i ka hyrë asnjë gjemb në këmbë. Popullin e shumëvuajtur si pasojë e kësaj klase të çuditshme politike prej kohësh e ka çuditur pandëshkueshmëria e kësaj klase politike që ngriti në piedestal deri edhe Gërdecin. Një prej krimeve më të rënda, ku u vranë edhe fëmijë duke luajtur në oborrin e shtëpisë. Ndërsa kjo me nder me thënë Drejtësi po hesht edhe pse ne të gjithë çdo ditë i lexojmë vargun e maskarallëqeve që ka mbjellë gjatë 26 viteve kjo klasë idiote politike. Për shqiptarët nuk është shqetësim prekja e sovranitetit, por zvarritja e Reformës së Drejtësisë. Për të startuar Drejtësinë në këtë vend, kërkohet të paktën, kësaj klase politike të mos i lihet gjë të zgjedhë. Është budallallëk me brirë t’i lëmë edhe më tej “vende të rezervuara” kësaj klase politike që nuk l;a gjë pa shkatërruar në këtë vend. Sepse deri sot, gjithë sistemi I Drejtësisë ka qenë nën thundrën e klasës politike që e ka shkatërruar tërësisht që kur e startoi në plazhin e Durrësit në verën e vitit 1992. Kësisoj “vendet e rezervuara” përkthehen si t’i ligjërosh klasës politike, ta mbajë nën sqetull edhe më tej Drejtësinë.

Për shqiptarët po bëhet e qartë se, Vetingu po kthehet në një gozhdë të Nastradinit nga klasa politike që kësisoj kërkon të veëmbrohet nga prangat që e presin në rast të miratimit të Reformës së Drejtësisë, të përjashtimit prej saj të shumë prej rojeve që ka instaluar klasa politike për t’u mbrojtur. Të gjithë shqiptarët e dinë se aktualisht rreth 80 – 90 për qind e gjyqtarëve e prokurorëve janë të implikuar në vepra të ndryshme jashtëligjore, që kanë mundur të ngrenë një pasuri disa fish më të lartë se mundësitë që të jep puna e ndershme. Është kjo arsyeja që tashmë shqiptarët, Drejtësinë e vlerësojnë me një me ndër me thënë. Mjafton ky vlerësim që këtë klasë idiote të mos e zërë gjumi deri në ndryshimin e gjendjes. Po këtë mund ta bëjë një klasë politike që mendon për popullin e jo vetëm për xhepin e saj, siç ndodh këtu në Shqipëri.

Për shqiptarët, pak rëndësi ka starti për instalimin e Reformës së Drejtësisë. Gjithçka duhet nisur nga starti i ndëshkimit të “reformatorëve” që instaluan këtë klasë idiote politike që na shkatërroi gjithë hapat drejt demokracisë, aq sa jo pak shqiptarë të stërlodhur tashmë pohojnë deri në ishim pak më mirë në diktaturë. Të paktën atëherë nuk na fuste kush duart në xhep të na merrte edhe qindarkën e fundit siç ndodh tani me monstrat e Drejtësisë, apo të administratës.

Tashmë jemi mësuar me hapat false që na imponon të kryejmë klasa jonë politike. Në çdo hap të jetës e në çdo sektor. Bile edhe në sektorin e arsimit, ku gjithçka ka marrë rrokopujën.

Më e çuditshme është rrokopuja që ka marrë sindikalizmi, krerët e së cilit tashmë janë kthyer në mbretër të përjetshëm, bile mbretër edhe të botës së përtejme. Sepse kemi presidentë edhe 86 vjeçarë. Ndërsa asnjë sindikatë nuk ka bërë të paktën një zgjedhje prej 26 vjetësh. Sindikatat janë kthyer në monstra plaçkitësish të punëtorëve e të papunëve. Sepse askush nuk u thotë gjë.

Për gjithçka ka ndodhur gjatë këtyre 26 viteve, shqiptarëve u është mbushur mendja tashmë se, kjo klasë politike nuk mund të na sjellë çfarë ëndërruam 26 vjet më parë. Është një klasë politike e mbushur me monstra hajdutësh e plaçkitësish që ka ngritur një Drejtësi më të keqe se vetën, që nuk do t’ia dijë çfarë ndodhi në Gërdec. Pra, që nuk di gjë tjetër vetëm të vjellë të varfërit që tashmë kanë humbur çdo shpresë se mund të ndryshojë diçka për mirë. Janë këto arsyet që shqiptarët shikojnë t’ia mbathin. Bile edhe duke ndryshuar nënshtetësinë. Si shumë shqiptarë që tashmë po kthehen në shtetas bullgarë, amerikanë etj.

Drejtësinë e ka patur nën sqetull gjatë këtyre viteve kjo klasë politike. Këtë askush nuk mund ta mohojë. Aq sa të emëruarit e saj kanë thënë edhe çudira, më e fundit ajo e Prokurorit të Përgjithshëm se, “prokurorët e tij në Tiranë lëvizin me autobusë dhe paguajnë 40 lekë biletën. Sa nuk tha: pse atyre u është rritur çmimi?

Sot në Shqipëri nuk kemi Drejtësi, nuk kemi një administratë normale, nuk kemi... Asgjë normale nuk kemi. Ndaj të zvarrisësh pa kufi një reformë që mund të ndryshojë shumëçka në Shqipëri është paturpësi. Aq më tepër që këtë reformë mezi e pret të instalohet shumica e shqiptarëve që prej kohësh kërkon ndëshkimin e shumë gjyqtarëve, prokurorëve e një fluksi të madh administratorësh vjedhës e hajdutë.

Është kjo arsyeja që zhurma e këtyre ditëve për Vetingun i ngjan gozhdës së Nastradinit që kërkon të zhurmojë sa më shumë mjedisin e të shpëtojë nga ndëshkimi këtë klasë idiote politike që ka mbirë në trupin e Shqipërisë.

Nga Ilirian DEMIRI