BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

50 mijë protestuesit që i mungojnë Bashës!?

50 mijë protestuesit që i mungojnë Bashës!?
Nga Besi BEKTESHI Nuk do merrem me “tragjikomedinë shqiptare të shifrave të një mitingu”, sepse realisht më duhet të pranoj se është një marrëzi solemne e jona në përgjithësi, si djathtas dhe majtas. Deklarime për sheshet me 200.000 dhe 250.000, por dhe me 500.000 njerëz, janë fantazmagoritë dhe legjendat urbane të njerëzve që akoma në vitin 2014, kujtojnë se përballë tyre ose në Facebook-un e tyre, kanë vetëm idiotë dhe të paditur, për të mos thënë “injorantë”!
 
Dihet qartë se 200 mijë njerëz dhe për më tepër 250 mijë, apo akoma më tepër 500 mijë persona, nuk futen dot në asnjë shesh apo bulevard shqiptar. As në sheshin “Skenderbej”, as te ai “Nënë Tereza” dhe biles as në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”! Ka llogari të kryera dhe foto me rezolucion të madh që i numërojnë njerëzit dhe nga 20 mijë shtohet një zero, ashtu për dëshirë të kryetarit! Partia Demokratike, që shumicën e jetës së saj politike e bën në mitingje, ekzagjeron me shifra më tepër se socialistët dikur. Ka edhe ish kryetarin Berisha, një person që në çdo miting që bën partia e tij dhe që merr pjesë ai vetë, është “mitingu më madhështor” që ka parë bie fjala kryeqyteti! Llogaritë janë të sakta dhe nuk të lejojnë të bësh ndryshe, por po i falim zotit Basha një gjerësi prej 50 metra të bulevardit dhe një gjatësi prej 400 metra të mitingut në protestues dhe madhësinë prej një njeriu për metër katror dhe sigurisht janë 20 mijë persona.
 
Por unë jam i prirur ta ekzagjeroj dhe të them se kanë qëndruar dy persona në 1 metër katror dhe shifra është 40 mijë protestues! Kur nuk ka kurrfarë mundësie tjetër, pse duhet thënë 200 mijë xhanëm!? Basha tha: “Kjo nuk quhet qeveri, kjo është fatkeqësi. Ne emër të të gjithë shqiptarëve që ndajnë me 200 mijë shqiptarët sot në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” shqetësimin e thellë për të sotmen dhe të nesërmen”.
 
Kurse zoti Berisha e bëri të qartë se: Mbi 250 mijë qytetarë në protestën më të madhe që Tirana ka njohur! Zemërimi popullor në zenit! Tirana dhe Shqipëria ushtonin sot Rama ik! Ik! Ik! Rama shporru! Shporru! Shporru!! Sb”. Kishte nxjerrë dhe një foto ajrore dhe po të kishte marrë mundimin të numëronte sa koka njerëzish ishin në atë sipërfaqe do zbulonte se në atë “mizëri” nuk ishim më tepër se sa 2.000 njerëz dhe sigurisht që dukeshin shumë. Dakord, por nuk ishin më shumë se sa 2.000 dhe po të zgjasje edhe dhjetë herë atë distancë shkon realisht çdo kush, te shifrat reale, duke mos rënë viktimë e shifrave të partive shqiptare kur bëjnë mitingje! E dr. Berisha thotë se “zemërimi popullor” është në zenit, por që edhe marrëzia politike nganjëherë është në zenit, së bashku me mendimin!? 
 
Por ajo që më bëri përshtypje ishte ndryshimi në shifra, nga ish kryetari Berisha te kryetari Basha! Në fillim mendova se Basha ka zakon të hipë i vetëm në tribunë, dhe duke qenë kështu, të tjerët turmën e shikojnë në nivel syri. Pra Basha shikon mbi kokat e mitingut, duke parë më mirë. Meqë Berisha nuk hip më në podiumet e kryetarit Basha, ka mundësi thashë me vete se i duken më shumë duke qenë poshtë?! Por, dikush që merret me lëvizjet dhe tubimet demografike, më sqaroi se ai poshtë ka mundësi të fantastikojë më tepër se sa ai lart! E doktori sigurisht jo vetëm që pranoi 250 mijë persona, por dhe se ishte mitingu më i madh që ka njohur Tirana. Shiko, i shkreti, edhe nuk e hipën në tribunë, dhe ai vazhdon të thyejë rekorde mitingu duke ja lënë Bashës “primatin” e kotësisë me njerëz në mitingje! 
 
