BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Opinion / Editorial

Ju keni maxhorancën, ne kemi destabilitetin!?

Ju keni maxhorancën, ne kemi destabilitetin!?
Nga Besi BEKTESHI Vetëm në Shqipëri si një vend demokratik dhe në NATO, një individ apo një parti, ose një grup parlamentar, guxon të deklarojë “destablitet dhe revoltë”, kur një maxhorancë që ka numrat për të votuar një ligj, kryen funksionin për të cilin është zgjedhur. Parimi leninist i ardhjes me revoltë në pushtet dhe modeli destabilitet se “po sjellim demokracinë” është thellësisht dhe qartë, jo vetëm në mendjet e një pjese të madhe të partisë së ashtuquajtur të djathtë, por sidomos te individët, që nuk mund të qëndrojnë dot as gjashtë muaj pa pushtet. Nuk ka rëndësi se kush ngarkohet të thotë termat trembës dhe frikësues si “revoltë apo destabiltet, apo dhe marrëveshje mbas destabilitetit të cilat janë më të këqija se këto të sotmet”. Në fakt, revoltën e ka shprehur dhe kryetari Basha. “Mos kujtojnë se kanë maxhorancën dhe të bëjnë pastaj reformat”, deklarojnë korifenjtë e pakicës, dhe komisioni shtyu dhe dy muaj pikërisht veprimet e tij, për reformën territoriale që opozita kërcënuese me destablitet, të vijë dhe të jetë pjesëmarrëse. Këto dy muaj me sa kuptoj unë, janë momentet e pritjes deri sa të vijë momenti që BE-së, të vendosë nëse na “pranon si vend kandidat apo jo” dhe pastaj besoj se kërcënimet për destabilitet dhe normalisht një revoltë e cila prish dhe djeg, do të jenë opsion vere dhe pushimesh “gallatë”, që opozita shqiptare e ”Basharisha” do ti rezervojë Shqipërisë balneare!
 
Që Lulzim Basha, dhe sidomos lideri maximus të japin konsensus për reformën territoriale kjo as që mund të ndodhë, përveç rastit kur maxhoranca e sotme “ju lë reformën atyre” ta bëjnë si të duan, dhe kur të duan. Kjo dihet, por që duhet pritur deri në qershor, sepse “edhe mund të ndodhë” të japin statusin, edhe kjo është më se e arsyeshme. Gjithsesi “Basharisha”, duhet pritur deri në qershor, po po, është mendim i mirë dhe i saktë. E para, sepse kush e di çfarë bën vaki, e rrugët e perëndisë janë të pafundme. E dyta, kanë edhe probleme me zgjedhjet e tyre në parti. E treta, një opozite që ka përballë numrin 84 si deputetë dhe diçka më tepër se sa kaq, ky privilegj ju takon. E katërta, nga “Basharisha”, pjesa që ka nevojë për antidodë dhe kurim dy mujor është ajo “Basha”, sepse asaj tjetrës, nuk ka ilaç dhe mjeksi, por dhe laborator, që ja gjen formulën! E pesta, nëqoftëse edhe pjesa “Basha” nuk del nga gjendja e rëndë virusale, atëhere është e kotë të merresh me të. Në këtë rast, jo vetëm që shtyhet disi reforma, por shtyhet dhe revolta dhe destabilizimi. Nuk bën të kemi destabilizim në maj, as në qershor! Jo nuk bën, mbas qershorit pastaj le të ndodhë çfarë të dojë, sepse ne jemi mësuar me prishje të rendit, dhe harxhimit të energjive dhe financave pa kriter dhe me kritere gabim. Pse duhet të qëndrojmë qetë ne, dhe të mos kemi protesta dhe vuajtje, pse!?
 
Po a e dinë shqiptarët se “lideri maximus” nuk është as President, dhe as Kryeministër? Që nuk mund të mbajë fjalime në daljen e tij para kamerave, kur drejton Mbledhjen e KM-së!? Që nuk tregon ato tregimet e bukura “më tha ay kështu, dhe ay tjetri është kështu”. Ay, dhe ay, janë kështu, dhe baballarët i kanë kështu, motrat i kanë ashtu, dhe fëmijët kështu! Po si mund të durojë ky popull pa këtë mbledhje e më mungesa të tilla televizive në Shqipëri! Po si nuk plasin disa qindra mijra zemra që nuk e shikojnë liderin e tyre maximus të presë shirita dhe të urdhërojë plane dhe ndërtime të mëdha kapitale, të tipit rrugë, të cilat asnjëherë nuk përfundojnë, dhe “kur përfundojnë, janë sikur të kenë kaluar 100 vite përdorim por pa mirëmbajtje”?! Pra është e qartë, që duhet të shtyhet dhe dy muaj destabilizimi dhe revolta “Basharisha” në këtë vend. I duhet dhënë mundësia të vonohen në përgatitjet e tyre për revoltë, dhe destabilitet! Ju duhet të tragjikojnë akoma më shumë situatën, sepse nuk i ndjek pas askush pse “duhet aprovuar territorialja”! Ju duhet diçka më e madhe për të nxehur gjakrat. Ju duhet diçka që bën bujë, dhe që prish jo vetëm qetësinë dhe atë farë “bashkëbanimi”, por i vë zjarrin mentalitetit “jo zjarr durues shqiptar”. Unë jam i sigurtë që “specialistë” të destabilitetit në sektorin e tillë pranë PD-së, tashmë kanë gati projekt draftet e tyre të plotë, mbi revoltën dhe futjes së tmerrit maxhorancës. Dikush lider aty, biles thotë, se “këta ikin po ti sulmojmë në kryeministri si dikur Fatos Nano”. E dikush më pas shton se “kësaj rradhe, po morëm Kryeministrinë, nuk do ti dëgjojmë më amerikanët si në kohë të Fatos Nanos”! Dhe e kanë fjalën për dorëzimin nga revoltuesit të Kryeministrisë mbas 14 shtatorit. Po, Basharisha, duhet pritur deri në qershor, sepse duhet sakrifikuar për këtë emër. E meriton, është një diçka e rëndësishme që të pritet, dhe pastaj le të ndodhë çfarë të dojë. Po, vetëm “Basharisha” të prosperojë dhe ketë sukses, sepse është me kimet, po po, është e djathta shqiptare!