BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Autokracitë vendore në Shqipëri!

Autokracitë vendore në Shqipëri!
Nga Lindita BLINISHTI*    Sipas Wikipedia-s, autokracia është një formë qeverisje në të cilën një individ i vetëm ka një pushtet të palimituar. Edhe republikat diktatoriale mund të jenë autokratike. E parë në këtë këndvështrim, Shqipëria nuk ka pse të diskutojë më për autokraci. Po çfarë ndodh në realitet?  Demokracia e një vendi nuk mund të matet me ligjet e tij. Ligjet duhet të vijnë si një frymë, një nevojë e brendshme e një populli për të ndryshuar, duke krijuar ligje e rregulla në dobi të shumicës. E vërteta është se shumë ligje në Shqipëri janë kopjuar, janë ligje demokratike, por nuk mund të zbatohen, pasi janë bërë nga vende që kanë qindra vjet demokraci dhe kanë lindur nga nevoja e kombeve të tjera. E nëse këto ligje janë kopjuar, ato nuk gjejnë zbatim as nga vetë specialistët e ministrive që i kanë përgatitur, pasi kopjimi është një proces thjesht mekanik dhe jo logjik.
 
Ky mekanizëm bën që padija e mosnjohja e ligjit, të përcillet duke “u trashur” në nivele më të ulëta qeverisëse, të cilat janë komunitetet e Bashkive e të Komunave, pa dashur të përmendim pleqësitë e lagjeve dhe të fshatrave që e injorojnë sistemin demokratik si të tillë. Të mbushur me militantë partish, shpeshherë të trashëguar nga njëra parti tek tjetra, administratat lokale janë bërë gangrena e demokracisë në Shqipëri. Këta militantë mediokër kryesisht në qytete të vogla e komuna, ku edhe konkurrenca është e vogël, e pothuajse nuk ekziston, kanë zënë myk nëpër karrige, duke bërë manovra të vogla korruptive e fitimprurëse me ato pak biznese që mbajnë gjallë administratën. Ata, në mënyrë mekanike lexojnë ndonjë urdhër a udhëzim ministrie, pa e ditur Kushtetutën, pa i njohur kodet, pa njohur asnjë ligj në hierarkinë e sistemit juridik, shkelin mbi gjithçka, për më tepër duke folur në emër të ligjit. Në këtë mënyrë ata ndikojnë padrejtësisht në rrotacionin politik, duke bërë që ky rrotacion të mos vijë për shkaqe objektive keqqeverisje, por për shkak të keqmenaxhimit të burimeve njerëzore ne nivel lokal. Në Shqipëri fitohen zgjedhjet në mënyrë demokratike për të qeverisur në mënyrë autokratike.
 
Pas Bashkive e Komunave, vijnë Këshillat vendorë (parlamentet lokale). Ata kanë mbledhur sahanlëpirës politikë, që dijnë vetëm të ngrenë dorën për të votuar. Sekretaritë teknike të përbëra me gjoja specialistë pranë bashkive dhe komunave, bëjnë projektvendimet (praktikisht një individ), më pas këto projekt-vendime dërgohen për votim në Këshillat vendorë përkatës, të cilët, duke mos patur asnjë lloj dije të fushës për të cilën votojnë, vetëm ngrenë dorën dhe miratojnë... 
 
Kjo gjë, nuk besoj se ndodh në Tiranë, ku të zgjedhurit, në mos më të mirët, vijnë nga një farë konkurrence, por kjo ndodh rëndom në qytetet e vogla ku mungon përgatitja profesionale e atyre personave kandidatë që partitë i servirin popullit për votim, shpeshherë të nisur dhe nga ndikimi në komunitet, i personave të caktuar.
 
Në fshatra e lagje, nuk bëhet fjalë për demokraci, s’ka vend për diskutim, pasi nuk ka zgjedhje, por vetë-zgjedhje, dikush mund të jetë shpallur “i pari i fshatit” kur u ndryshuan sistemet, dhe deri sa të vdesë s’e luan kush, ndoshta ka të drejtë ta lërë dhe në testament, s’i dihet... 
 
