BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Opinion / Editorial

Është koha të vëmë kufirin te “thana”?

Është koha të vëmë kufirin te “thana”?
Fadil  LUSHI   Dikush tha: Tirana paskësh “Pazar të Ri!?”..., tjetri tha: Ana e majtë e Shkupit, ka “Bit Pazarin” (“Pazarin e morrit”), ca të tjerë thonë: Tetova ka “Pazarin e gjalpit”, Gostivari paskësh “Pazarin e ditës së martë” e tjera pazare. Një “shehërli i moshuar” tha: Qyteti im ka orkestër frymore. Një tjetër njeri që hiqet si i gjithëditur tha: Edhe fshati im ka fakultet. Po, ashtu, thanë e ç’nuk thanë. 
 
“Paçka se pazari i Tiranës është i ri, paçka se Tetova ka pazar të gjalpit e Shkupi “Bit Pazarin” dhe..., kur dihet se ato përgjithmonë mbeten vetëm pazare, që të kujtojnë një hapësirë ku shihen a duken lloj-lloj frekuentuesish, pra e vetmja hapësirë ku frymojnë lirshëm dhe vullnetshëm thashethemexhinjtë dhe thashethemnajat e tyre, është një vend ku trashet muhabeti..., aty mund të shohësh fshatarë, shehërlinj, fukarenj, pasanikë, “aristokratë bllokmenësh”, tyxharë, kontrabandistë, sekserë, të cilët toptan bëjnë pazare, toptan gënjejnë; se toptan ia fusin njëri-tjetrit (“drejt a kryq”) s’është e  rëndësishme, aty shiten dhe blihen mallra me afat të shkurtër..., ai që nuk “di të bëjë pazar”, rrezikohet që t’i priten duart deri në bërryl dhe, kur e pëson kësisoj, nuk del më në Pazar, po qoftë ai të jetë i “ri, i gjalpit, i morrit” e tjerë. Aty mund të gjesh çdo gjë, siç mund t’i gjesh në “Kapali çarshinë e Stambollit!?”  “Çuditërisht”, këtyre pazareve lëre që u mungojnë ato shiritat e verdhë evropianë (ato zakonisht vihen para sporteleve), por fatkeqësisht u mungojnë edhe ato “vijat e kuqe” dhe shumë shenja të tjera treguese!? Evropa i dallon shiritat e verdhë dhe vijën e kuqe, siç i dallojnë amerikanët dollarët e tyre me bojë jeshile, shqiptarëve ndoshta nuk u hyjnë në punë këto shirita dhe vija të kuqe, sepse komunikojnë me “isharete dhe nuk dalin dot nga istikamet!?”.
 
 Një “nostalgjik”, që kishte ardhur në treg për të bërë “pazare me porosi”, ashtu “instiktivisht” bërtiti duke thënë se, të keqes sonë urgjentisht duhet vënë kufirin te “thana” (shkoi pak si larg, ai kufi duhet të vihet para hundës, megjithatë, fjala e tij ishte e guximshme, humane, e urtë, kuptimplotë dhe me shumë porosi ). Skeptiku dhe dembeli që u duk atypari, e pyeti: Ç‘të duhet kufiri, kurse ai tha: Më duhet ta di se deri ku mund të “ma fusin armiqtë..., deri te dera apo deri te thana!?”.  Kjo e thënë e mësipërme nuk është vetëm një proverb a urtësi popullore, përkundrazi është një reflektim juridik, si dhe një filozofi politike (gjithsesi si diçka e domosdoshme për rrethanat tona), dhe jo rastësisht kjo shprehje sot e kësaj dite, lakohet nëpër fshatrat tona malore, po edhe në fjalorin e intelektualit, patriotit, prozatorit, politikanit, gjuhëtarit e tjerë. Kjo thënie ka një “gjymtim”, nuk i “shkon” qytetit, sepse thana, rrjedhimisht, nuk kultivohet në qytet dhe sikur të bëhet nuk “është në natyrën e tij”.  Parashtrohet pyetja - deri ku shtrihen kufijtë e marrëzisë sonë, deri ku shtrihen kufijtë e krimit të organizuar, ku janë kufijtë e nepotizmit, ku janë kufijtë e talljes dhe joseriozitetit tonë provincial, po pse jo edhe kolektiv, pse vallë nuk na hyjnë në punë  “shiritat e verdhë evropianë”, pse këta shirita nuk i hyjnë në punë atij “kapadaiut” (specie në zhdukje e sipër), i cili shpesh (me e pa arsye) e vë kësulën me strehë mbi sy a mënjanë sa për t’u treguar fukarenjve se si i ka punët në terezi dhe me tamam (pavarësisht se ato, i ka si “tërkuza në thes apo si dardha që e ka bishtin prapa!?”), një njeri që nuk ndërgjegjësohet për të vërtetën se moti i ka “firuar fiqiri”. Në këto pazare nuk ka mallra dhe prodhime që mund të shiten jashtë vendit. Se deri ku shtrihen kufijtë e së keqes në kulturë, në arsim, në politikë, në ekonomi dhe në veprimtari të tjera shoqërore, unë nuk e di.  “Paçka se shehërliu dhe shehri i tij paskan orkestër frymore?” kur, në këtë “Pazar të ri” po qoftë ai të jetë i vjetër..., i Tiranës, i Tetovës a i Shkupit, me kësisoj kufij të papërcaktuar, do të hetohet analfabetizmi muzikor, do të bastardohet kënga e vjetër qytetare ose ajo popullore. Në mungesë të kritereve dhe standardeve do të lindë muzika “tallava” e cila, lëre që nuk është pjesë a pjellë e folklorit (gojor) shqiptar, por na doli një kopje a riprodhim (i zbehtë dhe banal) i orientalizmit dhe provincializmit aziatik.
 
