BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Opinion / Editorial

Gruaja në biznes, objekt dhe subjekt i zhvillimit ekonomik në kushtet e ekonomisë së tregut

Gruaja në biznes, objekt dhe subjekt i zhvillimit ekonomik në kushtet
Nga Dr. Zhaneta SALIU Pa dashur të bëj shumë histori për pozicionin dhe rolin e gruas, po ndalem vetëm në disa momente të veçanta në kohët e mëparshme dhe duke e sjellë atë në fokus për veprimtarinë ekonomike të gruas në ditët e sotme. Në historinë mijëvjeçare të njerëzimit, numri i grave që patën mundësinë të shquheshin në sfera të ndryshme të jetës nuk është i madh. U njohën kryesisht emrat e atyre grave që zëvendësuan burrat e tyre sundimtarë, apo ato që përkrahën burrat e shquar. Një numër tjetër i madh i grave ngelën anonime dhe u përfshinë në emrin e përbashkët “Grua”. Bota e brendshme vepruese dhe krijuese e gruas, nisi të gjente shprehjen e vet rreth shekujve të XVIII, kurse fundi i shekullit të XX shënon inkurajimin e gruas ne të gjitha sferat e jetës. Unë këtu do të përmend disa prej atyre grave që kanë lënë gjurmë në historinë e popullit tonë si; mbretëresha Teutë në shekullin e III p.e.re., Donika e Kastriotit, vajzë e Arianit Komenit, Nora Klemendi në shekullin e XVII, Elena Gjika shekulli XIX, Sevasti Qiriazi shek. XX, Shote Galica, Gonxhe Bojaxhi, Marie Shllaku dhe një plejadë e tërë grash që vijnë deri në ditët tona me kontribute të shquara në fushën e politikës, kulturës, arsimit, të drejtave të njeriut, të fjalës së lirë, veprimtarisë ekonomike etj. Mbas viteve ‘90 në Shqipëri, në kushtet e pluralizmit politik dhe ekonomisë së tregut të lirë, gratë shqiptare u përfshinë fuqishëm në veprimtari të ndryshme ekonomike. Ekonomia e tregut të lirë pas viteve ‘90 krijoi hapsirat e veta, kështu që dhe ne gratë, u vumë në një provë dhe garë të vështirë me pjesëmarrjen tonë në zhvillimin ekonomik të vendit. Ne morëm përsipër mjaft iniciativa të rëndësishme, në rolin e sipërmarrësit, manaxhuesit, drejtuesit, punëdhënësit, ndërmjetësit, në shumë veprimtari ekonomiko – shoqërore.
 
Sipas të dhënave, aktualisht gratë drejtojnë dhe manaxhojnë mbi 27% të aktivitetit ekonomik, tregtar dhe shërbimeve. Ato nuk ngelën pas dhe në fushën e zotërimit të aktiviteteve të ndërmarrjeve ekonomive dhe prodhuese. Një nga shembujt tipikë është dhe qyteti ynë i Durrësit, ku një grup i tërë grash po shpalosin aftësitë e tyre duke krijuar dhe drejtuar mjaft veprimtari ekonomike si në industrinë e veshjeve, veçanërisht në sektorin e fasonëve, në industrinë e kozmetikës dhe detergjentëve, në industrinë ushqimore, në sektorët e transportit, në sektorët e tregtisë, në sektorin e bujqësisë dhe agrikulturës, në sektorin e turizmit, shërbimeve etj. Të shumta janë gratë që vijnë nga bota e biznesit dhe ato janë krenare për atë ç’kanë krijuar, ndërtuar dhe arritur, dhe kjo është tërësisht mërita e tyre. Ato janë për t’u përgëzuar që në këtë shoqëri maskiliste kanë mundur që me inteligjencën, inisiativën dhe kurajon e tyre kanë ngritur dhe çojnë përpara biznese. E them këtë, mbasi s’është e lehtë për një grua të drejtojë një biznes kur vendi i saj në vitin 2013 renditet i 108 përsa i përket barazisë gjinore, statistikë kjo e ardhur nga rrjeti prestigjioz Britanik i BBS, ndërsa vendi fqinj Maqedonia renditet në vendin 57. Si mund të jetë e lehtë që një grua në Shqipëri të drejtojë një biznes, kur në vitin 2011 nga raporti i Bankës Botërore, TUIN BIZNES del që procedurat e pagesës së taksave zënë 371 orë në vit, ku numëroheshin 44 taksa dhe nga këto taksa thithej 38 % e fitimit?
A mund të jetë e lehtë që një femër në Shqipëri të drejtojë e çojë përpara një biznes, ku në shoqërinë tonë, femra është parë si qenie shtëpiake, ku femrat janë pre e dhunës në familje, apo pre e trafikut dhe prostitucionit? Patjetër që këto fenomene negative rrisin shkallën e rriskut dhe vështirësisë së të bërit biznes nga ana e një gruaje. 
 
