BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Opinion / Editorial

“Mali” i mbarsur me skandale polli një Agron!

“Mali” i mbarsur me skandale polli një Agron!
Nga Pandeli Bardhi  Njëra nga mediat, ajo më aktivja dhe më e “pavarura” lajmëronte për një skandal të përmasave të mëdha! Njoftimi u përhap anembanë se në orën 19.00 do të transmetohej një “gjëmë’ e madhe! Njerëzit filluan të hamendësonin; Mos vallë do të ndodhte ndonjë shpërthim i fuqishëm? Mos vallë arriti momenti që dielli do të prekte tokën dhe do të ndodhte ndonjë hata e padëgjuar deri më sot? Ora po afronte dhe kjo media “e pavarur”, bashkë me sekserët e vet, jepte njoftimin që të gjithë të mblidheshin rreth ekranit, duke ju lutur prindërve që të largonin fëmijët nga ekrani, nënat e baballarët e fëmijëve me zor kërkonin të largonin fëmijët kureshtarë, të cilët, më shumë ngulnin këmbë që të mos largoheshin për atë ç’ka do të ndodhte! Ora e shumë pritur, arriti! Ekrani i News-24, u hap i tëri, si asnjëherë deri më sot. U hoqën titrat, ato titra ku deformohet orë e çast gjuha shqipe nga mënyra se si shkruajnë informacionet e lajmet, “roma për toma” që japin, ku i njëjti lajm, ndryshon disa herë. Për t’i dhënë “seriozitet” këtij zbulimi të madh, këtë herë ishin të dy folësit! Gazetarët e shumtë të këtij stacioni, të cilët këtë radhë e kishin marrë “seriozisht” punën e tyre, qëndronin në ankth e nuk u durohej sa të shihnin rezultatin e punës së tyre disamujore. Rreth e rrotull ekranit, gati pa frymë qëndronin edhe “regjisorët” e aktorët” e “dirigjentët” e këtij “filmi, se si do të “kurorëzohej puna e tyre! Ora 19.00.
 
“Shfaqja” filloi. Bëhej fjalë për një “peshk”, që këtë radhë kish rënë në rrjetën” e gazetarëve, i cili kërkonte favore seksuale për një vend pune. Protagonistja, e “filmit”, e cila u lodh për muaj të tërë, jo më tepër për të gjetur punë, por për të plotësuar dëshirën e “regjisorëve” për një ‘film” të përmasave të tilla! Disa skena të errëta të “filmit” e lojë fjalësh që nuk mund t’i lexonin e t’i merrnin vesh edhe ata që kishin mbaruar Universitetet Amerikane dhe Europiane” të Tiranës e jo më fëmijët e vegjël që kërkonin t’i mohonin të drejtën e tyre për të parë filma. Vetëm fëmijët e vegjël e të pa djallëzuar, u larguan në mbarim të këtij “filmi” të zhgënjyer. Më kot ata ngulën këmbë të shihnin këto “skena” në një kohë që ata janë mësuar të shohin shumë e shumë herë më tepër skena nga më të çuditshmet që japin ditë e natë këta kanale televizive, që për çudi, vetëm në këtë “film” kërkonin regjisorët t’ua mohonin të drejtën e shikimit! “Regjisori”, në ankth, fshinte xhamat e syzeve për të parë më mirë skenat që kishte realizuar! Edhe në përfundim, lironte rripat mbi supe të pantallonave nga sikleti i deriatëhershëm, por edhe për të marrë rezultatet e ‘Komisionit “Knezi Gjoka” e për të qenë i gatshëm t’ju përgjigjej pyetjeve me “spec” që ata do t’i drejtonin. Përpara se të dalim nga “shfaqja”, duhet të përmendim edhe atë që regjisorët kishin lajmëruar edhe disa “spektatorë” të “pavarur” të opozitës, si më me “gramë” për të dhënë versionet e tyre, të cilët kontribuuan për të mbledhur sa më shumë spektatorë. Ata, e kishin “vëth në vesh’ atë që i kishte bërë opozita e atëhershme që një ministër i tyre, bënte të njëjtën gjë si personazhi negativ i “filmit” në fjalë!. Rezultatin 1:0, nuk mund ta pranonin. Më në fund, e gjetën “thembrën e Akilit”për të dërrmuar dhe shkatërruar “koalicionin e qelbësirave” siç thotë “Plaku matuf” e me “kulturë” i opozitës! Kjo, ishte më se e mjaftueshme për t’u hedhur në sulm, me urdhër të këtij “matufi”, kundër koalicionit qeverisës, duke përfshirë të gjithë “lulushët” Ristanët, Palokat and Co! Kanë kaluar qysh atëherë pesë ditë dhe akoma jehona e kësaj “tragjedie” vazhdon. Gazetat e “pavarura” pranë opozitës, hapen me kryeartikujt e tyre për këtë ngjarje dhe kanalet e tyre televizive, zbardhin përditë fakte e ngjarje të reja! Sa më shumë ditë kalojnë, aq më tepër “dalin” në dritë, fakte e ngjarje të reja, si për të plotësuar “boshllëqet” e këtij “filmi”!
 
