BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Deputetja nuk bën “dëshmi të rremë”, prandaj është jashtë!

Deputetja nuk bën “dëshmi të rremë”, prandaj
Nga Besi BEKTESHI   Ka diçka të jashtëzakonshme sidomos në polemikat intensive dhe shumë herë me detaje profesionale për “dëshminë e rreme”, si një akuzë penalisht e dënueshme. E bukura është se individë të cilët konsiderojnë veten dhe “besimtarë” nuk e dinë se “dëshmia e rreme” është në “10 Urdhnesat e Zotit” për besimtarët katolikë dhe luterianë gjithmonë e teta në rradhë. Akoma më shumë, në “të drejtën romake” dëshmia e rremë apo e gënjeshtërt, dënohej me vdekje. Sot këtë akuzë e konsiderojnë të lehtë në përgjithësi shqiptarët, sepse me sa duket ky vend është një “harmoni e dëshmisë së gënjeshtërt”, e cila e bën këtë shoqëri një nga më imoralet në botë dhe sigurisht më të pacivilizuarën në Europë. Absolutisht më të padrejtpërdrejtën dhe më mashtruesen si shoqëri, e cila vetëgënjen veten dhe botën si dhe dëshmon mashtrimin për të vërtetë. Me mashtrim dhe rrenën - gënjeshtër, donte që dikush të “rrëzojë themelet” e shoqërisë, partisë, mazhorancës dhe qeverisjes.
 
Me një kurth të një dëshmie të rremë, duhet të prangoseshin Kryetari i Kuvendit, Kryeministri, Kryeprokurori, prokurorë, deputetë, kolegë dhe të tjerë plot. E për më tepër, duhet të “bashkoheshin shokët e armëve” për të bërë pastaj dhe ripushtetimin e pritshëm. Nuk besoja kaq shumë, por gjithsesi lideri maximus i PD-së, dr. Berisha, po mbron kauzën e dëshpëruar të “dëshmisë në rrenë”, sepse është i qartë se procesi që ka nisur, nuk mund të mbyllet pa futur brenda tij edhe vetë doktorin. Në fakt, Partia Demokratike nëpërmjet Halimit, ka përsëritur dhjetra herë në mënyrë banale se “jemi për lirinë e hetimit dhe jo imunitetit” apo do të votojmë çdo gjë që vjen nga prokuroria dhe kur vjen puna për të votuar realisht lejen për hetimin dhe arrestin, mungojnë në sallë. Kjo është gati e barabartë me një “dëshmi të rreme”!? Po, e them pa asnjë problem etik se të deklarosh se “jam për kërkesën e ndalimit dhe heqjes së pengesës së arrestit një deputeti” dhe pastaj kur vjen momenti për të votuar largohesh, do të thotë se “po bën një dëshmi në rrenë” dhe pikë! Po bën një dëshmi të gënjeshtërt!?
 
Tani largimi i zonjës Mesila Doda si koordinatore për Tiranën, ka ardhur si pasojë se ajo me sa duket “nuk do të bëjë dëshmi në rrenë” dhe këtë e vërtetoi duke votuar së bashku me të majtën për atë që PD-ja e thoshte me gojë dhe nuk e dëshmonte me vepër në sallën e Kuvendit. Ristani, i cili me një ligj që nuk toleron asnjë detaj dënimi apo burgimi apo paraburgimi të ndalon për deputet, mund dhe të rrezikojë të zgjidhet apo vendoset i tillë, ka deklaruar sipas shtypit: “Mesila Doda ka thyer disiplinën e grupit dhe ky grup duhet të veprojë në unitet për vendimet”! Ka thyer “unitetin në rrenë të grupit” zonja Mesila dhe me sa duket “meriton” të dënohet nga partia e saj. Paska thyer unitetin e njerëzve që tjetër gjë deklarojnë dhe tjetër gjë bëjnë sidomos në rrenë, sepse në fund të fundit pranojnë faktin se “kemi propozuar që deputetët nuk duhet të kenë asnjë mbrojtje” dhe nuk duhet të ketë kurrfarë problemi për prokurorinë për të bërë jo vetëm hetimin por dhe prangosjen!
 
Prandaj e konsideroj “rrenë” këtë punë të largimit të grupit demokrat, nga që nuk do të ishte asnjë problem të votonin bashkë me socialistët për një diçka që me propozim të tyrin, nuk ka nevojë të jetë si koncept dhe praktikë. Dakord, është pikërisht një “dëshmi në rrenë” dhe nuk e luan as topi. Për këtë zonja Doda duhet të dënohet me largimin si koordinatore e Tiranës. Aaaaa bravooo, dhe krahu i saj si një pjesë shpesh herë i mbushur me ideologji më keq se të dikurshmet fjalime, vazhdojnë të krahasojnë “ndalimet nga policia” me gjyqet e diktaturës dikur! Një dorë pehlivanësh që nuk kanë as idenë, as moshën, për të kuptuar se si ndodhte dhe si ishte atëhere puna, vendosin shenja barazie mes të sotmes dhe të djeshmes, duke bërë akoma më shumë ideologët se sa të poshtrit e dikurshëm. Janë akoma më keq, vetëm se “demokracia” i ka lejuar të kenë diçka, sa për demokraci, dhe jo më tepër. Sepse, po ti lejonte më tepër, do të bënte shumë keq me të tillë njerëz që në luftën për pushtet të tyre, nuk llogarisin viktima dhe tragjedi. 
 
Në përgjithësi, janë mësuar një pjesë e madhe të bëjnë “dëshmi të rreme” dhe me këtë gjë e kanë kaluar gjithmonë. Dëshmi të rreme politikisht, financiarisht, historikisht, realisht dhe me që bëjnë kaq shumë “jetojnë me mirë”, duke mbikaluar deri realitetin. 
 
Por deputetja sigurisht ka bërë mirë që ka dalë nga rreshti për të votuar e lirë dhe në dëshminë e saj të vërtetë. Ajo ka votuar atë që rregull duhej bërë, sepse kështu dhe u tha, u deklarua nga lidershipe dhe politikanë. Ajo pra nuk pranon realisht të veprojë kundër asaj që thotë dhe nuk i pëlqen të jetë në “rrenë” në këtë drejtim. Nëqoftëse për këtë gjë është “aut”, as që ka problem fare. Sigurisht që termi “disiplina e grupit” është shumë më i vogël dhe i parëndësishëm,se sa “dëshmia e vërtetë” dhe sigurisht që kjo ka rëndësi. Disiplinë në “dëshmi të gënjeshtërt” le të vazhdojnë ta përdorin në grup, por nuk është mirë. Akoma më keq, kur grupi reagon ndaj të vetmit individ dhe grua, që jep dëshmi të vërtetë. Po as që duhet mërzitur për këtë gjë. Jo, as që i duhet kujt se në çfarë “lirie” dhe “demokracie” jeton grupi, kur nuk dëshmojnë dot të vërtetën që thonë se duan. Në fakt duhet një “studim” mbi qënien kompleksive në grup pa dëshminë e të vërtetës. Por kjo mbase duhet bërë në një moment tjetër disi më të qetë.