Një numër i kënaqshëm grash kanë ngritur e manaxhojnë biznese të suksesshme, pavarësisht nga vështirësitë e hasura. Ato, falë aftësive të tyre krijuese drejtuese dhe manaxhuese kanë mundur që me bizneset e tyre jo vetëm të mbijetojnë, por të jenë konkuruese në tregun vendas, rajonal dhe më gjerë. Por, shoqëria jonë, institucionet dhe shteti shqiptar, duhet të na kuptojnë dhe mbështesin më shumë dhe pa rezerva sepse gratë e biznesit janë të mbingarkuara.
- Në radhë të parë, ne jemi nëna në familje dhe kontributi ynë është i pazëvendësueshëm për kujdesin, edukimin, shkollimin e fëmijëve tanë. Pavarësisht kohës së pakët që kemi në dispozicion, ne këtë detyrë po e realizojmë më së miri, duke kërkuar dhe patur mirëkuptimin e partnerëve tanë dhe pjestarëve të tjerë të familjes.
Së dyti, ne jemi gra që kemi ngritur bizneset tona pavarësisht vështirësive që hasen në raportet punëdhënës-punëmarrës, ku punëmarrësit kanë një mentalitet dhe botë më vete, kanë një edukim profesional të pamjaftueshëm, vijnë nga kushte sociale të vështira, fenomene këto që duhen përballuar me kujdes.
Së treti, vështirësitë në raport me institucionet shtetërore ku pjesa maskiliste e shikon një grua biznesi me indiferentizëm dhe nënvleftësim duke krijuar barriera artificiale.
Së katërti, raporti me bankat dhe nevojat për kredimarrje, pasi femra biznesmene shikohet me mosbesim për atë ç’ka kërkon dhe për atë ç’ka do të bëjë.
Së pesti, në kontratat dhe marrëveshjet me partnerët meshkuj, pavarësisht se jemi të barabartë, ata në bisedime ndihen superiorë dhe më të ditur.
Së gjashti, një gruaje në biznes i nevojitet të lëvizë dhe udhëtojë për nevojat dhe interesa e biznesit, por a nuk është kjo një vështirësi më vete? 
Shumë nga ne gratë e biznesit e shohim veten të pandarë dhe marrim pjesë në jetën publike të qytetit dhe më gjerë. Nuk janë të pakta gratë e biznesit që kanë sponsorizuar shoqata të ndryshme, shkrimtarë, artistë, sportistë, qendra të fëmijëve me aftësi të kufizuara etj. Këto sponsorizime duhet të vlerësohen, stimulohen e publikohen si një sadisfaksion dhe mbështetje që i jepet shoqërisë.
 
Nuk mund të lë pa theksuar se gratë e biznesit nuk janë të shkëputura dhe indiferente ndaj jetës politike. Ato i ndjekin me vëmendje zhvillimet politike dhe hera herës janë edhe pjesëmarrëse aktive në të. Pjesëmarrja e gruas biznesmene sjell një risi në rrjedhën politike, por në kushtet e Shqipërisë, kjo shoqërohet dhe më shumë rrisqe të mëdha. Këtë e kam edhe nga eksperienca ime, ku individë apo struktura të caktuara me nivel mediokër dhe dritë shkurtër, kanë dërguar kontrolle pa mbarim dhe me tendencë për të vënë gjobë me çdo kusht, duke u shkuar mendja deri në falimentim të biznesit. Gjatë viteve të pluralizmit në Shqipëri janë bërë mjaft hapa pozitivë përpara, në rritjen e rolit të gruas në jetën politike, shoqërore, ekonomike, prandaj edhe ne jemi sot këto që jemi. Për barazinë e gruas janë ndërtuar dhe kanë dalë ligje të shumta por ajo ç’ka ngelet për tu shqetësuar është se në praktikën e përditshme ato nuk gjejnë zbatimin e duhur. Për ne gratë e biznesit duhet të përmirësohet akoma më shumë klima për të bërë biznes, duke orientuar, iniciuar dhe përfshirë akoma më shumë gra në këtë fushë. Jam e mendimit, që gratë e biznesit të marrin një status special, gjë e cila realizohet nëpërmjet një pakete politikash lehtësuese. Grave t’u besohen më shumë biznese, pasi ato drejtojnë më mirë, kanë projekte biznesi të sakta, administrojnë fondet më mirë, janë më transparente në raporte me të tretët, janë më korrekte, më të përgjegjshme etj. Grave duhet tu rriten më shumë të drejtat ekonomike nëpërmjet hartimit të ligjeve të reja. Strukturat e shtetit dhe pushteti lokal, t’u qëndrojnë sa më afër bizneseve që drejtohen nga gratë dhe ta ndjejnë veten partner, bashkëpunues, mbështetës për nevojat që kanë bizneset e tyre dhe jo të kujtohen vetëm në kohën e vjeljes së taksave. Strukturat e shtetit dhe pushteti vendor, për bizneset femërore duhet të kenë një kolonë apo databazë të veçantë, ku të ndiqet ecuria e grave në biznes dhe të stimulohen me fonde në formën e grandeve ose me kredi të buta, n.q.s do të paraqitet nevoja. Pjesëmarrja e grave në biznes, nuk ka të bëjë vetëm me gratë por ka të bëjë me barazinë, me drejtësinë, me begatinë e një vendi. Asnjë vend nuk mund t’ia lejojë vetes, të lërë pa përdorur mençurinë, talentin, energjinë dhe produktin e gjysmës së popullsisë së vet.