BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Opinion / Editorial

Antikulturat e “vogla”, rreth Pallatit të Madh të Kulturës!

Antikulturat e “vogla”, rreth Pallatit të Madh të
Nga Pandeli BARDHI  Për rëndësinë që ka kultura e një vendi, jo më kot në qendër të qyteteve, ngrihen objektet e kulturës siç janë pallatet e kulturës, muzeumet, bibliotekat apo edhe qendrat sociale kulturore, si kinematë, teatrot etj. Edhe në qëndër të Kryeqytetit, ngrihet Pallati i Madh i Kulturës dhe Muzeu Historik Kombëtar etj., etj., të cilët edhe rreth e rrotull tyre, duhet të “imponojnë” kulturë, me hir apo me pahir!
 
Nuk është tema kryesore ajo se si këto qëndra e kryejnë funksionin e tyre, por ajo ç’ka ndodhur rreth e rrotull tyre. Kushdo që vjen nga larg, do të kalojë medoemos nga qendra e Kryeqytetit. Edhe sikur të mos i bjerë puna dhe i premton koha, është normale që të mos i mbetet merak, pa e parë njëherë qendrën e kryeqytetit. Midis këtyre të ardhur nga larg, aty, në afërsi të ish sheshit kryesor një i ardhur nga larg, ndalon një kalimtar dhe e pyet: “Du me t’pyt, ku nodhet sheshi Skënderbej”? Kalimtari, ja tregon dhe ai mbetet pak si i habitur. I afrohem dhe bashkë bëjmë pak muhabet, ku midis të tjerave i them: “Nuk ju besohet që ky është sheshi Skënderbej”? Dhe ai më shpjegon se dikur, mbante mend sheshin e madh dhe heroin tonë Kombëtar në krye. “Keni të drejtë, i them,- dikur ka qenë shesh, por tani është kthyer në “Varri” i Skënderbeut! “Mirë boll e keni, më thotë,- paskan mendu për me hangër kali i Skënderbeut. Bar paska boll”! Bëjmë disa minuta muhabet me këtë të ardhur mbas disa vitesh, dhe ai të mbush mendjen se këtu nuk është vetëm mungesa e sheshit të dikurshëm, por edhe shumë të tjera që nuk i shkojnë aspak një kryeqendre të një kryeqyteti. 
 
Ai, me siguri do të kishte edhe shumë për të thënë, sikur të ishte ndonjë ditë kur zhvillohen protestat e atyre që janë në opozitë, kur “Varri” i Skënderbeut, shfrytëzohet me kapacitet të plotë qysh nga ngrëniet e deri në kryerjen e çdo nevoje! Mijëra vetë lëvizin në këtë shesh, vendas, të ardhur nga rrethet apo edhe të huaj. Me siguri, askush nuk është i kënaqur nga kultura që reflektojnë këto mjedise. Kalon në afërsi të Bankës Kombëtare, ku qindra vetë qëndrojnë të grumbulluar gjithë ditën. Ata mbajnë në duar nga një tufë parash dhe çdo kalimtari ja tundin ato para syve duke i kërkuar atyre dollarë, florinj, euro apo letra me vlerë! Ndokush që nuk i kthen përgjigje, ndonjëri prej tyre e ndjek disa metra se mos kush e di kalimtarit i kthehet mendja. Të tjerët që nuk merren me këtë biznes, merren me biznese të tjera siç janë shitja e telefonave celularë të përdorur, duke ju lutur kalimtarëve që ta blejnë një telefon “ekstra”, me lekët që do të blejnë tre katër byrekë! Të tjerët shesin fara luledielli, babane apo ç’të kenë.
 