Dikush, me të drejtë, mund të pyesë. A është kjo një ngjarje e dënueshme që duhet të tërheqë vëmendjen e shoqërisë sonë? Pa dyshim që është, bile, shumë e rëndë. Njerëz të tillë, nuk e meritojnë të qëndrojnë në radhët e shoqërisë, e ca më pak të kafshëve të cilat edhe këto, kanë më shumë moral se sa njerëz të tillë! Drejtësia, duhet të godasë fort për këta njerëz të paskrupull, dhe absolutisht nuk duhet të lihen të lirë. Vetvetiu, të lind pyetja; “Pse kjo protagonistja kryesore e këtij “filmi” nuk shkoi të denoncojë në organet e drejtësisë qysh kur dëgjoi fjalën e parë të këtij perversi maniak, por kërkoi të luajë “teatër” për muaj të tërë. Kush regjisor, qëndron prapa saj dhe përse? Edhe shumë e pakuptueshme, kjo nuk është! Nejse, kjo është njëra anë, por të  shohim anën tjetër të “medaljes”! Mos është vetëm ky rast, i kësaj natyre që po e çon këtë shoqëri në degradim? Përkundrazi, ato janë aq të shumta, sa që formojnë tërë “ajzbergun” që është nën ujë dhe nuk duket! Tërë sistemi, që kanë ngritur këta farë politikanësh, askush nuk të merr në punë, pa ndonjë favor, nga më të ndryshmet, qysh nga kreu, e deri poshtë tek ai që diçka, ka në dorë. I tërë ky sistem ka për autor, vetëm një. Ai është “Plaku matuf”, që akoma nuk lë gjë pa thënë e pa bërë, sikur edhe të trillojë siç është edhe rasti në fjalë. Sistemi i instaluar nga “shpellarët” demokratikas, është i tillë që në punë merret jo ai që e meriton por ai që jep një “favor” në këmbim të punës, plus militantizmit e injorancës e që fatkeqësisht, po vazhdojnë akoma! Nuk merren në punë as ata që e meritojnë e që janë diplomuar në Universitetet e botës, por merren ata që janë diplomuar “injorantë” me diploma të blera në “kioskat” Universitete, siç blejnë abonetë e autobusëve urban të “tram-it” të Bashës! Me që ra fjala për Universitetet, qeveria ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm për mbylljen e këtyre “kioskave” ku shiten e blihen” diploma, nga vendës e të huaj. Opozita, për këtë, kërkon që t’i mbrojë e ato të lulëzojnë edhe në të ardhmen. Lulzim Basha, me këtë qëndrim për këta universitete, jo vetëm që nuk e “lulëzojnë” opozitën por e “fishkin” atë aq shumë sa ajo të mos e rimarrë veten kurrë! Për këtë skandal, nuk flasin “lulëzimët” e opozitës! Të marrim rastin tjetër. Po mbushet një muaj nga skandali i përmasave kombëtar e ndërkombëtare, siç është ajo e vjedhës së Bankës Kombëtare. Opozita, nuk pipëtin, sikur të mos ishte jo një skandal i përmasave të mëdha, por sikur të ishte vjedhje e një telefoni celular në rrugë! I shton vallë vlerat kjo Partisë Demokratike? A e meriton kjo parti, të marri pushtetin me këto “vetëvrasje” që bën? Kurrën e kurrës! Bëjnë mirë opozitarët që e trumbetojnë me të madhe këtë “zbulim” por me të njëjtën “trumbetë” të trumbetojnë edhe skandalet e njëpasnjëshme që kanë “mbjellë” pikërisht këta politikanë që i fryjnë këtyre skandaleve që u shkojnë pas oreksit, për të ardhur përsëri në pushtet. Më në fund “dirigjentët’ opozitarë, e gjetën “çelësin e artë”, për të larguar koalicionin qeverisës, si koalicion i “qelbësirave”, por edhe për t’ju kundërvënë “dhunës” që ushtron Rama në parlament! Për këtë, opozita e “engjëjve”, shpif e trillon në mënyrë të paskrupullt, edhe në “filmin” që sapo ndoqëm!
 
