BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Jo ta shkarkojnë, por ta arrestojnë Fullanin!

Jo ta shkarkojnë, por ta arrestojnë Fullanin!
Nga Kolec TRABOINI  Çfarë krimi tjetër më i madh e më i përbindshëm duhet bërë në këtë vend që të dalësh para togave të zeza? Mos vallë duhet vjedhur një bukë si Zhan Valzhani ...e jo 7 milionë euro? Pse hesht qeveria, se opozita nuk ka çfarë të flasë meqë Fullanin me dallaveret bankare e kishte aleat për kokë kryeministri që iku, e që largohet nga kjo temë hajdutllëku supergjigant si djalli nga temjani. Nuk ndjehen as pasuesit e ish kryeministrit, që e akuzojnë qeverinë edhe për incidentin më të vogël tip thashetheme fshati, se kështu e ashtu tha kryeministri në takim me të vetët, apo të gjithë këta trimosha opozitarë tashmë bëjnë pulën, sepse kanë të punësuar në Bankën e Shtetit fëmijët e të afërmit e tyre. Po pse more kështu funksionon shteti, si vegël e klanit? Vërtetë kemi përpara një opozitë të qorollepsur që nuk arrin të rinovohet, sepse partia është kapur nga individë që luftojnë si hiena për pushtet, për kolltuk e karrige. 
Vërtetë punë e paqme me një zgjuarsi mafiozësh, njëra dorë lan dorën tjetër dhe të dyja fytyrën e pistë të korrupsionit e të vjedhjeve. Ndaj mos prisni që opozita të flasë për Fullanin, sheikun e parave të shqiptarëve. Mirë opozita hesht sepse është e menderosur deri në fyt e nuk po arrin të bëjë adetin e shpëlarjes pas zgjedhjeve të 23 qershorit 2013, por, cilin paska korruptuar Fullani në qeverisjen e re, që nuk po dëgjohet asnjë deklaratë? Pse është e frikësuar qeveria, që me këtë heshtje jep të kuptojë se e mbron Fullanin me prapësitë e tij!? Dhe nuk mund të harrojmë se opozita e djeshme e qeveria e sotme ka bërë një luftë shembullore në Parlament, duke e demaskuar Fullanin me akuza bindëse për shpërdorim të parave të popullit. Po tani, çfarë ndodhi!? Ku ngeci entuziazmi reformues? 
 
Qeveritarët duhet ta dinë se e vetmja gjë që kanë në dorë votuesit është të flasin dhe nëse nuk pranojnë ti dëgjojnë, atëherë s’ju mbetet tjetër vetëm të protestojnë kundër hajdutëve të djersës së tij, sepse nuk e vodhi njeri qeverinë, nuk e vodhi njeri opozitën, por vodhi popullin që ka 24 vjet që dëgjon vetëm të tilla mynxyra nga ata që kurrë nuk u ngopën se vjedhuri, madje edhe së vrari. E, që të jemi të ndërgjegjshëm për ato që konstatojmë, përditë e më shumë ky shtet po shkatërrohet nga antikombëtarët.
 
Po le ta shohim problemin nga ana tjetër. Të shumtë ishin zërat trimërorë kundër ish kryeministrit Sali Berisha, “kumbarit” të pareliut Fullan, po tani kundër Balit të tij as që po ndjehet njeri, çfarë të bën të kuptosh se lufta ndaj Sali Berishës nuk paska qenë veç për përfitime e jo për ideale të së drejtës, e shpëtimit nga e keqja shoqërore që e kishte pllakosur këtë vend. Ky sheiku i parave, Fullani, me pasuri familjare përrallore, është një spekulator i vërtetë, që vetëm për blerjen fiktive të Hotel Dajtit, ku shteti i shet shtetit hotelin me disa dhjetra milionë euro, duhej dërguar në burg sepse ishte një korrupsion i pastër, një mënyrë gjoja legale për të nxjerrë para nga thesari, që ti merrte qeveria e Sali Berishës dhe ti shpërdoronte duke darovitur sahanlëpirësit e politikës, bosat e medias vizive, apo miliona të shpenzuar për koncerte partiake duke darovitur këngëtarët. Përse nuk po flitet më për këto? Qëndrimi i qeverisë së re ndaj këtij Furfullani në dhomat e thesarit është letër lakmuesi që tregon të vërtetën se kemi a s'kemi drejtësi në mënyrën e qeverisjen se re, dhe a është marrë seriozisht lufta kundër hajdutllëkut në shtet apo gjithçka, mjerisht, (çfarë nuk duam ta besojmë) është një fasadë premtimesh të rreme elektorale. 
 
Qëndrimi ndaj Fullanit, mos dënimi i krimeve dhe hajdutëve, ministrave milionerë që i përmbysi populli me votë e vullnet të lirë, është një gur prove se çfarë qeverisje kemi. Njerëzit nuk janë budallenj. Nuk e japin votën për sytë e bukur të askujt por për të punuar me ndershmëri e me drejtësi për këtë vend. Nëse vazhdohet kështu, është jo vetëm e frikshme por edhe e neveritshme dhe populli duhet të lëvizë e të tregojë se nuk është aq durimshumë që ta përdorin si kalë në lëmë.