Të shumtët rrijnë e vështrojnë. Ata kanë mbushur xhepat me fara luledielli dhe përtypin ato, duke i flakur “krahët” në rrugë. I gjithë trotuari nxin nga ky artikull i këtij biznesi kaq “fitimprurës”, që “punëson” edhe shumë pastruese rrethe rrotull qendrës së Metropolit dhe deri në periferitë e tij. Shkon disa metra më tej ku është një lulishte i thënçin, ku janë mbjellë disa pemë dhe janë vendosur disa stola druri, që kalimtarët të shplodhen dhe të soditin qendrën e kryeqytetit. Përmes kësaj lulishteje, ka edhe rrugë për kalimtarët, por ja që atyre nuk u pëlqen të shkojnë në to dhe i bien shkurt duke e shkelur mbi bar, si për të nxjerrë mallin kur dikur shkonin nëpër monopate! Shumë prej stolave, e kanë provuar “dhimbjen” që u kanë shkaktuar grabitësit, duke i lanë ato vetëm me nga një dërrasë! Të tjerët, që akoma nuk e kanë ndjerë akoma këtë “dhimbje”, janë të gjithë të zënë nga vizitorët e largët, të cilët me një thes nën kokë, ja kanë këputur gjumit, si për t’u shplodhur, përpara se të sodisin ish sheshin e dikurshëm. Të tjerët, që e kanë kaluar fazën e gjumit, kanë shkuar atje mbi “varrin” e Skënderbeut, ku dielli i zë më mirë, kanë hapur disa gazeta apo ndonjë beze dhe shijojnë drekën e tyre, që kanë marrë me vete! Të tjerët, që kanë punë më të ngutshme, nuk kanë kohë të rrotullojnë rreth e qark “varrit” të Skënderbeut dhe i bien atij mespërmes disa monopateve që kanë bërë, duke tërhequr edhe ndonjë thes që nuk mund ta ngrenë në krah! As që u bën syri “tërr” fare këtyre kalimtarëve që lëvizin ballëpërballë me dritaren e zyrës së kryetarit Basha, se mos marrin ndonjë ndëshkim nga ai.
 
Siç duket, ata e dinë që Basha, është larguar me kohë nga zyra e tij sepse ka të tjera halle mbi kokë. Nga njëra anë atë e “çmend” Saliu, nga ana tjetër e irriton Rama, që nuk ja “dorëzon” qeverinë! Nga t’ja mbajë më parë “kolopuçi” që nuk i zënë këmbët dhe duke patur shpresa se një ditë do të “nusërojë” Kryeministër! Jo vetëm Basha që është larguar nga bashkia, por me vete ka marrë edhe policët e tij, që dikur kujdeseshin për lëvizjet e kalimtarëve përpara Pallatit të Madh të Kulturës, në mungesë të semaforëve. Në këto kushte, mjafton të qëndrosh për pak minuta, të kalosh nga njëra anë e rrugës, në anën tjetër, bie kureshtja e soditjes së sheshit, sepse të tërheqin vëmendjen të tjera kureshtje. Makinat ulërijnë me sirenat e tyre dhe kalimtarët që bërtasin për të kaluar rrugën. Janë katër pesë kalime që presin bulevardin. Kush dhe si do të kalojnë në mungesë të semaforëve. Drejtuesit e automjeteve, nga ana e tyre duan të mos ndalojnë, kurse kalimtarëve, nuk u pret puna! Vendos, ai që është “më i shkathëti”, “më i shpejti”! Drejtuesit e automjeteve, ndoshta jo të gjithë, kur shohin që kalimtarët marrin insiativën, ata i japin edhe më shumë gazit sa që janë gati, t’i vënë ata nën rrotat e makinës!
 