“Plaku matuf”, që për çudi për “xhevahiret” që nxjerr nga goja, zë një vend të rëndësishëm në titrat e televizionit News-24, e cila i propagandon ato sikur thuhen nga një “gjeni” e jo sikur thuhen nga një “matuf” i dalë kohe!..Asnjë deputet tjetër, nuk i hyn në sy këtij televizioni, përveç Berishës, i cili nuk qëndron dot pa vjellë vrer e pa nxirë gjithçka që bëhet nga koalicioni qeverisës!. Edhe për rastin konkret, ai shprehet: “Njerëzit e Ramës, e kanë kërcënuar viktimën, se do të të presim kokën..! Këtë, edhe vetë protagonistja, nuk e pranon se e kanë kërcënuar, por është e mjaftueshme që edhe njëherë matufi, e nxori dufin e tij. Po e tha ‘matufi’ e tha Partia, e tha opozita, e kanë thënë i tërë kontigjenti i tij që kanë humbur të drejtën e të qenit në qeverisje!. Edhe bojkoti i Parlamentit u justifikua, edhe “dhuna” e Ramës u justifikua, edhe prestigji i “papagallëve” të opozitës që dalin nëpër ekrane sikur bëjnë “sfilata” mode, u justifikuan. Edhe të vdekurit nga varri, nuk po i lënë rehat opozitarët e sotëm, për t’i përdorur ata për “armë” kundër koalicionit qeverisës. Për ç’do gjë, hapin “deriçkën”, hedhin disa shashka, ‘hum-hum” dhe e mbyllin për të dëgjuar kundërshtarin Edhe kundërshtari, të njëjtën gjë bën e kështu vazhdojnë pambarim, ku edhe fshati qesh, e bota tallet!...... Të gjitha këto, për kapital politik, e nuk i shqetëson asgjë nga ato probleme madhore që shqetësojnë Kombin e mbarë shoqërinë shqiptare, Edhe Nishan “fakiri” ka tjetër hall! Atë e shqetëson fakti që qeveria, po i heq kompetencat! Ah, i shkreti, sa në siklet që është, Ky, është hall mbi hallet. Po na u shemb kjo “peshë e rëndë” e politikës shqiptare, do të na marri “lumi!”. Ah ky “gjynahqar”!  Skandali i Bankës, tashmë u harrua, përpara këtyre skandaleve “më të mëdha” siç është ai i “filmit” që sapo ndoqëm. Tashmë, ç’do qytetar e ka mëse të qartë se ku e kanë burimin këto skandale, të cilat për nga mënyra se si po operohet për eliminimin e tyre, të tjera skandale edhe më të mëdha do të shohim në të ardhmen!.Kjo do të vazhdojë kështu, deri sa të çrrënjoset koncepti “berishist” se pushteti, është një armë, për të dërrmuar e shtypur kundërshtarin Ky koncept, e ka zanafillën qysh nga Esat Pashë Toptani , e u ringjall në kohët moderne nga Berisha. Pikërisht, këtë po bën edhe mazhoranca qeverisëse, për të ndërtuar shtet, në interes të qytetarëve e të Kombit. Nuk e nderon aspak opozitën e sotme, fakti,që nuk e kanë shqetësuar deri më sot skandalet që shqetësojnë shoqërinë e venë në rrezik të ardhmen e vendit, por shqetësohen vetëm për ato, që prishin “oreksin” e tyre politik!