E gjithë kjo rrëmujë e madhe si duket kundërshtimin, shqetësimin dhe heshtjen tonë prej varri e ka shtrirë “përfundi”. Lëre që kjo muzikë jona, dita-ditës gangrenizohet, por edhe rrezikohet që t’i zbehet edhe ai pak tharm identitar a kombëtar që i ka mbetur. E keqja e kësaj është se tekstet e këtyre këngëve, në vijimësi po shkruhen nga “bejtexhinnjtë” si ata të fshatrave të Indisë!? Mbase këto tekste do tu dedikohen këngëtareve anonime dhe gjysmëlakuriqe të dala nga “ahuret publike”, të cilat nuk e kanë për “gajle t’i këndojnë buzës, flokëve, belit, zogut dhe pse jo edhe prapanicës së çupëzës apo edhe çunit?”. Dhe kur profesionistët do të bëjnë përpjekje ta flakin këtë mut muzikë “tallava” rrezikohen të linçohen publikisht nga matrapazët, sidomos nga ata që “gatuajnë petulla me ujë”. “Paçka se fshatari në fshatin e tij ka fakultet”! Këtë vështrim a opinion po e vazhdojmë duke iu referuar një lajmi, sa human po aq edhe fisnik, që disa ditë më parë erdhi nga një qytet shqiptar dhe që i dedikohet arsimit të lartë universitar. Ky “haber i mirë” lakohet kësisoj: “Qeveria ka vendosur të mbyllë disa universitete dhe shkolla në Shqipëri të cilat nuk i plotësonin kriteret. Vendimi është publikuar gjatë një aktiviteti ku ishte i pranishëm vetë kryeministri dhe përfaqësues të Ministrisë së Arsimit, dhe ku u prezantua Raporti i verifikimit të kritereve të ligjshmërisë në Institucionet e Arsimit të Lartë, publike e private në vend. Kryeministri, nga ana e tij duke i cilësuar këto institucione si ‘skema piramidale’ shprehu keqardhjen për investimin e familjeve për fëmijët e tyre në këto shkolla. Një burrë shteti i tha ndal “sallamadisë”, papërgjegjësisë, ndal injorancës, hipokrizisë, arrogancës dhe së fundi “tyxharit”, i cili ”blen dhe shet padijen”, i tha shporru këtej! Ka një proverb francez që tingëllon pak a shumë kështu: “NËSE DO TË HEQËSH QAFE NJË QEN, THUAJ QË ISHTE I TËRBUAR DHE ASKUSH S’DO TË THOTË GJË”. Sot, askush nuk ka të drejtë ta monopolizojë  atdhedashurinë, ta monopolizojë historinë, politikën, kulturën... etj. Të gjithë kanë të drejtë të prodhojnë vlera.