BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Greferendumi, a ka pasoja edhe në Shqipëri?

Greferendumi, a ka pasoja edhe në Shqipëri?
Nga Pirro PRIFTI    Referendumi grek ose e thënë me një bashkim fjalësh: Greferen dumi i ditës së diel më 5 korrik, mbetet një shprehje e demokra cisë së përkryer në të cilën mund të thuhet me plot gojën se: `Vox Popoli, Vox Dei` (Zëri i Popullit është Zëri i Zotit). Ky referendum i ndërtuar për t'iu përgjigjur një fraze të thjeshtë: `A jeni dakord me kërkesat e BQE dhe FMN për huadhënien, përfundoi në favor të fjalës `OXI`-JO, me 61% përkundrejt 39% `NAI`-PO. Përkthimi i kësaj vote ka shqetësuar direkt BE dhe veçanërisht binomin Francë-Gjermani përsa i përket të ardhmes së fqinjit tonë grek në BE. Deklaratat e Kryeministrit majtist Tsipras se vota `JO` nuk do të thotë dalje nga eurozona, por do të thotë huadhënia duhet ristrukturuar në dobi të popullit grek sepse populli grek nuk meriton të dëmtohet edhe më tej nga kjo barrë e rëndë fiskale, barrë e cila po e shkatërron Greqinë. Mbyllja e Bankës Qendrore greke deri të mërkurën shpreh edhe një herë mungesën e plotë të likuiditetit të Bankës Qendrore greke, dhe kjo do të përkthehet me pamundësi për të dhënë rrogat, pensionet, asistencën, investime, shlyerje borxhesh. Pa i hyrë hollësirave financiare, në këtë rast mund të diskutohet se çfarë shërbeu si trigger në ndryshimin e qëndrimit të qeverisë greke të re të kryesuar nga Tsipras nga qeveritë e mëparshme dhe se pse qeveria e drejtuar nga Samaras nuk fitoi zgjedhjet e kaluara me gjithë sukseset e pjesshme të tij në pagesat e borxhit grek, i cili sot me gjithë përqindjet llogaritet në 323.4 miliardë euro? Pika e kthesës dhe votat në favor të Kryeministrit majtist Tsipras, shërbyen pikërisht në masat tejet shtrënguese që rekomandoi FMN dhe BQE në drejtim të shkurtimeve drastike në pensionet, asistencat,dhe në buxhetin e Mbrojtjes.
 
Këtu qeveria e Tssipras fitoi besimin e popullit grek me këmbënguljen e tyre për të mos ulur nivelin e jetesës, nivel i cili është arritur me mund e sakrifica që nga hyrja e Greqisë në BE dhe në Eurozonë si një vend i zhvilluar (developed country). Pavarë- sisht këmbënguljes për të mos paguar këstet e rradhës së huasë totale prej 322.4 miliardë euro (kësti mujor është 1.5 miliard euro në muaj), qeveria Tsipras i paraqiti BE dhe veçanërisht Merkel-it pamundësinë e pagesës duke propozuar shlyerjen e borxheve. Gjithashtu, nëpërmjet bllofeve politike të Varufakis-it qeveria greke e Tsipras-it i kujtoi Gjermanisë që ajo i ka një borxh të luftës prej 230 miliardë euro(?!), gjë që e zemëroi pa masë opinionin gjerman, pa shtuar se Ministri i Jashtëm grek u tregua profan në debatet me europarlamentarët dhe me FMN (të paktën nga ana etike) për zgjidhjen e këtij ngërçi, aq sa pas referendumit FMN dhe BQE i dërguan një letër, ku shpreheshin që ... do ta vlerë- sonin mos ardhjen e Ministrit të Jashtëm grek Varufakis në takimet e rradhës... Kjo shkaktoi dorëheqjen e ministrit Varufakis dhe zëvendësimin e tij me z. Tçakalliotis, një grek inteligjent i rritur jashtë Greqisë. Shprehja `OXI` e votuesve grekë shpreh edhe një herë dëshirën e popullit grek për të mos pranuar masat shtrënguese, por gjithashtu sipas Tsipras shpreh dëshirën për të qëndruar në eurozonë duke ristrukturuar borxhin; me sa duket ose duke bërë një ndërprerje 1-2 vjeçare dhe pastaj rifillimin e pagimit, ose duke zgjatur kohën pagesat. Kjo i përket bisedimeve të ardhshme. Shkaqet e këtij borxhi janë shpjeguar në forma të ndryshme por sipas opinionit tim, ky borxh ka filluar që kur u bë Olimpiada në Greqi në 2004- 2005, për shkak të derdhjes si lumë të investimeve të mëdha në një vend të vogël si dhe keqpërdorimit nga ana e qeverive greke të borxhit. Asnjë vend në botë prej 11 milionë banorësh nuk ka marrë një hua prej 300 miliardë eurosh për një kohë të shkurtër, hua e cila duhej të ishte përdorur për investime. Në fakt kjo hua u përdor për të rritur buxhetin e Ministrisë së Mbrojtjes duke blerë aeroplanë dhe armatime të ndryshme nga vendet e BE me pretekstin e mbrojtjes nga Turqia e fqinjët?! Së dyti, huaja u përdor për të rritur rrogat, pensionet, asistencën dhe numrin e punonjësve në administratë si dhe për reklama. Pra jo për investime strukturore dhe strategjike. Praktikisht grekët punonin 10 muaj në vit, merrnin 14 paga dhe kishin rroga të njëjta me gjermanët, të cilët dihet se si punojnë.
 
