BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Opinion / Editorial

Drejtësia zë laraska në Pogradec

Drejtësia zë laraska në Pogradec
Nga Kolec TRABOINI    Ndërkohë që miqtë tanë amerikanë dhe europianë janë të alarmuar me shkallën sipërore të korrupsionit dhe mosdënimit të atyre që shfrytëzojnë pushtetin për të zhvatur, kur aferat e zyrtarëve të lartë të shtetit janë jashtë çdo lloj logjike prej nëpunësi, kur ministrat hyjnë në zyra si varfanjakë e na u bënë milionerë (në këto 23 vjet hajni publike), kur gjithçka në këtë vend është një kaos i organizuar nga kupolat e politikës, na u gjend pra një zgjidhje si prerje e artë. Eureka! Në një cep të Ilirisë, në nahi të Pogradecit, në një kafene buzë liqenit, u kap një njeri që për ryshfet të vogël, punë para birre, të hiqte dorë nga gjykimi i një çështjeje. 
 
Mesa duket, ky ishte një mirëorganizim brenda çorganizimit të makthshëm që kemi, për të mbërthyer një poet gjyqtar, i vetmi poet që punon në Shqipëri, se të tjerët janë pa punë e varavingo thurin vargje kafeneve duke kruar xhepat. Qyqar të thuash edhe për këtë poet për profesionin që ka zgjedhur si gjyqtar, për më tepër edhe si i mikluar e i gudulisur nën sqetull si “Qytetar Nderi i Pogradecit”, ky pra si të ishte thembra e Akilit të drejtësisë shqiptare, u gjend të arrestohet në një lokal se i premtoi një zonje, që denoncoi (duket si skenarët e Filipit në Fix Fare), për të mos e marrë çështjen e saj në dorë, pra ta anashkalojë. Padyshim që drejtësi duhet të ketë për të gjithë në këtë vend, veç lind një pyetje krejt natyrshëm, po Dhimitër Pojanakun gjetën ta bëjnë shembull në Shqipërinë e padrejtësive, se gjoja këtu luftohet korrupsioni?! Po kujt ja shesin këto dokrra! Po nuk jemi more në kohën kur populli nën udhëheqjen e Partisë kishte zgjedhur alternativën e barit se nuk kish rrugë tjetër dhe ishin bërë njerëzit si budallenj. Po qesharake do ta ktheni kauzën e luftës kundër korrupsionit?! Teatra do bëni, o shtet, o polici, o prokurorë e gjyqtarë, o ministra, o qeveri, o opozitë, o lesh me qime. 
 
Jo, kështu jo vetëm që nuk luftohet korrupsioni, por kështu stimulohet korrupsioni i atyre që nëpër duar nuk kalojnë para sa për një birrë, dy qofte e një panine Pogradeci, por me miliona e jo para, por euro-dollarë. Janë 300 çështje-dosje korruptive ku përfshihen edhe nëpunës të lartë të shtetit që prokuroria shqiptare i ka mbyllur sepse bosët e korrupsionit i ka lali xhan. Po si nuk u arrestua ta zëmë një deputet, a ministër a ish ministër, a nëpunës i lartë, flasim për kapot pra. Dhe ja me një Modus Vivedi, një konsensus në mes të hallkave për një shou mediatik, dhe çështja u zgjidh, një arrestim në Pogradec i një gjyqtar-qyqari që edhe në kohë të gjykimit niste e meditonte (turbulluar fare) për ca vargje të rimuara, për fjali pa folje, për ca dashuriçka fshati, për ca zogj pa fole, ndaj dhe i turbulluar fare ra në grackën e vogël që i kishin ngritur duke i vënë përballë një zonjë që të turbullohej akoma më mirë si Khajam i dehur. I kishte harruar poet- gjyqtar-qyqari fjalët e Shekspirit, se “shfaqja është gracka ku shpirti i mbretit zihet si laraska”. 
 
Natyrisht, ai dënimin e meriton plotësisht, por, nuk e bën dot kurrë shëmbëllesen e Krishtit, edhe pse është orthodoks gjyqtar-qyqar-poeti. 
 
Krishti, kur shkoi e u gozhdua në kryq (jemi dhe në prag Pashke de) mori mbi shpatulla tërë fajet e mëkatet e njerëzimit, mirëpo nuk mendojnë se ky Dhimitër Pojanaku, megjithë dëshirën e madhe të kastave të politikës dhe shtetit (ky Ponc Pilat modern thuaj), mund të na japë pra një shfaqje kësisoj, madje as edhe në plan grotesk të sakrifikimit për të tjerë si lloji i vet me togën e gjyqtarëve.I ka shpatullat fort të vogla gjyqtar-qyqar-poeti ndaj nuk i merr dot përsipër tërë fajet e mëkatet e banditëve në shtet e pushtet, në politikë e në çdo hallkë të këtij kaosi ku jetojmë, në këtë papunësi gjigande dhe korrupsion, që e ka kthyer këtë shtet në gërmadhë e rrumpallë, pra nuk është e mundur të sakrifikohet ai për të mbuluar e humbur gjurmët tërë banda e hajdutëve që na kanë drejtuar e poshtëruar prej një çerek shekulli pa ju hyrë ferrë në këmbë.
 
Populli do në bankën e të akuzuarve bosët e korrupsionit në shtet, pushtet e politikë e jo minjtë e vegjël të vrimave, që rendin pas thërrimeve që lë sofra e madhe e korrupsionit politik e institucional shqiptar.