Qytetari i thjeshtë nuk ndien dorën e qeverisë, në ditët e tij të zakonshme, ndien dhe prek nga afër, pikërisht qeverisjen lokale, kjo e fundit ka të bëjë me të drejtat jetike të qytetarit. Dhe janë pikërisht këto qeverisje lokale, që shkelin çdo ditë të drejtat dhe liritë kushtetuese të qytetarëve, për kompromise të ulëta apo thjesht inate personale.
 
Ku vihet re kjo?!
 
- Së pari, sa herë që pushteti vendor merr vendime në favor individësh të caktuar dhe jo kategorish sociale të caktuara, atëherë pa diskutimin më të vogël kemi një shkelje kushtetuese. Ky vendim ka cënuar të drejtat e një ose shumë individëve të tjerë. Vendimet në favor individësh të caktuar, janë vendime gjyqësore që me forma antikushtetuese dhe antiligjore merren në pushtetin vendor, pasi është më lehtësisht i korruptueshëm, kryesisht për shkak të padijenisë dhe injorancës.
Një gjyqtar bën kompromis favorizues duke shfrytëzuar hapësirat ose boshllëqet e ligjit, por një pushtetar vendor shkel lirisht kushtetutën dhe ligjet, pasi mendon se është i plotfuqishëm në territorin e tij. Kjo është pikërisht autokracia e injorancës.
- Së dyti, sa herë pushteti vendor merr vendime të cilat kanë pasoja financiare në dëm të Bashkisë apo Komunës, duke dëmtuar tatimpaguesin e duke ligjëruar vetëgjyqësinë e të ashtuquajturve të “fortët” e fshatit apo qytetit të cilët, u vendosin gjoba bizneseve me bekimin e bashkisë apo komunës.
- Së treti, sa herë që pushteti vendor investohet për zgjidhje konfliktesh ndërpersonale, duke marrë në dorë zgjidhje problemesh në dëm të pronës private. 
Së katërti, sa herë që pushteti vendor merr vendime që prekin interesa të një grupi të caktuar, pa praninë e përfaqësuesve të tyre.
- Së pesti, sa herë që nuk është transparent në marrjen e vendimeve, nuk i boton ato të paktën fizikisht në një vend të dukshëm për qytetarët, apo online e mënyra të tjera.
- Së gjashti, sa herë që vendimet e pushtetit vendor janë në disproporcion me vendimet e pushteteve të tjera simotra për të njëjtën kategori subjektesh dhe për të njëjtin objekt veprimtarie.
- Së shtati, sa herë pushteti vendor hesht dhe nuk kthen përgjigje ankesës së qytetarit dhe mohon të drejtën për informacion lidhur me akte të ndryshme të lëshuara prej këtij pushteti.
- Së teti, sa herë pushteti vendor merr vendime apo urdhra arbitrare në dëm të qytetarëve, pa përmendur në to, as të drejtën e ankimimit.
Dhe për ta mbyllur, sa herë që pushteti vendor ndërmerr urdhra, vendime apo veprime që janë kompetencë e organeve të drejtësisë, këtu nuk flitet më për autokraci por shumë më tepër.
Gjithçka u tha më lart është e rregulluar në Kushtetutë dhe ligjet shqiptare, atëherë si shpjegohet që qytetarët pësojnë çdo ditë nga autokracia dhe injoranca e pushtetit vendor?!
Sipas një teologu amerikan Rajnold Nibur, aftësia e njeriut për drejtësi e bën demokracinë të mundur, ndërsa prirja e njeriut për padrejtësi e bën demokracinë të domosdoshme. Kur demokracia përfaqësuese vepron në pajtim me kushtetutën, e cila kufizon kompetencat e qeveritarëve dhe garanton të drejtat themelore të qytetarëve, një formë e tillë e qeverive është demokraci kushtetuese. Të gjitha teoritë mbi demokracinë e lidhin këtë koncept me konceptin juridik. Parë në këtë këndvështrim është më mirë një diktaturë ligjore se një autokraci në të ashtuquajturin “Pushtet që vjen nga populli”.
Ndaj që demokracia të funksionojë si e tillë duhet demokratizuar në radhë të parë pushteti vendor, ai që preket çdo ditë nga qytetarët. Që kjo të ndodhë, duhet që më e pakta specialistët por dhe të zgjedhurit vendorë, të njohin kushtetutën, ligjet themelore, ligjet materiale dhe procedurale kryesore, dhe më pas edhe ligjet dhe udhëzimet e fushës që mbulojnë. Shkelja më e dhunshme është ajo që bëhet në emër të ligjit dhe duke menduar se po e zbaton atë. Njeriu është i prirur të bëjë kompromis me ligjin, por e ka më të vështirë të bëjë kompromis me dijen, ndaj dija do të ndihmonte shumë në demokratizimin e vendorëve. Kjo nuk do të thotë që vendorët të kenë arsim juridik, por njohuritë e domosdoshme për strukturën dhe hierarkinë juridike nga ligji themeltar, deri tek udhëzimi për zbatim i një ligji të caktuar.
 
