BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Opinion / Editorial

Çfarë kërkoi opozita dje?

Çfarë kërkoi opozita dje?
Nga Gjin MUSA Dje, me 22 Nëntor në orën 12:00, opozita së bashku me sindikatat kishin thirrur popullin në një demostratë në sheshin “Skënderbej” në kryeqytetin e vendit. Bukur, jemi vende me një demokraci të brishtë, e brishtë nga politikat konfliktuale të dy partive kryesore. Në këto 24 vite, dy forcat kryesore të vendit i mbajnë gjithmonë të ndezur motorët e të keqes, një e keqe që sot po ndihet më fort se kurrë. Tetë vitet e qeverisjes së djathtë, me një kryeministër tërësisht të papërgjegjshëm, e kanë çuar vendin në një kolaps të trishtë. Rënia ekonomike, borxhi i brendshëm dhe i jashtëm e paralizuan tërësisht ekonominë shqiptare.
 
Në mandatin e dytë, e djathta, e cila u mbajt në pushtet, në sajë të koalicionit me LSI, kaloi katër vitet më fatale në të gjithë historinë shqiptare. Në sajë të një politike korruptive, qeveria Berisha dështoi në të gjitha negociatat me të huajt, perëndimi tashmë e kishte izoluar deri në një farë mase komunikimin me ish kryeministrin Berisha. Diplomacia ishte në një krizë të vërtetë, ndryshimi i disa ministrave të Jashtëm ishte i pasuksesshëm, situata sa vinte dhe rëndohej, popullit i ishte sosur durimi. Berisha ishte i ndërgjegjshëm se vendi po shkonte drejt një kolapsi ekonomik.
 
Shqipëria ishte objekt diskutimi për BE dhe për vetë SHBA, ngjarjet tronditëse të Gërdecit dhe ajo e 21 Janarit si edhe një seri vrasjesh politike, skandalet e disa ministrave të implikuar në krimin e korrupsionit, mosnxjerrja e përgjegjësive, si dhe mosndëshkimi i fajtorëve, Shqipërinë e vunë në listën e vendeve me probleme serioze për demokracinë. Opozita e atëhershme, sot mazhorancë qeverisëse, është e vërtetë që bëri bojkot të Parlamentit, greva dhe demostrata, biles i pagoi me jetë njerëzore, rasti tragjik i 21 Janarit me katër të vrarë. Kjo opozitë po përballej me mazhorancën e Berishës, tashmë e dalë jashtë kontrollit politik, moral dhe njerëzor.
 
Një mazhorancë tërësisht arrogante, me një kryeministër si Sali Berisha, i paparë në historinë shqiptare, i ndyrë nga fjalori, po i ndyrë dhe i qelbur nga qeverisja.
 
Opozita e sotme duhet ti kërkojë falje publike popullit shqiptar, për të gjithë këto të këqija që ja bëri vendit, në tetë vite të qeverisjes së saj. Paturpësia e Sali Berishës arrin deri aty, sa e krahasonte ekonominë shqiptare si të katërtën në botë dhe të dytën në Europë, ishin pas Gjermanisë... ishin motori prodhues i energjisë elektrike për Europën, kishin ndërtuar mijra kilometra rrugë të asfaltuara, jeta si në fshat dhe në qytet po lulëzonte si në kohën e monizmit, mbështetja në forcat tona... mjerimi na kujtonte poemën e Migjenit... ministrat dhe bandat rreth Berishës po mbyteshin nga vilat luksoze dhe para marramendëse, makina deri edhe të blinduara... populli as bukën thatë nuk kishte.
 
Tetë vitet e qeverisjes Berisha nuk munden të përshkruhen në një shkrim sa do voluminoz të jetë. Skandalet janë të pallogaritshme, ato po kushtojnë çdo ditë, edhe sot. Mazhoranca aktuale jo se ka bërë 'namin' në kaq muaj qeverisje diku 15 në mos gabohem, por ka punuar, vërtetë ka punuar dhe është për t’u lavdëruar. Reforma në polici dhe në forcat e armatosura tashmë janë të prekshme dhe pashme me sy. Ministria e Jashtme ia ka ndryshuar imazhin Shqipërisë.
 
