BREAKING NEWS
SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur paralajmëron arrestimin e Edi Ramës, ja aferat ku dyshohet se është përfshirë kryeministri
x
BREAKING NEWS
Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me valixhet me euro nëpërmjet dy njerëzve të tij të besuar nga Kukësi dhe Fieri që përfunduan në burg, ja detajet nga afera e madhe që ndodhet në duart e SPAK
x
BREAKING NEWS
Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën, si po i varin shpresat tek njeriu i Donald Trump për të shpëtuar nga sanksionet e SHBA duke shitur ishullin e Sazanit, Evi Kokalari nxjerr detajet e forta
x
BREAKING NEWS
Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja detajet e marrëveshjes me dhëndrin e Donald Trump
x
BREAKING NEWS
Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për të ringjallur idenë e copëtimit të Kosovës, media gjermane plas “bombën”, ja çfarë fshihet pas investimit të dhëndrit të Donald Trump në ishullin e Sazanit
x
BREAKING NEWS
Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë
x
BREAKING NEWS
Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...
x
BREAKING NEWS
Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve
x
Hajnat e superligës VS hajnat e ligës së parë
Shkruar nga SOT.COM.AL 24 Tetor 2014
Nga Avni AVDIU* Albin Kurti e tha një të vërtetë. Mirëpo po ajo e vërtetë e thënë mund të pësojë rokadë. Për nga hajnia PDK është superliga, LDK, AAK dhe NISMA janë në ligën e parë. Megjithatë po sipas logjikës së futbollit, po edhe sipas asaj politike, asgjë nuk mbetet përherë ‘status quo’. Ata të superligës mund të bien në ligën e parë dhe anasjelltas ata të ligës së parë mund të ngjiten në superligë. Krejt kjo varet nga pozicioni. Nga kleptomania, nepotizmi dhe manipulimi politik e ekonomik nuk është imun asnjë subjekt, organizim dhe mekanizëm. Hajnia ka shtrirje vertikale dhe horizontale, pastaj prej lart e poshtë dhe anasjelltas. Madje edhe një pjesë e popullit është hajdute. Ndryshe si mund t’i thuhet vjedhjes masive të rrymës elektrike. Hajni – hajnin e zgjedh. Gjatë zgjedhjeve një pjesë e popullit heshtur angazhohet të vjedhë vota për partinë, ku sheh interes. Në këtë mënyrë hajnia nuk është vetëm sindromë ose epidemi, por pandemi. Ajo ka lëshuar rrënjë të thella dhe po hapëron hapur e fshehtas në çdo pore të jetës. Vetëvendosje nuk e ka provuar pushtetin. Ajo e ka të lehtë të flasë për këtë fenomen.
Por, nëse vjen në pushtet, a mund të garantojë se politikanët e saj do të jenë imunë ndaj kësaj dukurie? Para pak ditësh, lideri i BDI, Ali Ahmeti e tha një të vërtetë për veten dhe partinë e tij: “Ne nuk jemi melaqe”. Dhe nëse nuk je melaqe, atëherë je dreq. Për faktin se njeri vetvetiu nënkuptohet që je dhe s’ka nevojë t’i bindësh të tjerët se je, ndërsa Zot s’mund të jesh, pra ose njeri që më shumë ke tipare engjëllore ose je njeri që ke tipare djallëzore. Po pra, kjo është logjika e përjashtimit të së tretës: ose-ose. Loja konceptuale ose semantike për këto aspekte politike mund të zhvillohet në pafundësi si nga këndi logjik e filozofik, po ashtu edhe nga ai empirik. Ajo që dua ta them pa e stërzgjatur, është habia ime që dua ta ngri këtu, në lidhje me strategjinë e re politike të Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes: se si mendon ta fitojë betejën ndaj korrupsionit me hajnat e ligës së parë. Do të thoshte ndoshta: ‘duke e përjashtuar ose spostuar poshtë PDK si hajne e superligës’. Mirëpo çfarë do të bënte sikur pas pesë-gjashtë muajsh qeverisjeje hajnat e ligës së parë t’ia kalonin për nga hajnia hajnave të superligës ose automatikisht me hyrjen në qeveri hajnat e ligës së parë hyjnë në superligë, sepse këtyre të superligës të përjashtuar e të spostuar do t’u pamundësohet vazhdimi i hajnisë. Pra logjikisht, pa ndonjë filozofi të thellë, nëse LDK, AAK dhe NISMA janë hajna të ligës së parë, ata të bashkuar e me përforcime (hajnash prej të gjitha kategorive) për pak kohë do të bëhen superligë e fortë që zor do ta ketë t’i mposhtë kush. Në këtë mënyrë, Vetëvendosjes do t’i mbetej ose të zmbrapsej prej tyre, ose t’u bashkëngjitet: ose-ose, zgjidhje e as zgjedhje tjetër s’ka. Pra mbetet enigmë e madhe: strategjia e Vetëvendosjes kur vendosi t’i bashkëngjitet tri partive të ligës së parë për nga hajnia (LDK, AAK dhe NISMA) me arsyetimin për ta përjashtuar nga superliga e hajnisë PDK.
Vetëvendosje me gjasë duhet ta ketë kuptuar se ka hyrë në një rreth vicioz, nga i cili për ta ruajtur pastërtinë politike, më mirë e ka të dalë se sa të ngatërrohet lëmsh e pastaj ta njollosë edhe platformën e vet. Në bazë të gjithë asaj që ka proklamuar gjer më tani, asaj më mirë i bie të jetë ligë më vete se sa të pranojë se po hyn në ligën e parë së bashku me hajnat e tjerë, mu ashtu siç pat thënë Eduard Shalsi, zyrtari i lartë i Partisë Socialiste të Shqipërisë, i cili në pyetjen e gazetarit Sokol Balla në emisionin ‘Top Story’ në tv Top Channel se çfarë premtojnë se do të bëjnë socialistët nëse vijnë në pushtet, u përgjigj: “Mbi të gjitha, mund ta bëj premtimin se nuk do të vjedhim në mënyrë kaq flagrante sa e si kanë vjedhur demokratët”, për t’ia prerë gazetari Balla me shpoti: “Që domethënë se ju jeni mjeshtra më të mëdhenj në vjedhje dhe do të vidhni më bukur”. Edhe në rastin e Kosovës, ndoshta ata të ligës së parë nuk do të vjedhin në mënyrë aq flagrante sa këta të superligës. *Autori është PH.D.c në filozofi dhe në sociologji