Një tjetër element në favor të demokracisë lokale është shkurtimi i numrit të administratorëve vendorë, mirëmenaxhimi i burimeve njerëzore, përfshirë të zgjedhurit, specialistët dhe strukturat ndihmëse të tyre, duke përzgjedhur personel të kualifikuar në të gjitha fushat e vendimmarrjes, kjo do të bënte që në punë të ketë më pak punonjës me më shumë rendiment. 
Veç këtyre është e domosdoshme të eliminohet punësimi si shpërblim për votën. Çdo njëri prej nesh në demokraci ka vetëm një votë, edhe Presidenti ka vetëm një votë, atëherë pse duhet të shpërblehet me një vend pune dikush që “gjoja” të ka dhënë votën?! Meqenëse vota është e fshehtë, e lirë dhe e barabartë, ku e din pushtetari vendor se kush ia dha votën, mos vallë po shpërblen me vend pune pikërisht atë që nuk i dha votën, por u deklarua si i tillë? Sepse këto gjëra në dukje absurde, që të vjen dhe turp ti shkruash, janë realiteti ynë shqiptar. Ashtu sikurse janë realiteti ynë i turpshëm, në vitet 2020, vota kundrejt favorizimeve të ndryshme, nga më të larmishmet që të zgjedhurit vendorë i premtojnë rëndom kafeneve që në fazën e kandidimit të tyre, aq e ulët është kjo tregti me ofiqet e pushtetit, saqë vendi i punës të duket si shkëmbimi më “dinjitoz” i votës. Pushtetarët vendore jo rrallë janë shitur tek e ashtuquajtura “mafie vendore” që synon të mbajë peng komunitetet e vogla, duke mbajtur pushtetin ekonomik dhe politik të një bashkie apo komune.
 
Në të shumtën e rasteve padrejtësitë dhe shkeljet e të drejtave nga vendorët bëhen pikërisht ndaj votuesit të tyre të sigurtë, i cili nuk pret privilegje por nuk ka pse të durojë dhunimin e të drejtave të tij që ia dha kushtetuta e ligji, por ia merr me një shkresë të rëndomtë “i zgjedhuri” prej tij. Gjithçka thashë me lart, pa dashur të përmend emra, i kam parë të ndodhin çdo ditë në qytetin tim të vogël, ku ajo që “autokrati” dëshiron të bëhet, gjen zbatim lehtësisht, duke bërë pa frikë në nivel lokal, pushtetin legjislativ, gjyqësor dhe ekzekutiv, në favor të një qytetari e në dëm të një tjetri, apo edhe shumë të tjerëve, pasi asnjë prej këtyre pushtetarëve vendorë, nuk është dënuar deri më sot për shkeljen e të drejtave themelore të njeriut, për diskriminim, shpërdorim detyre, tejkalim kompetence etj. Shumica e tyre të formuar politikisht në një sistem diktatorial, vijnë në pushtet në një sistem demokratik për të qeverisur në mënyrë autokratike.  Reforma territoriale, pritet të ndikojë sadopak në “shkundjen” e këtyre pushtetarëve autokratë vendorë që kanë krijuar “merimangën” e tyre lokale në dëm të qytetarëve të ndershëm e respektues të Kushtetutës e ligjeve. *Juriste