BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Opinion / Editorial

Debati pa vlerë dhe vlera e meritës së përfaqësimit

Debati pa vlerë dhe vlera e meritës së përfaqësimit
Nga Panajot ZOTO    Qëndrimi kritik dhe pakënaqësitë e një deputeti socialist ndaj qeverisjes dhe kryeministrit Rama, të shprehura publikisht kohet e fundit, kanë mbushur këto ditë faqet e gazetave dhe janë bërë “ushqim” për edicionet e lajmeve dhe emisionet “debat” në disa televizione. Mediat, gjithashtu janë marrë jo pak me deklaratën e dorëheqjes nga detyra të një kryebashkiaku dhe listojnë emra kryebashkiakësh që duhet apo nuk duhet të rikandidojnë për zgjedhjet e 21 qershorit, që janë apo nuk janë të preferuarit e kryeministrit  Rama, që nuk tërhiqen nga gara edhe se kanë mbushur dy a më shumë mandate... e se do të kandidojnë si të pavarur nëse nuk përzgjidhen nga kryeministri etj., etj. Mediat janë në të drejtën e tyre edhe në jo pak raste hamendësojnë, pse jo dhe spekulojnë me të vërtetat. Në këtë rast ka një të vërtetë. Deputeti socialist është shprehur publikisht se ka mosmarrëveshje me kryeministrin dhe e ka shtyrë skajshëm qëndrimin e tij duke thënë se “tani lufta filloi” dhe mes tij dhe kryeministrit “nuk ka më paqe”. Tej fjalëve, mendimeve, qëndrimeve, kënaqësive e pakënaqësive të shprehura, ka një pyetje që bëhet. Pse gjithë kjo?
 
Nuk është hera e parë që e ashtuquajtura “lufta brenda llojit” në Partinë Socialiste bëhet objekt i përfoljeve dhe i debateve në media të ndryshme. Kjo, nuk i ka bërë dhe nuk i ka sjellë ndonjë të keqe kësaj force politike, e cila dukshëm ka qenë e hapur për mendimin ndryshe dhe kritikën parimore, tolerante me ata që mbajnë qëndrime kritike për drejtuesit dhe lidershipin e partisë, dje dhe punën e qeverisë, të ministrave të veçantë, pse jo dhe të kryeministrit sot. Nëse flasim për një demokraci reale, të nevojshme brenda partisë, raste të tilla e ushqejnë dhe e bëjnë të shëndetshme atë. Rasti “Doshi” duket se nuk i synon këtij qëllimi, ndaj dhe qëndrimi i grupit parlamentar socialist ishte i prerë kundër. Gjithsesi, pa dashur të paragjykoj arsyet, “revolta” të ngjashme si kjo e zotit Doshi, them se do duhen parë në një këndvështrim tjetër, jo si veçanti por si një fenomen.
 
Shpesh ndodh që deputetët “ankohen” pse nuk i dëgjon kryeministri, apo nuk i dëgjojnë ministrat. Ka një histori brenda kësaj force politike, ku me zë por edhe nën zë, deputetë të ndryshëm shprehin pakënaqësi. Nuk na dëgjohet zëri- thonë ata dhe në këtë rast, më shumë se mospajtimi për mos mbështetjen sa duhet me investime të zonave ku ata janë zgjedhur, ndodh që qejfmbeten pse nuk pyeten se kush duhet të vihet në krye të kësaj apo asaj drejtorie, kush duhet të komandohet drejtor në këtë komisariat policie, kush duhet të kandidojë për zgjedhjet e radhës në krye të bashkive e komunave etj., etj. Rasti Doshi nuk është një rast që përputhet në mënyrë shteruese (siç deklarohet) me sa thamë, por një rast mbi të cilin ia vlen të tërhiqet vëmendja dhe të reflektohet brenda grupit të deputetëve të mazhorancës qeverisëse. Kur një deputet thotë se ka luftë midis tij dhe kryeministrit dhe se mes tyre nuk ka paqe, kjo do parë jo thjesht si një problem, si një përgjegjësi politike individuale e deputetit, por dhe një përgjegjësi palësh.
 