Nejse, nuk ma mbushi mendjen as tribuna e Bashës për të qenë ai me më pak protestues se sa Berisha?! Ku është llogaria që ju luan me 50 mijë njerëz nga Basha te Berisha?! Jo thashë me vete, këtu ka diçka! E përgjigja nuk vonoi të dilte më e qartë. Problemi është te Shkodra, (them kot unë) ose rrethi i madh i veriut të Shqipërisë. Po pra, ai vendi që e ka mbështetur PD-në dhe Berishën për vite e vite mbas 1990. Berisha ka parasysh edhe 50 mijë njerëz, por me sa duket nuk ka ditur ose e kanë mashtruar me protestuesit nga Shkodra! Basha e ka ditur se nga Shkodra nuk ka ardhur ndonjë shifër e qenësishme simpatizantësh dhe militantësh. Ata nuk kanë pasur ndonjë organizim të mirë, as autobusë dhe nuk kanë mundur të mbushin autobusë të shumtë për Tiranë. Kush ka dashur, ka shkuar me makinën e tij në Tiranë, por jo rradhë të gjata autobusësh nga Shkodra.
 
Këtë, Basha e ka ditur dhe menjëherë ka hequr (zbritur) 50 mijë nga të ardhurit nga Shkodra dhe rrethinat e mëdha të saj, por dhe nga veri-perëndimi i veriut në përgjithësi. Po pra, vendit që ka sjellë gjithmonë më shumë në mitingjet e PD-së. Në fakt, ata janë copë mes vetes dhe nuk kanë aspak intezë partiake. E dyta, Bashës i është komunikuar kjo vështirësi, kurse Berishës edhe sikur ti jetë komunikuar kjo gjë, as që i bie atij fyelli që të bëjë bilancet e duhura. Prandaj i mungojnë Bashës 50 mijë protestues në shesh, kurse dr. Berisha i shton “automatikisht” dhe me të tijën është në rregull! Gjithsesi, Basha i ka 50 mijë njerëz më pak dhe po vazhdoi “njeriun e pazakontë të pushtetit të kërkuar me zor” do të plaket më herët, shumë më herët se sa normalja! Sepse edhe zërin nuk e ka për të bërtitur më tepër se sa duhet, biles akoma më kot dhe pa kriter se sa paraardhësi i tij. Në fund të fundit, tabelat e bardha me bojë blu “Kruja” dhe Cudhi” tregon dhe vendet se nga ku ishin shumica e protestuesve afër tribunës. 
 
Kurse te “bunker art”, është më mirë që Rama (dhe Arvizu) të afrojë Bashën, bashkë me rininë që duhet të dijë. Të dijë për atë vilën gjithmonë të mistershme të përgjimit dhe sigurimit, por dhe të delirit të klikës së Enverit në Shqipëri. Dikush duhet të dijë sot se Enveri në portret nuk është për t’u pasur frikë. Një portret të tij (qarkullon në internet, por nuk dihet nëse është e vërtetë) po pikturon dhe krye i madhi i të djathtës amerikane dje, ose Presidenti Bush. Njerëzit nuk duhet të kenë frikë nga i vdekuri i “magjishëm” dikur, por të gjallët që sot e “urrejnë” dhe e “shajnë” në fotografi, por e adhurojnë si personazh.
 
Këta njerëz kanë moralin të mbrojnë me mitingje të rrejshme hajdutërinë, shkelësit e pronës, asnjëherë taksapaguesit dhe shkatërruesit e demokracisë e ligjit. Ai portret që Presidenti Bush (thonë në FB) bën në artin e tij, nuk është më për t’u pasur frikë, sepse edhe sikur ta kthesh të gjallë, nuk do të jetë më i zoti të bëjë asgjë. Ai la pas tij disa tipikë adhurues të tij, që i nxorën ujin e zi demokracisë (sa gjysma e viteve të Enverit) duke prishur shtetin dhe përmbysur demokracinë, duke bërtitur “poshtë diktatura”! Madje, edhe sot i dalin 50 mijë njerëz më tepër në mitingun që medemek e bëjnë sindikatat dhe e drejton Basha.