Një ministër punëshumë dhe fjalëpak, si Ditmir Bushati, i kishte munguar Shqipërisë ndër vite. Lufta ndaj prodhimit të lëndëve narkotike qe prioritet i qeverisë Rama, u realizua në kohën dhe momentin që opozita nuk po e priste. Një goditje fatale për ish qeverinë Berisha, e cila kishte ndërtuar në Lazarat fabrikën e parave të krimit. Shkatërrimi i Lazaratit e çorientoi opozitën. Filluan sharjet në Parlament, deri nga më banalet. Ideator ishte si gjithmonë ish kryeministri Sali Berisha. Këto ishin të modës, si në mazhorancë, po ashtu sot në opozitë. Braktisja e Parlamentit, me pretekstin se gjoja po na dhunojnë, është vetëm sebep për të krijuar alibira përpara ndërkombëtarëve. Zënkat dhe rrahjet kanë ndodhur në parlamentet më prestigjioze të botës, diçka normale, tamam si në një lojë futbolli ku zihen dy futbollistë, gjyqtari vendos masën e ndëshkimit. Pra, sebepe pa asnjë vlerë juridike.
 
Le të kthehemi tek qeveria Rama. Rrënimi i ndërtimeve pa leje është një veprim i ligjshëm, po qeveria duhet të ndëshkojë fillimisht ata që kanë firmosur projektet për këto ndërtime, të cilët i përkasin qeverisjes Berisha. Prerja e energjisë elektrike dhe masat ndëshkimore duhen përgëzuar, po për një pjesë të popullit fukara duhen parë mundësitë që të ndihmohen nga shteti. 
 
Opozita duhet që nesër ti kërkojë publikisht falje popullit shqiptar, për gjithë të këqijat që i ka bërë për tetë vite, të kërkojë arrestimin e Fullanit, hajdutit të 7 miliardë lekëve, ti kërkojë urgjentisht qeverisë Rama dhe Parlamentit që të zbardhen dosja e Gërdecit dhe 21 Janari, detyrim i ndërkombëtarëve, të dërgohen përpara drejtësisë ata që firmosen paktin për kufijtë detarë. Opozita ti kërkojë nesër qeverisë, që të dërgohet për hetim Kryetari i Sindikatave, Gëzim Kalaja, për krimin e korrupsionit dhe të shpërdorimit të detyrës. Opozita të distancohet nga krye krimineli Sali Berisha. Të shkojë në Parlament, të bashkëpunojë me mazhorancën për të mirën e shqiptarëve dhe të Shqipërisë, të mos heshtë në luftën politike dhe në kritikat ndaj qeverisë e qeverisjes së vendit. Atje ku dialogu mazhorancë, opozitë është konstruktiv edhe arritjet janë të përbashkëta, kjo na mungon në të gjithë këto vite.
 
Protesta e nesërme le të jetë rrugëtimi i mirë për t’u distancuar nga e keqja. Ti rikthehemi një jete normale, ti lëmë mllefet e pushtetit, të mbështesim drejtësinë që të bëjë drejtësi. Kjo është detyra qytetare e një populli që do integrimin në BE. Shteti ligjor është kusht i panegociueshëm me botën ku ne duam të integrohemi. Luli u çjerrë nga zëri, një çjerrje dëshpëruese, një çjerrje që tregoi se Luli dhe Berisha janë fajtorë përpara këtij populli, është fajtore drejtësia që nuk bën drejtësi. Qeveria dhe Parlamenti duhet urgjentisht ti hapin rrugë drejtësisë, për ngjarjet që nga ‘97 e deri më sot, të cilat kanë një autor që nuk është përballur me drejtësinë. Populli duhet të gjejë vetveten. Boll më, ik njeri e ik tjetri. Tani duhet të gjithë në shesh, që ti kërkojmë qeverisë vënien përpara drejtësisë të gjithë funksionarët e korruptuar, pa dallime politike. Koha nuk pret, nesër do jetë vonë! Popullin nuk e mashtron më as Gëzim Kalaja dhe as Lulzim Basha.
 
Protesta e djeshme është një sinjal për mazhorancën. Të inkriminuarit kërkon vetëm destabilizim dhe mjegull, kështu i shpëtojnë ndëshkimit të drejtësisë. Qeveria të kthejë sytë nga populli fukara dhe të japë mbështetje financiare për të. Kjo duhet të karakterizojë këtë mazhorancë. Të pasurit dhe milionerët kanë me se të paguajnë taksat dhe dritat. Aty të shtrëngohet ligji. Njerëzve në nevojë, qeveria duhet t’u gjendet krah.
 
Kjo protestë tregoi hapur se opozita është në ditët e saj të mjerimit. Ajo të japi llogari për tetë vitet e qeverisjes, pastaj ti kërkojë llogari mazhorancës. Demokracia presupozon drejtësinë përpara ligjit. Kjo i mungon Shqipërisë. Për sa kohë që do mbijetojë mosndëshkimi, vendi nuk do ketë qetësi.