Të kërkosh përgjegjësinë e qeverisë dhe të kryeministrit për çka nuk bëjnë për zonën tënde zgjedhore, për qytetarët që përfaqëson në Parlament, është një e drejtë legjitime, madje detyrim ligjor dhe moral. Veç jo në rrugë prej nga lind një debat me motive të ngjizura shpesh, për çështje personale. Foltorja e Parlamentit, thirrja në interpelancë e çdo ministri- janë vende ku zëri dëgjohet dhe ku mund të mbahen edhe qëndrime kundër. Deputeti bëhet më i besueshëm dhe i afrueshëm me zgjedhësit jo kur ankohet para mediave për mos mbështetje, për mos dëgjim të zërit, për emërime pa e pyetur, por kur zëri i tij për këto çështje ngrihet në Parlament, (ku jo vetëm zëri i Doshit nuk është dëgjuar) kur shqetësimet që ka, i bën prezente në institucione dhe strukturat e partisë. Me të drejtë deputeti kërkon të dëgjohet, po a e di ai (këtu nuk bëhet fjalë për emra të veçantë) se edhe zgjedhësit e tij kanë të drejtë të dëgjohen prej tij? Sa dhe si i dëgjon ai ankesat e zgjedhësve? Si i organizon ai kontaktet me “popullin” votues? Në këto aspekte ka vend për kritika ndaj të zgjedhurve e për të thënë se ata duhet ti shikojnë në raporte të drejta “qejfmbetjet e tyre” për ata lart me qejfmbetjet e zgjedhësve ndaj tyre.
 
Mbi çështjen “Doshi” janë ngritur shumë hipoteza, hamendje madje edhe po spekulohet për gjoja përçarje brenda Partisë (Socialiste), dhe përpjekje për ti mbyllur mosmarrëveshjet pa nxjerrë të vërtetat në shesh. Flitet për debat por nuk ka një të tillë. Madje do të ishte i pavlerë nëse do kishte një debat publik mes deputetit (kujtdo deputet) dhe ministrit “x” , apo kryeministrit. Nëse duhet bërë një debat për të trajtuar fenomenin “Doshi”, parë në disa aspekte, dhe së pari në vlerën e meritës së përfaqësimit.
 
Si i përzgjedhim ata që përfshihen në listat e kandidateve për deputet apo kryebashkiak? Mendoj se jo gjithnjë mbisundon merita, me të cilën nënkuptohet begraundi intelektual, profesional, moral, integriteti individual, dinjiteti, sinqeriteti, dëlirësia e mendimit, vizioni, thjeshtësia, ndershmëria dhe mospajtimi me të keqen, i kandidatit. Pamja e sotme e Parlamentit, edhe në radhët e të majtëve, ngre pikëpyetje legjitime, pasi pjesë e tij janë edhe të ashtuquajturit “të fortë”, që bëhen pjesë e trupës parlamentare jo për meritat që përmendëm, por të një përzgjedhjeje të sforcuar nga nevoja për të grumbulluar vota, të cilat kanë brenda edhe çmimin e kthimit mbrapsht të “kontributit”. Në këtë vështrim mund të kërkohet edhe “përgjegjësia” e zotit Rama në çështjen “Doshi” etj. Ndërkaq përzgjedhja mendoj se u takon strukturave dhe njëshit të partisë, kur dihet se “pakënaqësitë” e deputetëve dhe presioni që ata bëjnë lidhen pikërisht me kërkesën për dominancë të tyre në këto përzgjedhje, sidomos të atyre që nesër do të garojnë për kryebashkiak në njësitë e reja të qeverisjes vendore. Ka zëra që thonë se është kryeministri (kryetari i partisë) ai që vendos. Janë kritikuar listat e mbyllura të deputetëve që e bëjnë më pak transparente përzgjedhjen dhe vendimmarrjen prej njëshit të partisë. Thonë se edhe kandidatët për zgjedhjet vendore do mbajnë firmën dhe vulën e kryeministrit (kryetarit të partisë) dhe e gjithë kjo kritikohet si një e keqe dhe cilësohet si autoritarizëm i njëshit etj. Këndvështrimi është i gabuar. Nuk bëhet fjalë për shkelje të demokracisë, për qëndrim autoritar të njëshit, përderisa ai është i zgjedhur demokratikisht me votën e anëtarësisë së partisë.
 
Është vota që ia jep dhe ia njeh atij të drejtën për të vendosur dhe e detyron të mbaj përgjegjësi për çka vendos. Ndërkaq askush nuk mund ta besoj se përzgjedhja e përfaqësuesve të popullit apo e individëve që përfshihen në garën zgjedhore për pushtetin vendor, vjen si një vendimmarrje individuale pa një konsultim të gjerë dhe debate në strukturat përkatëse. Këtu ka vend për të kërkuar vlerësim me serioz për strukturat partiake të cilat duhet të përfshihen në përzgjedhje pa u zëvendësuar, siç po ndodh për shumë çështje të tjera, nga përfaqësuesit politikë që pretendojnë se janë ata që duhen pyetur e që vendosin për emrat e përfaqësuesve në garat për drejtuesit vendorë të pushtetit. Nëse flasim për vlera dhe meritë përfaqësimi , këtë mesazh mund ta përcjelle me emra konkret drejt udhëheqjes, më mirë se çdo deputet a personalitet tjetër politik i përveçëm, shuma e anëtarësisë së partisë që duhet më shumë vlerësuar.