Kontrollet e BQE, FMN dhe Trojkës dhanë rezultate të papritura dhe të padëshirueshme sepse e tregonin shtetin grek që po majmej dhe parazitonte duke u ushqyer me huatë e dhëna për qëllime të tjera. Dihet që qeveria Tsipras është qeveri e majtë, por edhe qeveritë e tjera greke janë sjellë si qeveri socialiste të kohës së bllokut komunist duke mbajtur një ekonomi të centralizuar, gjë që ka sjellë dështim ekonomik të rëndë, të cilin po e vuan populli grek. Pyetjes së Merkelit pse nuk është shkurtuar buxheti i Mbrojtjes me anë të të cilit mund të paguhen këstet e borxhit, Tsipras i u përgjigj se Mbrojtja duhet forcuar si psh., kundër Turqisë(?!) Merkel pasoi se Turqia nuk sulmon një vend të NATO-s sepse është vend në NATO, por edhe sepse Greqia sa do të blejë armatim, nuk mund të krahasohet me Turqinë, e cila ka një potencial ushtarak shumë më të madh. Tsipras kundërshtoi se kjo shumë marramendëse e pagesës nga ana e Greqisë dëmton dinjitetin grek sepse Greqia nuk mund të ulë standartin e jetesës së popullit grek, standart të arritur me vite (dhe me të drejtë). Por Merkel iu përgjigj: Për çfarë dinjiteti flitet? Dinjitet kishte Greqia e Lashtë e jo kjo Greqi, e cila është e përbërë nga rraca të ndryshme serbësh, turqish, shqiptarësh, etj. Bëni AND i tha Tsipras-it,- Merkel-i e zemëruar. Kjo e zemëroi Tsipras-in, i cili kërkoi votëbesimin nëpërmjet referendumit, referendum i cili përkrahu qëndrimin e Tsiprasit nga ana e popullit grek me anë të `OXI`. Problemet e Greqisë janë të mëdha, por si fqinjë të mirë që jemi shpresojmë që Greqia të mos dalë nga eurozona dhe aq më pak nga BE. Faji i këtij borxhi të madh është i dyanshëm. Nga njëra anë BE. Së pari, dha pa kursim hua të mëdha që e kalonin kapacitetin dhe likuiditetin grek. Së dyti, nuk i kontrolloi se ku vajtën këto para. Së treti, ka shumë mundësi korrupsioni i kontrollorëve të BE. Nga ana e Greqisë. Së pari, nuk i përdorën paratë për investime strategjike. Së dyti, i shpërdoruan duke i përdorur për qëllime konsumiste dhe klienteliste politike. Ka dhe një problem tjetër që qeveria Tsipras (e cila nuk ka faj për gjendjen, por po përpiqet ta rregullojë) duhet ta bëjë në bashkëpunim me BE, por që mund të jetë e parealizueshme: nxjerrjen para ligjit të të gjithë klasës së vjetër politike, e cila jo vetëm shpërdoroi paratë por me sa dihet, ka rreth 280 milionë euro tek individë privatë të ndryshëm grekë, në bankat e Zvicrës dhe Qipros, të cilat sigurisht duhen parë se nga janë përvetësuar. Sigurisht duhen nxjerrë para ligjit edhe politikanët e BE që i kanë dhënë huanë Greqisë. A mund të realizohet kjo? Kjo nuk dihet.
 
Të shohim. Problemi i korrupsionit të klasës politike është edhe në Shqipëri, dhe dihet që është kjo klasë politike disa vjeçare që ka shpërdoruar paratë e shqiptarëve duke i shkaktuar Shqipërisë një borxh buxhetor prej 70-80% të buxhetit shqiptar, borxh që ka vënë në vështirësi ekonominë shqiptare, e cila po dëmtohet edhe nga problemi i fqinjit tonë grek, ku banojnë rreth 700.000 shqiptarë, një pjesë e të cilëve është duke ardhur në Shqipëri si të papunë. Në përfundim them se përmirësimi i ekonomisë greke dhe shlyerja e borxhit grek me ndihmën e FMN dhe BQE, do të ndihmojë edhe Shqipërinë të dalë nga `zeit not-i` ekonomik. [email protected]