Por disa prej këtyre drejtuesve nuk mjaftohen me kaq. Kur shohin që përpara tyre dalin kalimtarët, nxjerrin kokën nga xhami dhe tërë inatin, ja nxjerrin ndonjë kalimtari duke e sharë me rrënjë e me degë! Edhe kjo “mungonte”! Kësaj i thonë “ta gjesh nga nuk e pandeh”! Por nuk ndodh kështu, nga ana e drejtuesve të automjeteve, me dy nga “kolonitë” më të mëdha të qenve rrugaçë, të cilët qëndrojnë nga mbrapa Pallatit të Kulturës! Siç duket, vetëm ata kanë marrë “vizën” për në qendër, si për të përmirësuar sadopak “imazhin” e tyre. Njëra prej këtyre “kolonive” nuk largohet nga mesi i rrugës, përmes makinave, në përpjekje për të ndihmuar një “kolegen” e tyre që çalon! Drejtuesit ndalojnë në shenjë “mirësjelljeje”, sepse në fund të fundit, nuk kanë gojë të flasin se çfarë i detyron të “protestojnë” aty, në afërsi të bashkisë dhe të mos qëndrojnë si “kolonitë” e tjera, në çdo rrugë e në çdo stacion! E njëjta gjë ndodh edhe kur kalon jo më shumë se dhjetë metra ballëpërballë me Pallatin e Kulturës. Edhe atje, në mungesë të punës së Bashës, i cili jo vetëm semaforë që nuk ka, por nuk ka as policë si dikur. Edhe ata Basha i ka çuar në disa vende të kryeqytetit, ku bëjnë shërbim 24 orë me makina dhe të armatosur! Ata ruajnë disa tabela në disa objekte, që Basha dhe Enno, nuk kanë “këllqe” t’i ndërtojnë dhe i kanë vendosur nga një tabelë ku shkruhet: “Bllokuar për mungesë fondesh nga ana e Ramës”! Këto tabela ruajnë policët e Bashës, se mos ndonjë socialist që i ka mbetur akoma “besnik” Ramës, shkon edhe i heq! 
 
Por, të mos largohemi nga qendra. Janë të shumtë ata që sheshin e dikurshëm dhe “varrin” e Skënderbeut, e soditin nga shkallët e Pallatit të Kulturës. Edhe këta bisedojnë me njëri tjetrin, kalojnë kohën derisa të mbarojnë farat e lulediellit nga xhepat e tyre. Takoj një ditë këtu edhe një mikun tim, i cili krahas të tjerave, më pyeti se ku po shkoja. “Do të shkoj, në Bibliotekë, i them,- dua të marr një libër”! “Akoma, me libra merreni, pse humbisni kohën kot”! Unë ndahem dhe rrugës, mendoj. “Cilën quan vallë ky, “humbje” kohe dhe “shfrytëzim” kohe? Siç duket, edhe ky si ata që rrinë në shkallë e përtypen, duhet të jenë nga ata që e “shfrytëzojnë” kohën! Kohën, me efektivitet e shfrytëzon ai që ka marrë shtatë-tetë pula të gjalla të lidhura njëra pas tjetrës nga këmbët dhe i shet atje para pallatit të madh të Kulturës! Kjo është “normale” për pallatin e Kulturës, dhe “anakronikë” kanë mbetur librat! Edhe mbasi kalon Pallatin e Kulturës, hakun të mos ja hamë bashkisë.
 
Është munduar të bëjë një shatërvan, dhe një kënd lojnash për fëmijë. Por, edhe ky kënd lojnash nuk mund të mbetej jashtë vëmendjes të “paraardhësve” të tyre, që tashmë kanë hyrë në histori si “na ishin dikur, disa kënde lojrash për fëmijë! Pak më tutje, është edhe një “tregues” i kohës “moderne”! Bashkia ka vendosur disa kazanë llamarinash ngjyra-ngjyra që qytetarët të hedhin mbeturinat sipas përbërjes së tyre, në njërin ato plastike, në tjetrin letrat etj. Por ja që këta, janë “jashtë mode” të kohës së re. Disa të rinj studentë kanë gjetur edhe ata me çfarë të merren. Ata kanë grumbulluar pllaka të thyera nga trotuaret të cilat gjenden me shumicë në qendër, sidomos mbrapa Muzeut Historik Kombëtar dhe gjuajnë me këto, në drejtim të “tabelave të qitjes”, kazanëve! Të papunë janë vetëm ata pak metra më tutje, të cilët me trapanët e ngulur më pllakat rreth e rrotull “Pashait” u luten kalimtarëve për ndonjë punë. Kazanët janë bërë “shoshë” që të mos bien në sy, e për të mos bërë kontrast me pamjet rreth e rrotull! Makinat e shumta, të parkuara në trotuaret rreth e rrotull Pallatit të Kulturës, nuk duam t’i “ngacmojmë” përderisa ato, nuk na “ngacmojnë” por shohin punën e tyre të përditshme. Kanë çfarë të marrin kalimtarët, nga kjo eksperiencë “pozitive” sidomos ata që vijnë nga zonat e thella malore, që këtë eksperienca “pozitive” ta çojnë në skajet më të largëta.